Author: Rilinda

Gjatë viti 2015 dhe 2016, institucione dhe kompani të shumta shtetërore kanë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike me firma nga sektori privat në vlerë të përgjithshme prej mbi 600 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Marrëveshje më të mëdha për furnizime publike me firma nga sektori privat janë nënshkruar në vitin 2016 në vlerë prej 378 milionë euro, ndërkaq në vitin 2015 vlera e tenderëve të nënshkruara ka qenë 226 milionë euro. Në krye të listës është tenderi i vitit 2016 për ndërtimin e gazsjellësit Negotinë-Kavadar-Manastir në vlerë prej 36.4 milionë euro, kurse në vitin 2015 tenderi me vlerë më të…

Lexo më Shumë

Qeveria, me rekomandim të Ministrisë së Mjedisit ka obliguar MPB të përpilojë ndryshime të Ligjit për siguri në komunikacion, me futjen e masës çift – tek. Këshillave komunal dhe ndërmarrjeve për parkim publik u ka rekomanduar të shqyrtojnë mundësinë për rritje të çmimit të parkingjeve gjatë tejkalimit të pragut të alarmimit, me çka do të stimulohet shfrytëzimi i transportit publik si dhe mënyrë tjetër e transportit alternativ. Gjithashtu, Qeveria ka obliguar të gjitha organet e administratës publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të kufizojnë deri në (50%) të shfrytëzimit të makinave zyrtare…

Lexo më Shumë

Familjet rome kryesisht vazhdojnë të jetojnë në banesa jo të zakonshme apo streha, tenda, kasolle, baraka ose lloje të tjera ndërtimesh të pasigurta. Një dukuri e tillë paraqitet sidomos për pjesëtarët e popullatës rome që migrojnë nga një vendbanim në një tjetër, shkruan gazeta KOHA. Banimi por edhe kushtet e tjera të jetës, forma e të ushqyerit por edhe trajtimi shëndetësor, janë ndër shkaqet kryesore që popullata rome të jetë më e prekur nga vdekshmëria në moshë më të re. Kështu, romët shfaqin nivel më të lartë ekspozimi ndaj astmës, bronkitit kronik, artritit, ankthit dhe depresionit. Rastet e raportuara nga…

Lexo më Shumë

Deri tani i kemi injoruar, por tanimë është koha që opinioni të dijë se gjyqtarët nuk mund të fshihen pas funksioneve të tyre, duke u thirrur në imunitet dhe liri si dhe gjyqësor të pavarur, për shkak se kemi të bëjmë me një shkelje të procedurës penale, tha prokurorja Katica Janeva, duke kujtuar se shumë vendime të Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg kanë të bëjnë pikërisht me shkeljen e asaj kornize procedurale, shkruan Deutsche Welle Prokurorja Speciale Publike njoftoi ankesa deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve, por edhe një akuzë penale. “Tashmë janë përgatitur ankesat…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM sot ka akuzuar se LSDM ka për qëllim ta ridefinojë shtetin vetëm për të ardhur në pushtet dhe me këtë ka planifikuar të shkelë edhe kushtetutën e Maqedonisë. Në kumtesë thuhet se OBRM-PDUKM nuk do të lejojë defaktorizimin e popullit maqedibas dhe etnive tjera të cilët jetojnë në Maqedoni. ‘I kujtojmë LSDM-së dhe çdokujt tjetër që dëshiron të bëjë bixhozin me interesat shtetërore dhe kombëtare se në Maqedoni ka edhe të tjerë të cilët mendojnë në ato interesa dhe të cilët janë të gatshëm të luftojnë për ta. OBRM-PDUKM dhe koalicioni fitoi në zgjedhjet duke siguruar mbështetjen e shumicës…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë çmimin për vepër jetësore “Kërste Petkov Misirkov” ia ndau fotoreporterit të portalit “Sakam da kazham”, Gjorgji Liçovski. Çmimi për gazetari më të mirë hulumtuese “Jashar Erebara”, në solemnitetin e mbrëmshëm në Klubin e gazetarëve, iu nda gazetarit Vllado Apostollov nga BIRN. Çmim të veçantë nga SHGM-ja mori gazetari i TV Shenja, Mefail Ismaili për kronikën e tij “Si deputetët i vjedhin paratë e qytetarëve”. SHGM i ndau këto çmime në shënimin e 71 vjetorit të ekzistimit.

Lexo më Shumë

Për të gjashtën ditë me radhë trenat e pasagjerëve dhe transportues në Maqedoni nuk qarkullojnë për shkak të protestës së të punësuarve të cilët kërkojnë pagesën e pagës së janarit. Të punësuarit sot deklaruan se mbeten me qëndrimin për pagesën e plotë të pagës së janarit, ndërsa tani për tani, siç kumtuan, nuk kanë paralajmërime për takim me udhëheqësinë e “Hekurudhave të Maqedonisë”. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, dje njoftuan se në seancën e fundit qeveritare u soll vendim për rritjen e mjeteve në vlerë prej rreth 70 milionë denarësh në nivel vjetor, ndihmë të drejtpërdrejtë për punën operative…

Lexo më Shumë

Në rrugën 34, te vendi “Kulla e Shkretë” në lagjen Ilinden, dje në mëngjes është gjetur një trup i pajetë i një burri. SPB Shkup informoi se pas paraqitjes, ekipi i tyre ka dalë në terren bashkë me prokurorin publik. Është konstatuar se bëhet fjalë për D.D. 65 vjeç, banor i fshatit Trubarevë. Pasi që mjeku e ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore që të bëhet autopsia dhe të konstatohet arsyeja e vdekjes.

Lexo më Shumë

Sot në ora 10 në Gjykatën Penale duhet të vahzdojë seanca për rastin “Ryshfeti”. Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet. Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar. Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.…

Lexo më Shumë

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, sir Alen Dankan nesër do të arrijë për vizitë në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të cilës do të takohet me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me shefin e diplomacisë Nikolla Poposki dhe liderët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë. Siç informojnë në Forin ofisin britanik, në takimet do të bisedohet për situatën aktuale politike, nevojën për reformat urgjente të cilat do të mundësojnë përparim ndaj anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe planet e liderëve për ndërtimin e shtetit prosperues dhe inkluziv. Ministri sir Dankan, në kuadër të…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, sidomos në orët e mëngjesit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 20 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me mjegull të dobët në orët e mëngjesit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 16 gradë Celsius. Deri…

Lexo më Shumë