Author: Rilinda

Ilija Dimovski i VMRO DPMNE-së vazhdon të këmbëngulë se temë e bisedimeve me BDI-në rreth formimit të Qeverisë në asnjë moment nuk ka qenë deklarata e përbashkët e partive shqiptare. Sipas tij, fakti që BDI nuk koalicionoi me VMRO PMNE-në është pikërisht mospranimi i kësaj platforme. Por, edhe nga BDI-ja vazhdojnë të këmbëngulin se partia e Nikolla Gruevski plotësisht i pranoi kërkesat për dygjuhësinë, ndërsa pengesë e vetme ka qenë vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. “VMRO DPMNE absolutisht nuk ka pranuar dhe nuk ka biseduar për të ashtuquajturën platformë nga Tirana. Këtë gjë e kemi potencuar dhe kumtuar…

Lexo më Shumë

Analisti amerikan, Edward Joseph, ka deklaruar për ”Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase se Maqedonia gjendet në një situatë të kulmit të një krize artificiale, duke shtuar se problemet janë akumuluar që më herët. Sipas tij, kriza është e lidhur me refuzimin e OBRM-PDUKM-së që të pranojë të drejtën kushtetuese që opozita të formojë qeveri. ”Ajo (kriza) është e lidhur me kundërshtimin e OBRM-PDUKM-së që të pranojë të drejtën kushtetuese të opozitës për të formuar qeveri. Kriza kushtetuese, politike nëpër rrugët e Maqedonisë është gjeneruar nga OBRM-PDUKM-ja” shprehet Joseph. Ai i konsideron si të papërgjegjshme thirrjet e Nikolla Gruevskit drejtuar…

Lexo më Shumë

Për gjithçka që thuhet se e merrni falas, transport falas, libra falas, banjë falas – gjithçka paguhet me para të popullit. Ky term, i cili shpesh përdorët nëpërmjet mediat, mund të sjell deri në hutim të qytetarëve, andaj seriali me video të animuara “të ta vizatoj” në Ballkon 3, e shpjegon këtë çështje. Më poshtë mund ta shihni të njëjtën: https://www.youtube.com/watch?v=6IGfBqj90Pk

Lexo më Shumë

Sor në një prononcim për media, Oliver Spasovski nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë bëri të ditur se kanë pranuar që për kryetar të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të jetë Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE -së me qëllim që të zhbllokohet procesi dhe Maqedonia të ecë përpara. “Ka përfunduar mbledhja koordinuese dhe dua të njoftoj se është formuar përbërja e Komisionit dhe për kryetar është zgjedhur Ilija Dimovski. E pranuam kërkesën e palogjikshme e VMRO-DPMNE-së me qëllim të Maqedonia të ecë përpara, të zhvillohen proceset, të funksionojnë institucionet që të mos pësojnë qytetarët dhe legjislativi dhe të vihet…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike vazhdon politikën e saj kundër mediave dhe gazetarëve të cilët nuk janë nën kontroll të Zoran Zaev dhe nga ana e së cilës u paraqiten si armiq më të mëdhenj politik, gënjeshtar dhe të cilët publikisht kanë qenë të sulmuar dhe fyer, reagon VMRO-DPMNE pas konferencës për shtyp të PSP-së. “PSP tenton të frikësojë dhe censurojë mediumet të cilat nuk punojnë siç dëshiron Zoran Zaev. PSP në mënyre të drejtpërdrejtë vazhdon të shkel të drejtën bazë të lirisë së shprehjes si parim më i lartë i demokracisë. PSP është turpi i sistemit të drejtësisë. Ngjarja e sotme…

Lexo më Shumë

Deri tani nuk ka asnjë sinjal nga kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, edhe pas thirrjeve të fundit nga eurokomisari Joanes Han që menjëherë ta rishikojë qëndrimin e tij, dhe ta ndërrojë vendimin për ndarjen e mandatit, shkruan REL. Han është politikani i huaj që ditëve të fundit ka apeluar për zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni. Më parë këtë e kanë kërkuar edhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, përfaqësues nga SHBA-ja, NATO dhe përfaqësues nga vende të tjera perëndimore. Por, Ivanov vendosi që të mos takohet me Han në Shkup, që sipas analistëve drejton në atë se jo vetëm VMRO-DPMNE-ja…

