Author: Rilinda

Monografia “Ditët e Shën Nënës Terezë” sot do të promovohet në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup. Kjo monografi i prezanton të gjitha momentet kryesore të manifestimit “Ditët e Shën Nënës Terezë”, që u mbajt në shtator të vitit të kaluar, me rastin e kanonizimit të Shën Nënës Terezë, njoftojnë nga Kisha Katolike në Shkup.

Lexo më Shumë

Gjendja e së hekurudhave në Maqedoni jo nga dje, greva është rezultat i politikave të këqia menaxheriale, në vend që të sigurojnë suguri dhe rroga punonjësve. Pa rroga nuk jetohet, punonjësit jetojnë në prag të varfërisë , punohet nën masa të rrepta, në vend të zhvillimit dhe rilindje, kështu ka vlerësuar kryetari i Konfederatës së organizatave sindikaliste, Marjan Risteski. Hekurudha sipas tij duhet të jetë komunikacion arterie kryesore e cila do të ofrojë cilësi dhe transport të besueshëm. Por në vend, ai tha, bëhet fjalë për mbijetesë, dhe jo për mirëmbajtje të qëndrueshme të sistemit. “Unë pres shumë shpejt të…

Lexo më Shumë

Votuesit kontestues që u fshinë nga lista e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit vitin e kaluar, sërish do të jenë në listën e votimit për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në maj të këtij viti, konfirmojnë nga KSHZ për “Meta”. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kontestues ishin gjithsej 30.447 votues, të cilët përmes kontrolleve të kryqëzuara dhe të terrenit nuk mundeshin të gjenden si ekzistues. Nga KSHZ për “Meta” thonë se këto mbi 30.000 votues do të kthehen në listat e votimit sepse kështu parashohin dispozitat e Kodit zgjedhor. “Dispozitat e Kodit zgjedhor të votuara…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët mesatare perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus gjashtë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri 14 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe erë të dobët mesatare perëndimore. Temperatura do të arrijë deri në 11 gradë. Deri në fund të javës së punës, moti do të jetë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët mesatare nga drejtimi perëndimor. Ndryshim të motit pritet gjatë fundjavës me…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi për Gazeta Express ka folur për statusin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke theksuar se BDI-ja dhe Ali Ahmeti për vite të tëra ishin në pushtet në emër të UÇK-së dhe nuk ndërmorën asgjë për të zgjidhur statusin e ish-luftëtarve të UÇK-së. “Ata që kanë marrë disa herë pushtete më emër të UÇK-së, kanë përgjegjës për ta zgjidhur këtë çështje. Ne nuk e premtuar këtë, por kjo nuk nënkupton se nuk do të angazhohemi për këtë temë”, ka thënë Ibrahimi. Sa i përketë projekt ligjit të ish-ushtarëve të UÇK-së, Ibrahimi thotë se ai ende nuk…

Lexo më Shumë

Tabela në dy gjuhë në të gjitha institucionet shtetërore, shenja komunikacioni në dy gjuhë, drejtim i seancës parlamentare edhe në gjuhën shqipe. Këto janë vetëm një pjesë e propozimeve të draftligjit për përdorimin e gjuhës shqipe që Bashkimi Demokratik për Integrim ia dorëzoi LSDM-së. Profesori universitar Osman Kadriu i cili tha se disa herë u konsultua nga partitë rreth kushtetutshmërisë së propozimeve të caktuara, për TV21 shprehet: Kadriu thotë se kërkohet intervenim në nenin 7 të Kushtetutës, sipas të cilit, gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e vendit, por gjuhë zyrtare konsiderohet edhe gjuha të cilën e…

Lexo më Shumë

Më së voni deri nesër përfaqësues të LR-PDSH-së në emër të Aleancës për Shqiptarët do të takohen me përfaqësues të LSDM-së ku do diskutojnë rreth propozim-ligjit të shqipes dhe pikat e tjera të Deklaratës së përbashkët. Këtë e konfirmoi për TV21 Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari. Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që Zaevit t’ia japin nënshkrimet për marrjen e mandatit, ndërsa tha se më pas mbetet akoma për të biseduar rreth kolaicionimit të mundshëm me LSDM-në. “LR-PDSH-ja do formoj një komision i cili do të bisedoj me LSDM-në. Shpresojmë se këto ditë, sot ose…

