Presidenti Gjorgje Ivanov nga 24 marsi deri më 4 prill do të qëndrojë në Australi, i ftuar nga diaspora maqedonase, njofton portali Plusinfo. Sipas këtij shkrimi që bazohet në burimet e presidencës, thuhet se Ivanov do të largohet me qëllim që të mos ia jap mandatin kryetarit të LSDM, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë dhe ti shmanget presioneve të bashkësisë ndërkombëtare.
Author: Rilinda
E gjithë deklarata e presidentit Gjorgje Ivanov, në të cilën ai kundërshtoi që t’ia jep mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, është e përplot me konstatime jo konsekuente, manipulime, spine, propaganda dhe të pavërteta të zakonshme, përkrah faktit që paraqet rastin e parë të ndalimit të ndërrimit të qetë të qeverisë dhe marrjes së sajë nga ana e partisë ose koalicionit me shumicë mandatesh në parlament. Duke pasur parasysh që ballafaqohemi me fjalim jo të zakonshëm , në të cilin elementet të cilat në vete ngërthejnë manipulime dhe të pavërteta janë grumbulluar aq shumë, kërkojnë analizë pasazh pas…
Në organizim të Shoqatës për bashkëpunim kulturor “Johan Shtraus”, nën patronatin e Ambasadës së Republikës së Austrisë në Maqedoni, sonte do të mbahet edicioni i 18-të me radhë i “Ballos vjeneze” në Shkup. Siç theksojnë organizuesit, “Balloja vjeneze” në Shkup është manifestim tradicional kulturor-muzikor, rezultat dhe konfirmim për bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë në fushën e kulturës dhe artit. Balloja në Shkup, tradicionalisht ka karakter humanitar. Këtë vit, një pjesë e mjeteve do të dhurohen për Shoqatën e qytetarëve për trajtim të personave me autizëm, ADHD dhe Sindromit Asperger “Në botën time”.
Partitë qeveritare BDI-VMRO në të gjitha ciklet zgjedhore dhe programet e tyre premtonin ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Në vitin 2006 – VMRO – DPMNE njoftoi se në mandatin e vet katër-vjeçar do të realizojë këtë projekt. Vijojnë zgjedhjet në vitin 2008, sërish kjo rrugë është pjesë e programit zgjedhor. Pak më vonë me këtë premtim u bashkëngjit edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Mirëpo, deri më tani ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret në realizimin e këtij projekti prandaj ky premtim është i parealizuar, shkruan Vërtetëmatësi. Më poshtë në mënyrë kronologjike do të lexoni si ka shkuar procesi premtimeve…
Naser Raufi, avokati mbrojtës në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë, ekskluzivisht për Lajm TV ka zbardhur një moment rreth ngjarjes që nuk është publikuar deri më tani në opinion. Raufi zbulon se në mesin e të vrarëve në Kumanovë është vrarë një person me uniformë të UÇK-së, të cilin asnjë prej të akuzuarve nuk e njeh. Sipas Raufit, me siguri ndonjëri prej atyre që u vranë e kanë njohur personin, i cili ka ndërruar jetë me uniformë të UÇK-së. “Mund të them që është një moment që neve si avokat na detyron që ta përpunojmë rastin deri në fund është…
Biznesmeni Sead Koçan për të cilin Gjykata Penale ka ngritur masën e paraburgimit, si i dyshuari i parë në rastin “Trust”, dje pasdite është larguar nga shteti, kupton televizioni Telma. Ndryshe, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti sonte në emisionin Top Tema tha se kanë dokument të nënshkruar nga VMRO-DPMNE për atë çfarë kishte pranuar partia e udhëhequr nga Nikolla Gruevski në bisedimet e tyre për formimin e Qeverisë së Maqedonisë. “VMRO – DPMNE ka pranuar dygjuhësinë dhe kërkesat tjera të Platformës shqiptare. Vetëm një pikë nuk ishte e pranueshme për to dhe atë puna e Prokurorisë Speciale Publike. Ne kemi dokument që dëshmon atë që kanë pranuar. Nëse është e nevojshme do ta bëjmë publike. Nëse kjo do të ndihmojë në pastrimin e mjegullës dhe spekulimeve politike që…
Protestuesit proqeveritarë “Për Maqedoni të përbashkët” kanë sulmuar ekipin e TV 24 fillimisht në mënyrë verbale kurse kur kameramani merrte inserte gazetari Kristijan Banevski është sulmuar me shtizë të flamurit në kokë. Banevski ka reaguar tek njëri prej organizatorët ku ka marrë përgjigje se personi që e ka sulmuar nuk ka ditur se si valëvitet flamuri. Kujtojmë se para disa ditëve në po të njëjtën protestë u sulmuan edhe kameramani i portalit A1on, Vladimir Zhelçevski dhe gazetari Aleksandar Todevski.
Ministri i brendshëm i Maqedonisë, në një deklaratë për Portalb.mk ka hedhur poshtë spekulimet e disa mediave se në Kodrën e Diellit në Tetovë janë dërguar ekipe speciale të policisë të cilët janë në gjah të një grupi të armatosur. “Ministria e brendshme nuk ka informata të tilla se paska një grup të armatosur në Kodrën e Diellit. Ne nuk kemi dërguar asnjë ekip special në Kodrën e Diellit. Nuk kemi marrë asnjë kërcënim dhe askush nuk ka denoncuar kërcënime të tilla.” u shpreh Nuhiu për Portalb. Ai tha se policia do të kërkojë prej Prokurorisë Publike ti verifikojë komunikimet…
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë faleminderon administratëen amerikane për rarpotin objektiv për lirinë e fjalës në Maqedoni, ku konstatohet se këto liri janë cënuar për shkak të trysnisë së vazhdueshme të qeverisë ndaj mediave. “Uashingtoni njeh burimet e krizës në mediat maqedone, siç janë politika e mosndëshkimit të dhunës kundër gazetarëve dhe shpërdorimi i parasë publike nga qeveria për të kontrollar median. Në Raport amerikanët flasin për sulmet e shpeshtuara kundër gazetarëve, duke filluar nga suulmet fizike deri të kërcënimet për jetën e gazetarëve, ku janë përshirë edhe bartës të funksioneve publike. Shqetëson fakti që asnjë prej këtyre sulmeve nuk…
Ueb faqja e njohur “WikiLeaks”, së fundmi ka publikuar një dokument sekret të CIA-s mbi marrëveshjen mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski mbi miratimin e ligjit për dygjuhësinë dhe ligjit për ish ushtarët e UÇK-së. Sipas dokumentit, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në vitin 2007 ka arritur një marrëveshje me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë. “Gruevski në vitin 2007 (një vit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Ali Ahmetit i premtoi që në qoftë se do të hynte me atë në një koalicion të ri…
Qytetarët të cilët gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të ardhura shtesë më së voni deri më 15 mars e kanë për obligim të bëjnë paraqitjen e tatimit vjetor, të dorëzojnë Formularin për të Ardhurat Personale (TAP) dhe Paraqitjen e Tatimit Vjetor (PTV), informoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Paraqitja vjetore e tatimeve bëhet nëse gjatë vitit 2016-të qytetarët kanë realizuar të ardhura shtesë prej: qirave( dhënien e pronës me qira), prej të drejtave autoriale, dividendit të paguar, fitimit kapital nga shitja e pjesëmarrjes në kapital dhe pronës së patundshme, fitimit individual prej lojërave të përgjithshme të fatit (lojërave…

