Moti në Maqedoni do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët kryesisht jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtatë deri në një, ndërsa e ditës prej shtatë deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tre, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 10 gradë Celsius.
Author: Rilinda
Për dallim nga burimet e BDI-së të cilat pohonin se nga VMRO-DPMNE kanë marrë ftesë me shkrim për negociatat për formimin e qeverisë së re, Antonio Milloshoski në emisionin “10 Minuta” tha se VMRO-DPMNE asnjëherë nuk ka dërguar garanci me shkrim deri te BDI. Milloshoski u shpreh se këto dy parti janë gjatë kohë në koalicion dhe gjithnjë është respektuar fjala e dhënë. Për këtë arsye, thotë ai, nuk ka pasur nevojë për dokumente. Ai e hodhi si të pasaktë informacionin se me BDI-në është biseduar edhe pas skadimit të mandatit për formimin e qeverisë, por nuk e përjashtoi mundësinë…
Arben Taravari në lidhje me deklaratat e Thaçit për “Platformën Shqiptare” që e cilësoi si platformë ruso -sllave u shpreh se Thaçi është njeriu i cili tërë jetën e vetë ska bërë asgjë duke i treguar Bekim Fazliut që PDSH-ja ska më kredibiltet për të biseduar më. “Platformën Shqiptare e mbështesin 18 deputet shqiptarë qi bie 90% ndërsa pak rëndësi ka nëse partia e Thaçit nuk e mbështet. Thaçi është lideri i parë në Europë i cili ka qëndruar më gjatë në opozitë dhe ska bërë asgjë” u shpreh Taravari. Ish deputeti i PDSH Bekim Fazliu në emisionin debativ Click…
Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, i ftuar sonte në “ClikcPlus” duke folur për takimin mes BDI-së dhe LR-PDSH-së mbrëmë, u shpreh se Ali Ahmeti nuk e ka problem të shkojë në çdo seli të partive politike duke mos e matur se kush është më i madh. “Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk e kanë problem të shkojnë në seli të çdo partie politike, mund të shkoje edhe te zyrat e Menduh Thaçit nëse ai e thërret për interes kombëtar” u shpreh Xhaferi. BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti nuk ka kompleks, ai ndan mendimin që partitë politike të mënjanojnë mundësinë…
https://www.youtube.com/watch?v=Znu-Jw3_rdg Ish deputeti i PDSH Bekim Fazliu në emisionin debativ Click plus në tv 21 ka thënë se platforma e partive politike hartuar në Tiranë është platformë Jugosllave . Kështu lloj platformash ka hartuar edhe Millosheviçi dhe i ka dërguar Rugovës , kësi lloj platforme ka bërë edhe Gligorovi por shqiptarët atëher nuk e kanë pranuar sepse këto platforma nuk mbrojnë interesin shqipëtar ka deklaruar përcaqsuesi i PDSH-së në Click Plus Bekim Fazliu . https://www.youtube.com/watch?v=bQV0k9aZa4k
Të ftuarit e sontshëm në #Click Plus janë përfaqësues të katër koalicioneve/partive politike BDI, Rilindje me Besë, Aleanca për shqiptarët dhe PDSH! Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët Kastriot Rexhepi Lëvizja Besa Talat Xhaferi – BDI Bekim Fazliu PDSH Në momentet vendimtare për formimin e qeverisë, Aleanca për Shqiptarët dhe BDI takohen pa Lëvizjen Besa për të diskutuar për pikat e Platformës së Përbashkët. Kundër platformës doli publikisht PDSH-ja, me Menduh Thaçin. A do ta përkrahin qeverinë e ardhshme Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare? A po shpërfaqen dallimet partiake të tri palëve, apo u koordinua keq takimi mes tyre? Arben…
