rika që ka VMRO-DPMNE-ja nga vazhdimi i madatit të PSP-së , si duket është pengesa e vetme që po pengohet formimi i qeverisë në afatin e paraparë, thonë analisët.Ata presin që PSP të jetë më tepër në presion nga kjo parti, shkruan REL. “Aktivitetet që i ka ndërmarrë PSP në Ohër kanë një karakter brengosës për VMRO-DPMNE-në sepse bëhet fjalë për zbardhjen e rasteve të lidhura me krim, thonë analistët për të cilët ishin të pritshme protestat e anëtarëve dhe simpatizuesve e partisë para SPB – së në Ohër. Sipas disa paralajmërimeve jo zyrtare në pyetje para hetuesve të PSP-së…
Author: Rilinda
Deputeti nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri e ka cituar sot një deklaratë të liderit të tij Zoran Zaev. “Ne e shpalosem konceptin, nje shoqeri per te gjithe! Ne nuk duhet bashkesit etnike ne Maqedoni ti bejm speciale, te veçant, duhet ti bejm te barabarte, pasiqe Republika e Maqedonise eshte nene e barabarte per te gjithe qytetaret ne kete shtet”, ka cituar Zekiri deklaratën e shefit të tij.
Kryetari i organizatës joqeveritare “CIVIL” Xhabir Deralla sot është takuar me anëtarët e euro komisarit Johanes Han në zyrat e EU delegacionit në Shkup. Në këtë takim kryetari i kësaj organizate ka paraqitur raportin dhe dokumente e zgjedhjeve të fundit si dhe ka rekomanduar që të merren masa menjëherë për zgjidhjen e krizë. Xhabir Deralla ka kërkuar që menjëherë të japin dorëheqje anëtarët e KSHZ sepse sipas tij ekzistojnë fakte për thyerjen e ligjeve gjatë zgjedhjeve “Kemi kërkuar dhe ende jemi pas asaj që kemi kërkuar që anëtaret e KSHZ duhet që të japin dorheqje, pas kësaj, kërkojmë hulumtim të…
Në byronë e furnizimeve publike është publikuar kontrata në vlerë prej 21.5 milion euro për mirëmbajtjen e blloqeve në “TEC Manastiri”. Kompania shtetërore ELEM për shërbimin “Punë dorë e specializuar për aktivitete të balancuara”, ka angazhuar pesë kompani nga Manastiri, tetë nga Shkupi dhe nga një nga Kërçova dhe Shën Nikolla. Gjithsej me këta kompani janë nënshkruar 48 kontrata. Gjysma e vlerës së përgjithshme ose rreth 11 milion euro ka marrë kompania nga Shkupi Fakom SH.A, ndërsa rreth 5 milion euro ka marrë kompania Markovski Kompani, Borçe SHPKNJ. Mbi 200 mijë euro do të shkojnë edhe në llogarinë e kompanisë…
Prokuroria publike hapi hetim për donatorët e LSDM-së në zgjedhjet e fundit, transmeton Telma, duke sqaruar se bëhet fjalë për funksionarë të lartë të partisë. Procedura ishte hapur në fillim të shkurtit, kurse janë kryer kontrolle në shtypshkronja, transportues dhe donatorë të partisë. Nga Telma sqarojnë që kanë kontaktuar përfaqësues të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion por nga atje nuk kanë marrë asnjë informacion për këtë proces, transmeton Portalb.mk. Bëhet e ditur se janë kontrolluar pagesa elektronika të disa nga donatorët, kurse deri më tani nuk është thirrur në pyetje asnjë funksionarë i lartë i LSDM-së. Në ndërkohë,…
Marrëveshja e Zvonko Kostovski, të cilën ai e pranoi dy vjet më parë, dhe i referohet rastit “Puç” nuk është në PSP, por në Prokurorin për krim të organizuar dhe korrupsion. PSP ka kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, me kërkesë të avokatit të ri Zvonko Kostovski i cili me marrëveshje negocioi dënimin prej tre vjet burg për rastin “Puç”. Por Gjykata themelore e cila duhet të vendosë ka kërkuar marrëveshjen nga SPS, njofton Telma. PSP tani më disa herë ka kërkuar marrëveshjen ka Gjykata penale, por para dy javve ka marrë përgjigje që kontrata është dorëzuar tek palët…
Të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, të cilët kanë borxhe në faturat e ujit, do të mund t’i paguajnë të njëjtat pa asnjë kamatë. Borxhet e prapambetura do të mund të paguhen në këste, që do të variojnë në varësi të shumës së përgjithshme të borxhit. Oferta zgjat për vetëm 90 ditë. “Mundësia për të paguar borxhet pa kamatë është me kohëzgjatje të caktuar, me një afat prej 90 ditësh, dhe varet nga sasia e borxhit dhe shpenzimet. Personat fizikë mund të paguajnë borxhin në 4, 6, 8, 10 apo 12 këste, varësisht nga shuma…
Heshtje në Gjykatën kushtetuese për vendimit të Gjykatës evropian për të drejtat e njeriut në Strasburg, që gazetarët janë përjashtuar nga Parlamenti në mënyrë jo të ligjshme më 24 dhjetor 2012. Më 16 prill 2014 Gjykata kushtetuese duke u thirrur në rregullat, solli vendimin me të cilin refuzohet kërkesa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të cilat zbatohen në lirinë e shprehjes së lirë publike, e bërë nga gjashtë gazetarët të cilët më 24 dhjetor 2012 ishin pjesë e galerisë së mbushur me gazetarë dhe kameramanë të cilët sigurimi i përjashtoi dhe nuk i lejoi që ta ndjekin seancën…
Ministri i ambientit jetësor, Bashkim Ameti pohon se Maqedonia nuk do t’i humb 2 milionë euro e fondeve IPA për ambientin jetësor. Ameti, i cili vazhdimisht fshihet nga kamera e Alsat-M dhe i cili përgjigjet vetëm me shkrim, pohon se këto mjete nga fondet evropiane që nuk i fituam për shkak të tejkalimit të afateve për evaluimin e analizave për stacione e filtrimit në Dibër, Gostivar dhe Kavadar, do të ridestinohen për projekt të njëjtë, por në Kërçovë, transmeton Alsat M.
Partia Demokratike Shqiptare, do të mbajë Kuvendin e saj Qendror, të shtunën në mesditë në Tetovë. Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qëndrore të PDSH-së. Pas diskutimit të raportiti dhe konkluzioneve që do të dalin nga i njejti, do të merret edhe vendimi dhe do të caktohet data e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PDSH-së, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Gazetari provokues Sashe Ivanovski i pyetur për se cili është qëndrimi i tij për dygjuhësinë shkruan: “Patjetër duhet të pranoj se edhe në radhët opozitare ka fanatikë nacionalistë që tremben nga shqiptarët dhe i urrejnë ata. Qëndrimi im për këtë çështje është shumë i qartë: Nuk ma ndinë …. se kush dhe ku si flet!!! Dua që të gjithë ta duan vendin dhe ta ndjejnë si atdhe të tyre. Nëse duan të flasin gjuhën e tyre amtare, le ta flasin, Në aspekt teknik është vështirë që të zbatohet kjo për të gjithë, por ata le ta flasin gjuhën e tyre…
Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i ndyshueshëm dhe me mjegull të dobët. Në pjesën perëndimore dhe juglindore gjatë mëngjesit do të ketë të reshura vogla të shiut. Pritet që masa e mjegullave gjatë ditës të ulet, ndërkaq temperaturat e mëngjesit të bien. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri më 10 gradë celsius. Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me mjegull. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri më 9 gradë celsius.