Lexo më Shumë

Në orën 11 sot duhet të vazhdojë takimi koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare për konfirmimin e propozimit për krijimin e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në koordinimin akoma nuk është arritur marrëveshje për kryetarin e Komisionit. Është konfirmuar vetëm numri i anëtarëve me të cilët grupet parlamentare do të përfaqësohen në të. Në pajtim me marrëveshjen, VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar. Takimi koordinues filloi pardje. Në vazhdimin e djeshëm u vendos të shtyhet për sot. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare mbeten…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i ngrohtë. Në tërë territorin e Maqedonisë temperaturat do të sillen prej 6 deri në 21 gradë Celsius. Në Shkup do të kemi mot kryesisht të kthjellët me prezencë të diellit. Temperatura do të sillen prej 8 deri në 19 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Në vend të bankës shkollore, sot Egzoni 16 vjeç nga Kumanova kaloi ditën nëpër spital dhe stacion policor, njofton tv21. Gjashtë persona ende të panjohur për policinë e rrahën Egzonin duke shkaktuar lëndime në fytyrë, duar dhe shpinë. Për Egzonin ky është incidenti i parë që përjeton, edhe pse ka dy vjet që udhëton në të njëjtin relacion me autobus. “Duke zbrit te shkolla e tyre përnjëherë më kanë sulmuar 6 veta. Më kanë goditur me boksa, shkelma…Po jam i frikësuar, nuk është gjendje e mirë. Nesër do të shkoj në shkollë, me veturë me babin”, u shpreh Egzon Ajdini.…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti potencoi se partia e tij vazhdon ta mbështesë Zaevin si kryeministër ndërsa i bëri thirje presidentit Ivanov që sa më shpejtë të bëjë formalizimin e mandatarit Zoran Zaev dhe me këtë të hapet rruga e funksionimit institucional të shtetit. “I bëjmë thirje presidentit që t’i jap mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, për të zhbllokuar funksionimin e insitucioneve. Nuk duhet shumë analizë e thelluar, ky koalicion funksionon dhe ne këmbejme informacione për shumë gjëra qofshin ato politika të brendshme apo ndërkombetare”, shprehet kryteari i BDI-së, Ali Ahmeti. https://www.youtube.com/watch?v=sOF91aF0bc0

Lexo më Shumë

Qashif Bakium (politikolog) i ftuari i sontshëm në TV21 në emisonin #Click Plus sqaron se mbështet mënyrën ku zgjedhjet duhet të bëhen në instiucione, megjithatë nuk jam i idesë se duhet qëndruar besnik çdo procedure konkrete të VMRO-së. Në 15 vitet e fundit nuk kemi patur sakt stagnime të këtilla sa u takon komisioneve, ky kaos është artificalisht thjesht e krijuar nga kjo e fundit, dhe nje moment tjetër është guximi i LSDM-së që ti qaset më me seriozitet situatës , e të jenë bartës për ti prirë iniciativave të reja, transmeton Almakos. “VMRO e ka bërë të qartë apo…

Lexo më Shumë

Eurokomsari Johanes Han në intervistën e publikuar në ueb faqen e Komisionit Evropian tha se zgjidhja e krizës qëndron te respektimi i parimeve dhe standardeve demokratike që janë të shkruara në Kushtetutën e vendit, gjegjësisht, kur ka shumicë për formimin e qeverisë, ajo duhet të respektohet pavarësisht se nga cilat parti politike formohet. Në lidhje me hapin e djeshëm të Ivanovit, Han u shpreh se ai duhet të jetë në Maqedoni për të marrë vendime për tejkalimin e situatës politike. “Ai dje ishte jashtë shtetit për vizitë shtetërore. Unë e respektoj zyrën e kryetarit të një vendi demokratik dhe këtë…

Lexo më Shumë