Author: Rilinda

Kompania “Orka Holding” e drejtuar nga Jordan Kamçev, informoi se. “Me veldnim të bordit ekzekutiv, të sjellë më 12.12.2016 kompania “Orka Holding” e shitur pjesën e saj në “Qendrën Grafike” SHPK Shkup, në pronësi të “Media Print Maqedoni”, me çmim të nominuar. Të gjitha obligimet që i ka pasur ndaj punëtorëve deri më 31 dhjetor të vitit 2016 i ka kryer. Në ditët në vijim do të kryhen edhe obligimet për rrogat për muajin janar”, thuhet në kumtesën e kompanisë. Më parë u njoftua se, përveç kompanisë së Kamçevit, nga MPM është larguar edhe kompania “Internet Investment Grup” në pronësi…

Lexo më Shumë

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej është i mbyllur për qarkullim. Vendkalimet Mexhitlia (Manastir) dhe Dojran janë të hapura për qarkullim për çfarëdo lloj të automjeteve, informoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Evzoni është i bllokuar nga bujqit grekë nga data 30 e muajit të kaluar. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë dje kumtoi se gjatë ditëve të shkuara ndërmori aktivitete konkrete në drejtim të tejkalimit të problemit me bllokadën në vendkalimin kufitar Evzoni, në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Është dërguar notë proteste Minsitrisë greke të Punëve të jashtme…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri minus gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej shtatë deri 14 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale. Tempreatura e mëngjesit do të jetë deri minus 3, ndërsa e ditës do të arrijë deri 13 gradë. Deri të shtunën nëpër fushëgropa do të ketë kushte për dukuri të mjegullës së mëngjesit. Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, të cilat të…

Lexo më Shumë

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela në emisionin “Rruga drejtë…” ka deklaruar se ai dhe partia e tij janë të gatshëm të iniciojnë dhe të mbështesin shkrirjen e koalicionit Aleanca për Shqiptarët në një parti të vetme. Sa i takon përzgjedhjes së kreut të kësaj partie të ardhshme, Sela tha se ai do të përzgjidhet nga organet e atij subjekti. Pas publikimit të lajmit se koalicioni Aleanca për shqiptarët shkon drejtë shkrirjes në një parti të vetme, reagoi RDK-ja e Vesel Memetit, sipas të cilëve, Aleanca është dhe do të mbetet subjekt i tre partive politike. Unë jam që të bëhet…

Lexo më Shumë

BDI-ja ka shënuar në Shkup përvjetorin e fillimit të luftën së vitit 2001 në Maqedoni. Manifestimi është mbajtur tek përmendorja e UÇK-së në komunën e Çairit ku përveç përfaqësuesve të BDI-së kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të shoqatës së veteranëve të luftës ndërsa është përkujtuar edhe dëshmori i parë Muzafer Xhaferi nga Tanusha. Ish përfaqësuesi politik i UÇK-së Ali Ahmeti, tha se shqiptarët në Maqedoni kanë fituar me gjak shumë të drejta. “Këtu vendosëm lule pranë një shqiponje të merituar, për të cilën shqiponjë shqiptarë në shekuj kanë derdhur gjak dhe gjaku më i freskët dhe më i rijnë është…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor nuk di se kur do të caktohet seancë në të cilën do të zgjidhen kryetarët e Penales dhe Supremes, nga puna e të cilëve do të varet funksionimi i Speciales. Ndonëse kryetari i Këshillit gjyqësor, Karaxhovski, premtonte se emërimi i tyre do të bëhet në fund të janarit, tani ai më nuk prononcohet kur do të bëhet emërimi. Pengesë për këtë është padia të cilën gjykatësja Lidija Nedelkova e ngriti në Gjykatën Administrative për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kandidatëve. Këshilli ende nuk e ka shqyrtuar të njëjtën. Pavarësisht se Karaxhovski siguronte se deri në shkurt Gjykata Penale dhe…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë Transport, kanë hyrë në grevë për shkak të mos pagimit të pagave. Ata kërkojnë nga Qeveria dhe menaxhmenti t’ua sigurojnë pagat për gjysmën e dhjetorit dhe për janarin. Ata shprehen se nuk do të punojnë përderisa nuk i marrin paratë. Pas hyrjes në grevë në mëngjes nuk janë kontrolluar lokomotivat e trenave me çka është cenuar drejtpërdrejt siguria e udhëtarëve. Ne jemi ndërmarrje pronar i së cilës është Qeveria dhe ajo e shkel Ligjin. Ajo nuk na paguan paga dhe nuk e respekton Ligjin, ndërsa kërkon prej nesh t’i respektojmë ligjet. Ky ekip i…