Maqedonia e ka intensifikuar eksportin në Rusi. Është i madh interesi për produktet tona në këtë treg të madh, tregojnë të dhënat më të reja për shkëmbimin. Siç është thënë sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike Maqedoni-Rusi, eksporti në vitin 2016 ka arritur 48,9 milionë euro që është rritje për 39,5 për qind në krahasim me vitin 2015, ndërsa është zvogëluar edhe deficit tregtar nga 153 në 142,9 milionë euro. Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar ka qenë 191 milionë euro ose 15 për qind më shumë se vitin 2015, kur ka qenë 189 milionë euro. Pritjet…
Drejtoria për të ardhura publike pret që deri më 15 mars, kur është afati përfundimtar, që mbi 400 mijë qytetarë të parashtrojnë Paraqitje vjetore publike. Siç informojnë përfshirë edhe 13 shkurtin e vitit 2017, 51.616 qytetarë e kanë plotësuar detyrimin e tyre tatimor dhe apelojnë që qytetarët të mos i presin ditët e fundit me qëllim që të evitohen rrëmujat në sportelet tatimore. Paraqitje vjetore tatimore parashtrojnë qytetarët, të cilët në vitin 2016 përveç rrogës ose pensionit ose të ardhurave nga veprimtaria bujqësore/e pavarur, kanë realizuar edhe të ardhura të tjera shtesë. Nga paraqitjet e parashtruara më shumë ka në…
Mbrëmë u realizua një takim midis tre nënkryetarëve të BDI-së si dhe liderit të LR PDSH-së, Ziadin Sela që është pjesë e Aleancës për shqiptarët. Tre nënkryetarët e BDI-së, Ziadin Selës ia prezantuan dokumentin e dërguar nga LSDM-ja si dhe mori qëndrimin e Aleancës për shqiptarët ku participojnë tre parti për rrjedhën e mëtutjeshme. Në takimin e tre nënkryetarëve të BDI-së me përfaqësuesit e Aleancës për shqiptarët munguan lideri i Unitetit, Gzim Ostreni si dhe lideri i RDK-së, Vesel Memedi i cili para disa ditëve kreun integrist e quajti kryeplak. Vesel Memedi i RDK-së para disa ditëve në emisionin Click…
Holanda pret nga partitë politike në Maqedoni që sa më shpejtë të formojnë Qeveri reformuese dhe e cila do të përkushtohet në sundimin e së drejtës dhe përkrahje të punës së Prokurorisë Speciale Publike. Kështu u shpreh sot në Shkup Vauter Plomp, ambasadori i Holandës në Maqedoni. “Holanda përkrah për një kohë të gjatë Maqedoninë në procesin e zbatimit të reformave në procesin e integrimeve evropiane. Në këtë pikëpamje, unë do të përsëris deklaratën e Johanes Han, ku thotë se Qeveria e Maqedonisë nuk ka kohë për të humbur. Krahas kësaj, potencoj se procesi i formimit të Qeverisë është në…
Drejtoria për punë hidrometeorologjike deklaroi se deri të premten koha do të jetë kryesisht me diel dhe e ngrohtë, ndërsa gjatë fundjavës veçanërisht të dielën ka mundësi të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet malore edhe borë. Fundjavën e ardhshme, do të jetë më ftohtë me temperatura vetëm disa gradë mbi zero si dhe do të ketë reshje të shiut dhe borës. Deri të premten do të mbizotërojë kryesisht kohë me diel dhe relativisht e nxehtë. Në më shumë vende temperatura maksimale do të kalojë mbi 10 gradë, ndërsa në jug do të arrijë edhe deri në 14 gradë.…
“Stop operacioni Soros” (SOS), që u prezantua më 17 janar të këtij viti, anëtarët e të cilës janë historiani Nikola Sërbov, i cili shpesh është mysafir në disa media si “analist politik” dhe gazetarët Cvetin Çilimanov dhe Nenad Mirçevski, të cilët janë të njohur nëpër media. Nga një televizioni nacional, për shembull, këta të tre ishin të kualifikuar si “këshilli nismëtar për formimin e shoqatës civile, “Stop operacioni Soros”. Në disa media u paraqitën si “lëvizje qytetare” ndërsa diku si “këshillë nismëtar për formimin e lëvizjes qytetare”, madje edhe si “organizatë joqeveritare”. Sipas ekspertit juridik të cilin e kontaktoi “Meta”,…

