BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët janë vënë në dijeni me përmirësimet e fundit të ligjit për gjuhët, por ende nuk kanë thirrur kryesitë për të miratuar vendimin final mbi të, që do t’i hapte rrugën dhënies së nënshkrimeve liderit të LSDM-së për marrjen e mandatit. ALSAT mëson se vërejtjet e dërguara nga pala shqiptare janë pranuar nga Zaevi. Draft-ligji parashikon përdorim të gjerë të gjuhës shqipe në Kuvend, si në të folur ashtu edhe në të shkruar. Drejtuesit e Kuvendit, në rast se janë shqiptarë, do të mund t’i drejtojnë seancat në gjuhën e tyre amtare, ndërkohë që të gjitha…
Author: Rilinda
LSDM sot akuzoi se katër muaj Klinika e Gjinekologjisë fëmijët i lëshon pa pranim të vaksinës kundër tuberkulozës. “Edhe pse është më se e rekomandueshme që foshnjat e porsalindura të vaksinohen menjëherë kundër tuberkulozes menjëherë pas lindjes, prindërit nuk mund që t’i dërgojnë në vaksinim. Sipas informatave që i kemi, vaksina kundër tuberkulozes nuk ka as në poliklinikën e Bit Pazarit, as në Idadija, por as në poliklinikën Bukuresht, ndërkaq njëjtë është situata edhe në shumicën e qyteteve në tërë Maqedoninë”, deklaroi d-r Angellço Andonovski, anëtarë i Komisionit të Shëndetësisë nga LSDM. Sipas LSDM-së, ministri i Shëndetësisë është i informuar…
Vetëm pak ditë më parë, mediet në Maqedoni publikuan se LSDM-ja i ka kthyer përgjigje BDI-së lidhur me projektligjin për gjuhën shqipe. Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov ka thënë për “Zhurnal” se këto pohime nuk janë aspak të vërteta dhe LSDM-ja nuk ka dërguar asnjë dokument në selinë e BDI-së. “Nuk komentojmë spekulime. Nuk i kemi dërguar asnjë letër BDI-së. Në atë moment që do të ketë diçka konkrete do ta informojmë opinionin”, ka thënë Shilegov.
Çmimet me pakicë të derivateve të naftës prej sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë deri në një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,32, gjegjësisht për 0,09 për qind. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) lirohet për gjysmë denar për litër dhe do të kushtojë 52,5 denarë, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) lirohet për një denar për litër dhe do të kushtojë 41 denarë.…
Nga sot në dhjetë ditët e ardhshme të gjithë të papunët do të kenë mundësi të aplikojnë për grant për vetëpunësim përmes hapjes së biznesit personal në vlerë prej 4.000 euro. Me planin operativ për vitin 2017 me programin për vetëpunësim do të përfshihen 1.050 të papunë nga evidenca e APRM-së, kërkues aktiv të punës, në 1.000 kompani të sapohapura mikro. Masa realizohet për të 11-tën herë me radhë, ndërsa për sivjet për të janë paraparë gjithsej 283 milionë denarë. Programi për vetëpunësim përfshin trajnim për sipërmarrësi, ndihmë gjatë zhvillimit të biznes planit të qëdrueshëm dhe regjistrim të veprimtarisë, grante…
Në vitin 2015 29 për qind e popullatës e moshës ndërmjet 30 dhe 34 vjeç në Maqedoni kanë përfituar arsim të lartë, përkundër 12 përqindëve në vitin 2006, tregon raporti i fundit “Nga universiteti tek punësimi” i Drejtorisë për arsim pranë Komsiionit evropian, kumtoi në konferencë për shtyp zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski. “Ky është vërtetim i efikasitetit dhe efektivitetit të strategjisë sonë për mbështetje dhe zhvillim të arsimit të lartë, për transparencë sa më të madhe të sistemit dhe nxitjes së qytetaqrëve për inkuadrim në të”, tha Ristovski. Efekti jashtëzakonisht pozitiv, tha ai, i referohet përkushtimit të…
Seanca për rigjykimin e rastit të “Sopotit” është anuluar sërish në Gjykatën penale të Shkupit. Gjykata nuk ka dhënë arsyetim për shkaqet e anulimit të kësaj seance, njofton TV21. Seanca e radhës është caktuar më 28 prill. Rasti i “Sopotit” është që nga viti 2003, kur gjatë eksplodimit të një mine në afërsi të Sopotit humbën jetën dy ushtarë polak dhe një civil. Për këtë rast u gjykuan 10 banorë të fshatit Sopot me gjithsej 140 vite burg, shumica e të cilëve vuajtën nga shtatë vite burg, kurse tani ndodhen në liri me detyrim paraqitjeje çdo javë në gjykatë.