Lexo më Shumë

Ish pjesëtari i UÇK-së, Hazbi Nuredini ka komentuar homazhet e realizuara nga udhëheqësia e BDI-së me rastin e 16 shkurtit. Nuredini tha se BDI ka shkelë mbi gjakun e dëshmorëve për pasurim individual. “Sot BDI festuan fillimin e luftës 2001-shit duke na kujtuar se Shqiptarët i “fituan” të gjitha të drejtat me gjak! Faktet flasin se djemtë e UÇK-së bashkë me Shqiptarët dhanë gjakun, gjymtyrët dhe djersën për tu bë Shqiptarët të barabartë në këtë shtet, por nuk i gëzuan këta të drejta sepse BDI shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, gjymtyrët e invalidëve dhe mundin e veteranëve duke shkel mbi:…

Lexo më Shumë

Nismat për hartimin e një platforme maqedonase si kundërpërgjigje ndaj platformës së partive politike shqiptare shihet si e rrezikshme për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit, shkruan REL. Përmbajtja e platformës së tillë ende nuk është publikuar por, nismëtari i saj, Partia Socialiste që është në aleancë me VMRO DPMNE-në e Nikolla Gruevskit ka bërë të ditur se ajo mund të përfshijë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e brendshëm, sigurinë, funksionimin e institucioneve, gjuhën, kulturën, historinë, ekonominë dhe politikën e jashtme. Platforma siç thuhet është si “rezultat i kulminacionit të ngjarjeve të fundit dhe platformës së…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e reja në Maqedoni nuk janë në interes të qytetarëve dhe për këtë arsye duhet të shmangen, theksoi Rafiz Aliti nga BDI-ja, shkruan TV Nova. Ai për TV 21 ka folur për koalicionet mundshme, duke theksuar se në interes të vendit është që sa më shpejtë të formohet Qeveria. Aliti më parë për TV Telmën ka thënë se BDI-ja ka marrë dokument me shkrim edhe nga VMRO-DPMNE-ja, ashtu siç ka marrë nga LSDM-ja gjatë kohës së procesit të bisedimeve dhe i njëjti ka qenë i lexuar para kryesisë qendrore të partisë. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja është pajtuar me të gjitha…

Lexo më Shumë

Pas valës së kontrolleve nga inspektorate të ndryshme shtetërore në Komunën e Tetovës, sikurse ai i punës dhe ai për urbanizëm, sot me urdhër të Prokurorisë së Tetovës, nisi kontrolli i një numri të madh lokalesh hotelerie, lidhur me lejet e dhëna nga komuna e Tetovës për shfrytëzimin e hapësirave publike, kryesisht tarracave, njofton Alsat-M. Zyrtarisht nga Prokuroria nuk deshën të prononcoheshin, por sipas Alsat, mësohet se urdhri ka ardhur nga lartë, nga prokuroria shtetërore. Nga ana tjetër, as nga komuna e Tetovës nuk kanë dashur të komentojnë aksionin. Ditë më parë, në komunën e Tetovës u filmuan dy kontrolle…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu së bashku me përfaqësues nga ministria, vizituan shkollën fillore në fshatin Kllukovec të komunës së Velesit. Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë Lutfiu tha se do të ndërmerr hapa më konkrete në bazë të inspektimeve që do të bëhen nga përfaqësuesit e ministrisë në bashkëpunim me autoritetet lokale që fëmijëve të këtij rrethi t’u sigurohen kushte më normale për mësim. “Shkolla në të cilën momentalisht mësojnë nxënësit e fshatit Kllukovec është objekt mjaftë e vjetër dhe në bazë të analizave dhe konsultimeve të mëtutjeshme do të jep angazhim maksimal për ndërtimin e një…

Lexo më Shumë