Lexo më Shumë

Projektit ‘ sheshi Skënderbeu’ në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do t’i duhen edhe shumë vite të tjera për tu kompletuar tërësisht, pavarësisht se i njëjti ishte paraparë që të jetë gati që në vitin 2014. Njëri nga projektuesit hedh dyshimet se projekti po pengohet nga politika, e cila po ndikon në stërzgjatjen e realizimit të tij. Projekti sheshi Skënderbe është një projekt i hapur dhe po zgjat me vite të tëra, dhe pritet të zgjat edhe viteve të ardhshme. Mendoj se është çështje politike e cila edhe ajo dukshëm ndikon në ecurinë e projektit. Me siguri ka dhe problem…

Lexo më Shumë

Radhë pacientësh presin të pranohen në kontrolle në Kliniken Universitare për sëmundje kirurgjike Shën Naum Ohrit. Disa prej tyre janë dërguar në repartin për sëmundje kirurgjike në spitalin ,,8 Shtatori . Mjekët në spitalin e Qytetit kryesisht merren me raste emergjente , për arsye se në ndërtesën e spitalit disa pjesë po riparohen. Ne spitalin e Qytetit kushtet për punë kurrë s’kanë qenë ideale, por tani punët kanë ardhur deri aty saqë personeli mjekësor detyrohet t’i bartë pacientët në duar. Problemi u shfaq para 5 ditëve, kur ashensori i ndërtesës u prish. Drejtoresha Jasminka Çabukovska-Radullovska, thotë se po punohet për…

Lexo më Shumë

Shkelja e vazhdueshme dhe sistematike e të drejtave dhe lirive të njeriut, politikat e këqija në sferën e drejtësisë sociale, varfëria në rritje, mosfunksionimi i sindikatave të cilat duhet t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, keqpërdorimi i çështjeve sociale në kontekst zgjedhor dhe politik, është “traditë” e cila ka rrënjë të thella në Republikën e Maqedonisë. Maqedonia është vend i errët për jetesë. Si i tillë, vendi ynë e pret edhe këtë 20 shkurt, Ditën botërore të drejtësisë sociale. Drejtësia sociale është lartë në agjendën e CIVIL-Qendrës për Liri. Kjo i përfshin edhe angazhimet për respektimin e të drejtave punëtore,…

Lexo më Shumë

Një ndër kërkesat e BDI-së, është që denari të jetë edhe në gjuhën shqipe, deklarojnë nga burimet partiake. LSDM dhe BDI ende janë në bisedime lidhur me ligjin për gjuhën shqipe mirëpo ende nuk ka detaje shtesë se çfarë do të jetë rezultati përfundimtar. Sipas brifingjeve nga ana e BDI-së , kryetari i kësaj partie, Ahmeti, ndër kërkesat përfshin edhe shfrytëzimin e gjuhës shqipe për komunikim në mes qytetarëve dhe organeve shtetërore, shfrytëzimi i gjuhës shqipe në gjyq dhe në qeveri ku dokumentet duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe, kurse ministrat munden të shprehen edhe në gjuhën shqipe, transmeton…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit të kaluar, policia tetovare ka denoncuar 444 rraste të vozitësve të cilët janë zbuluar nga policët zyrtar se flasin me telefon celular përderisa vozitin. Prej tyre 221 nga Tetova, ndërsa 223 nga Gostivari, tregon analiza e departamentit për analitik në SPB Tetovë, shkruan Nova Makedonija. “Në rajonin më të gjerë Tetovë-Gostivar edhe këtë vit vazhdon sjellja e pavetëdijshme dhe e papërgjegjshme e vozitësve të cilët, përderisa i vozisin veturat e tyre, shfrytëzojnë telefona celular, që paraqet shkelje të Ligjit për sigurimin e komunikacionit në rrugë. Ndaj atyre që duke vozitur kanë folur me telefon celular, janë përgatitur kallëzime…

Lexo më Shumë