Zyrtarë policor të SPB Shtipit kanë paraqitur padi penale “parandalim të personit zyrtar për kryerjen e detyrës zyrtare”, të bërë nga ana e një minoreni 15 vjeçar. “Rreth orës 03:30 minuta bashkë me një zyrtar policor I.A. janë sulmuar gjatë detyrës zyrtare dhe për një moment kanë hetuar se personi i paraqitur bashkë edhe me një person tjetër kanë tentuar ta kryejnë veprën penale. Kur i janë afruar, minoreni e ka shtyrë zyrtarin policor, i cili ka e ka humbur baraspeshën, ka rënë dhe e ka goditur kokën për mbrojtësen metalike. Në atë moment të dy personat kanë arritur që…
Ekipi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pas MPM-së, ka hyrë edhe në TV Kanal 5, njofton NOVATV. PSP nuk zbulon se çfarë po heton në televizion dhe se çfarë dokumenti kanë kërkuar, pasi që procedura është e fshehtë. Një pjesë e mediave thonë se PSP e heton punën financiare të shtëpisë mediale. Të premten, PSP ka hyrë në MPM, ku i “qethi” dokumentet e kësaj shtëpie mediale.
Në mënyrën më qesharake të mundëshme, thesari i Tetovës ka ngrirë ushtrimin e veprimtarisë së tijë për shkaqe banale, ku i punësuari i vetëm në këtë institucion ka marrë pushim shëndetësorë dhe institucionit si i tillë pamundësohet funksionimi i tijë. Nga data 20 Shkurt pa asnjë paralajmërim ky institucion do të mbyllet, deri kur do të zgjasë kjo gjendje e cila dëmton punën e cila nënkupoton shpenzime shtesë për shfrytëzuesit buxhetor nuk dihet. Ndryshe, Thesari është institucion në varësi të Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë. Institucion që udhëhiqet nga kuadër i VMRO-DPMNE-së. A është kjo edhe një goditje…
Pas 12 viteve violinistja Sihana Badivuku vjen përsëri në Filarmoninë e Maqedonisë. Këtë radhë si soliste në koncertin e titulluar si “Violinë bravura”, me të cilin ajo e vazhdon serinë e bashkëpunimeve me debutimin e saj prej vitit 1992, shkruan REL. Është e lindur më 1976, Sihana Badivuku Hoxha konsiderohet si artistja më e njohur muzikore nga e ashtuquajtura gjenerata e mesme. Rruga e saj në botën e artit është tipike nga të gjithë ata që rrjedhin nga familjet muzikante. Pas shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë dhe puna me profesorët Pavel Vernikov, dhe Bllagoja Dimçevski, arsimimin e vazhdoi…
Gjykata penale i ka caktuar 30 ditë paraburgim Sead Rahiqit, vëllait të Esad Rahiqit i cili ka qenë deputet i LSDM-së. U arrestua këtë fundjavë në një aksion policor së bashku me katër persona të tjerë nën dyshimin se ka organizuar grup kriminelësh që kanë shitur kokainë në Shkup. Nga gjykata penale vërtetuan se edhe personave të tjerë u kanë caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Sipas informatave të MPB-së, Sead.R (51), Z.M (29), M.D (26), M.M (36), dhe Z.S (34) u arrestuan në kuadër të aksionit “Rrjeti” kundër tregtisë me drogë. Ashtu siç deklaruan dje nga MPB-ja, gjatë këtij viti…

