Asociacioni për Edukim Shëndetësor, HERA dhe Koalicioni për të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara, me përkrahje të Ambasadës së Holandës, sot e fillon fushatën kundër diskriminimit nga të gjitha bazat, përfshirë edhe orientimin seksual dhe gjinor. Porosia e fushatës është “Nëse është e zakonshme, nuk do të thotë se është e drejtë. Tre herë mate, një herë prite, por asnjëherë mos diskrimino”. Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme: https://www.youtube.com/watch?v=NrB0ZHugtP4
Author: Rilinda
Ulje e temperaturave dhe reshje të shiut të cilat do të jenë më intensiv në pjesët perëndimore dhe veriore me 15 litra në metër katror priten gjatë fundjavës. Sipas paralajmërimeve nga DPHM temperatura ditore të dielën do të lëvizë prej 6 deri 11 gradë Celsius. Nesër dhe të premten do të ketë mot stabil dhe i ngrohtë me kushte për mjegull të dobët në mëngjes nëpër fushëgropa. Temperatura ditore do të jetë në interval prej 12 deri 20 gradë. Gjatë natës së të shtunës dhe të shtunën përmes rajonit tonë do të kalojë një valë e lagësht, e cila do…
Ministri shtetëror britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan nesër do të udhëtoj për vizitë dyditore në Maqedoni, në suazat e turnit të tij në Ballkan, që duhet ta konfirmoj përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj rajonit dhe pas daljes nga BE. Dankan i cili vjen me mesazhin se nevojitet afrim konstruktiv për tejkalimin e krizës politike, në dy ditët e ardhshëm do të ketë takime me presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov, ministrin e jashtëm Nikola Poposki, liderët e partive politike parlamentare, prokuroren speciale Katica Janeva, përfaqësues të institucioneve dhe sektorin civil. Sipas agjendës, ministri britanik nuk do të mbaj…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në Ambasadën e Francës në Shkup zhvilloi takim pune me Ambasadorin Kristian Timonie. Në takim, njofton PDSH, u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit politike dhe integrimit Euro-Atlantik të vendit. “Kryetari Thaçi e njoftoi ambasadorin e Francës me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike në vend, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Kryetari Thaçi ritheksoi urgjencën e rikthimit të çështjes së emrit në agjendë pasi që paraqet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë…
Zëdhënësi i BDI-së, mbrëmë ka qenë i ftuar në edicionin e lajmeve të televizionit Sitell duke folur për temën nëse do të dështojë vendimi në BDI për formimin e qeverisë së ardhshme, duke vënë theksin e kushteve që BDI i ka. Osmani ka deklaruar se bisedat në mes BDI-së dhe LSDM-së kanë pasur për qëllim krijimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, duke vlerësuar se BDI në bashkëpunim me partitë tjera politike shqiptare ka formuar një draft për ligjin duke theksuar se kjo është një zgjidhje optimale brenda kornizave të kushtetutës. Nëse merremi vesht me LSDM-në, Osmani shton se…
Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni për të pestën ditë është plotësisht në ndërprerje për shkak të protestës të punonjësve të cilët kërkojnë pagim të tërësishëm të rrogave të janarit. Siç informojnë nga stacioni hekurudhor në Shkup, edhe sot nuk transportojnë udhëtarë dhe mallra. Sipas tyre ndërprerja do të vazhdojë përderisa nuk përmbushen kërkesat e tyre.
