Author: Rilinda

Sonte në ClickPlus në TV21 në emisionin debativ të rradhës diskutojnë: Rafiz Aliti, ish-nënkryetar i kuvendit (BDI); Ismet Ramadani, ish-deputet; Arben Ratkoceri, gazetar; Visar Ademi, opinionist Përse është aq me rëndësi kryeparlamentari që sot mos të arrihet të zgjidhet ky ngërc i parë, Rafiz Haliti thekson se ky komision është shumë i rëndësishëm meqë të gjitha komisionet kalojnë përmes këtij posti, e dyta VMRO kërkon të ketë kryetar të komisionit, që dmth se nëse fituesi do të kishte kryetarin për mandat dhe emrime, atëher del që opozita do ti kontrollon kryetarët e komisonit brenda. Ndaj, nëse nuk kemi marrëveshje duhet…

Lexo më Shumë

“Sa më shpejtë të jepet mandati që të formohet Qeveria dhe të vazhdojmë në rrugën e vetme të tonë drejt NATO-s dhe BE-së”, kështu deklaroi lideri i LR-PDSH-së dhe anëtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit me eurokomesarin, Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgël, transmeton Portalb.mk. Në lidhje me mosdhënien e mandatit nga presidenti, ai tha se presidenti mund të ketë qindra qëndrime, por si kryetar i shtetit, në lidhje me mandatin nuk ka të drejtë në qëndrin personal, por duhet që t’ia japë mandatin atij që siguron shumicën. “Çdoherë…

Lexo më Shumë

Sonte në ClickPlus në ora 21.30 në TV21 do të mund të ndiqni emisionin debativ me temë: A po shndërrohet kriza politike në krizë institucionale? Çka u arrit me takimin e grupeve parlamentare? Cilat janë porositë që bartin protestat anti-Hahn sot në Shkup? Sa do ta respekton blloku me 67 deputetë marrëveshjen që lidhën? Kujt i konvenon situata e tensionuar? Përgjigjen e japin në #TV21 mysafirët: Rafiz Aliti, ish-nënkryetar i kuvendit (BDI) Ismet Ramadani, ish-deputet Arben Ratkoceri, gazetar Visar Ademi, opinionist https://www.youtube.com/watch?v=UJUz7TV3XWQ

Lexo më Shumë

Shoqata me parashtesën SH.P.M. (Shoqata Patriotike Maqedonase), masovikisht kanë filluar të paraqiten nëpër Maqedoni pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes të cilës paralajmëroi desorosoizim dhe formim të organizatave joqeveritare që financohen nga buxheti. Kjo do të thotë se protestat që organizojnë “patriotët maqedonas” kundër gjuhës shqipe, në fakt sponsorizohen edhe nga para të shqiptarëve që derdhen në buxhet. BDI është e njoftuar për këtë, por nuk ka fuqi të ndikojë, ose ndoshta i konvenon që protestat kundër Platformës Shqiptare të jenë sa më masovike, kanë thënë disa burime qeveritare. Përfaqësuesit e kësaj partie nuk preferojnë të prononcohen…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë në takimin e sotëm koordinues arritën marrëveshje për përbërjen e re të Komisonit për emërime dhe cështjen e zgjedhjeve, si parakusht për përcaktimin e vazhdimit të seancës konstituive. Sipas kësaj marrëveshje, 6 përfaqësues të këtij komisioni do ti takojnë VMRO-së, 5 LSDM-së, dhe nga një BDI dhe Lëvizjes BESA. Për momentin përfaqësuesit e grupeve parlamentare janë duke u konsultuar për emrat e anëtarëve si dhe kryetarin e këtij komisioni.

Lexo më Shumë

Vetëm 2,3 përqind e qytetarëve të anketuar gjatë vitit paraprak kanë kërkuar ndihmë juridike falas, ku 7.1 përqind e tyre atë e kanë kërkuar nga shoqatat kompetente dhe po aq nga Ministria e Drejtësisë, këto të dhëna i publikoi “Fondacioni për Shoqëri të Hapur” si rezultate të hulumtimit “Nevojat juridike dhe rruga drejt drejtësisë në Republikën e Maqedonisë” sot në Shkup. “Vetëm 2.3 përqind e qytetarëve kanë kërkuar ndihmë juridike falas, ku 7.1 përqind prej tyre kanë kërkuar nga shoqatat kompetente dhe po aq nga Ministria e Drejtësisë”, tha Nada Naumovska koordinatore e hershme e projektit. Krahas kësaj, në këtë…