Sipas ”Amnesty International”, akuzat të cilat pasuan pas zbulimit të korrupsionit në vitin 2015 pengohen nga marrëveshje të fshehta politike, ndërkaq mbrojtja e dëshmitarëve ishte e kufizuar. Kështu e përshkruan punën e PSP-së, kjo organizatë ndërkombëtare në raportin e saj të fundit për Maqedoninë. Sipas AI-së, romët përballen me diskriminim në qasjen në të drejtat themelore dhe shërbimet, kurse refugjatët dhe migrantët kthehen në Greqi ose përballen me kushte paraburgimi në kapacitetet e pakta të Maqedonisë. Raporti bën të ditur se tetë refugjatë tashmë janë ankuar në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut për shkak të kthimit të tyre…
Më shumë se 10 milionë euro janë dedikuar në arsimin në Prilep gjatë periudhës nga viti 2005 deri 2016. Realisht nuk ka shkollë ku nuk është investuar, qoftë ajo nëse gjendet në qytet ose në ndonjë zonë tjetër të Komunës së Prilepit. Pasi të rinjtë janë e ardhmja e shtetit dhe shoqërisë, pikërisht këtu edhe është vendosur theksi dhe primati i komunës për investime në sistemin arsimor në bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe qeverinë. Numri i madh i shkollave plotësisht është riparuar, janë ndërtuar shkolla të reja, pajisje kompjuterike, salla sportive. Në vijim e keni krahasimin sesi kanë qenë…
Të gjithë e dinë që jemi të pafajshëm por askush nuk po ndërmerr asgjë. Kështu deklaroi i dënuari në rastin ‘Sopoti” Samt Lutfiu, i cili në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA tha se për çdo dy javë të gjithë të dënuarit duhet të paraqiten në Gjykatën e Kumanovës për të dëshmuar se janë në Maqedoni. Dje u mbajt seanca e 70 e këtij rasti, dhe Samet Lutfiu duke folur për seancat gjyqësore tha se e kanë të vështirë, sidomos i dënuari më i moshuar Sulejman Sulejmani për shkak të moshës së shtyrë 73 vjeçare e ka shumë të vështirë të…
Në emisionin Click Plus deputeti i BDI-së Ejup Alimi ka deklaruar se marrëveshja e kornizë e Ohrit e ka qartësuar përdorimin e gjuhës shqipe. ” Nuk ka ndonjë pengesë juridike për përdorimin e gjuhës shqipe. Është momemti çështja që gjuha shqipe të pëdoret në nivel të gjithë shtetit”. Ejup Alimi, mendon që është moment i fundit që te arrihet senzibilizim i palës maqedone e të rezlizohet amandamanti i 5-të i Kushtetutës. Në vendin tonë kemi dhe ligjin për përdorimin e gjuhës maqedone dhe mendoj se nëprmejt sjelljes së një ligji të ri të kompletohet zyrtarizimi i shqipes (Alimi ngjan sikur…
Miliam Fejziu profesor univerzitar, gjatë debatit televiziv në Tv21 tek çështja e gjuhës mendon se çfardo drafti të aprovojmë vlerson se asnjë ligj nuk e bën gjuhën shqipe zyrtare, në asnjë draft të ligjeve të maqedonisë. E dyta unë kam qenë kundër rregullimit të çështjes së gjuhës me ligj. Nuk ka ligj në botë që sillet për përdorim të gjuhës, por ka ligje për përdorim të gjuhës me tjetër karakter dhe ajo i sanaksionon keqpërdrimet. MO nuk e definon gjuhën shqipe si gjuhë, por si gjuhë që e përdorin një masë. Kjo i konvenoj palës tjetër. Tash shikoni çfarë problemesh…
Partitë po i thonë fjalët e fundit, kurse java e ardhshme pritet ta përcaktoj fatin e qeverisë së ardhshme! Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, a ka lënë në plan të dytë të gjitha premtimet tjera parazgjedhore? A do të jetë “shqipja” hapi i parë drejt Maqedonisë së dëshiruar qytetare, apo do të jetë pengesë në formimin e qeverisë? Ka, apo nuk ka, barriera ligjore për ta zyrtarizuar përdorimin e pakufizuar të shqipes në shtet? Cilat janë prioritete tjera pas gjuhës shqipe? Në #TV21, përgjigjen: Ejup Alimi- BDI, Muhamed Ismaili-Uniteti, Bajram Pollozhani dhe Milaim Fejziu në #ClickPlus. Në një lidhje të…