Lexo më Shumë

Shitësit janë këmbëngulës me ofertat e tyre, duke ofruar preparate për pastrim, preparate mjekësore dhe kozmetike. Këto janë vetëm një pjesë e prodhimeve të cilat ua ofrojnë qytetarëve nëpërmjet paraqitjeve telefonike, porosive, ose nëpërmjet email adresave. Ata në këtë mënyrë fitojnë përqindje, dhe sa më shumë pranohen ofertat e tyre, aq përqindje më të lartë të bashkëpunimit do të kenë. Një pjesë e qytetarëve ankohen nga shitësit sepse janë shumë këmbëngulës në reklamimin e produktit edhe pse qytetarët u kanë thënë se nuk janë të interesuar për ofertën të cilën e kanë ofruar ata. Megjithatë, edhe përkundër dispozitave ligjore të…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot ishte nikoqire e delegacionit të përbërë nga nxënës të shkollave të mesme dhe profesorë nga Belgjika (koordinatore e projektit), Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Suedia, Hungaria dhe Maqedonia. OEMVP duke qenë promotorë i sipërmarrësisë, i risive, i konkurrueshmërisë, i përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve dhe i rajonalizimit/internacionalizimit të bizneseve, i jep përparësi inkuadrimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NVM), me theks të posaçëm mbi gratë, të rinjtë dhe zonat rurale, të cilat veprojnë në territorin e Maqedonisë Veri-Perëndimore. Ky aktivitet sot ishte në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Erasmus Plus”, i cili…

Lexo më Shumë

Para EU Info Qendrës, ka filluar protesta e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Ata kanë paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë më masovike. Ata kanë kërkuar që të takohen me komisarin Johanes Hahn, megjithatë nga Hahn kanë marrë përgjigje negative. Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov i cili nuk do të takohet me komisarin Hahn, ka sugjeruar që kohën e planifikuar për takim me të, ta zhvilloj me përfaqësues të kësaj lëvizjes. Protestuesit kanë sjell me vete edhe kamionë duke bllokuar kështu rrugën.

Lexo më Shumë

Maqedoni do të vazhdojë sot me programin e saj të huamarrjes nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Në ankand do të nxirren letra me vlerë 12 mujore, si edhe 2 vjeçare dhe 15 vjeçare, ndërkaq caku është 88.8 milionë euro. Të nesërmen, respektivisht më 22 mars, Maqedonia duhet të kthehejë po aq para borxh, kurse më 26 mars duhet të kthehen 4.1 milionë euro borxh tjetër. Sipas Ministrisë së financave, shuma e përgjithshme e borxhit që duhet të kthehet këtë muaj është 168.83 milionë euro.

Lexo më Shumë

Banorët e komunës së Çairit vazhdimisht ankohen për rrugët e shkatërruara të kësaj komune, dhe thonë se vetëm në këtë pjesë të Shkupit, projektet stërzgjaten në këtë mënyrë. Gjegjësisht bëhet fjalë për rrugën Xhon Kenedi në komunën e Çairit në të cilën vitin e kaluar filluan punimet për ndërtimin e rrjetit atmosferik të cilat duhej përfunduar qysh shtatorin e vitit që lamë pas. “Vetëm te neve stërzgjaten kështu projektet, aq sa nuk iu mbet fytyrë funksionarëve të dalin e të përurojnë, po sa të pa fytyrë janë edhe këtë e bëjnë. Na u shkatërruan makinat, rrugët i kanë mbushur me…

Lexo më Shumë

Shoqata për prosperitet ekonomik shoqëror ‘Njeriu para së gjithash’ sonte do të organizojë aksion humanitar për të ndihmuar Qendrën ditore për fëmijë në rrugë-Shuto Orizarë, e cila u dogj deri në themel, në zjarrin i cili shpërtheu më 1 mars. Është paraparë ankand i fotografive nga fotografë të njohur nga Maqedonia, të cilat vizitorët do të mund t’i blejnë dhe me këtë drejtpërdrejtë të donojnë. Do të vendoset një kuti për donacione dhe do të mund të denohet me çdo pije të blerë. Qytetarët do të mund të donojnë edhe ngjyra, filomasterë, libra për fëmijë, fletore dhe materiale të tjera…

Lexo më Shumë