Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të diskutoj nëse është në përputhshmëri me Kushtetutën Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) të përgjoj nëpërmjet operatorëve telekomunikativ. Gjykata do të shqyrtoj iniciativën për kushtetutshmërinë e nenit nga Ligji për komunikime elektronike, me të cilin operatorëve ju urdhërohet që të sigurojnë të gjitha kushtet teknike, që të mundësojnë ndjekjen e komunikimeve në rrjetet e tyre. Iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtij neni, është iniciuar në vitin 2015, gjegjësisht në të njëjtin vit kur LSDM filloi me publikimin e bisedave nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve. Në iniciativën kontestohet tërë nenin, gjegjësisht dhjetë pikat…
Author: Rilinda
Kriza politike në vend shkon drejt thellimit dhe jo drejt zgjidhjes së saj. Kështu deklarojnë analistët politik Petar Arsovski dhe Agim Jonuz, duke komentuar edhe zhvillimet e javës që lam pas. Arsovski nënvizon se nuk sheh vullnet politik që kriza të zgjidhet në mënyrë institucionale. Dy arsye kryesore shoh për këtë, e para është pozita publike e Gruevskit se ai nuk ka çka të humb me eskalimin plotësues, kështu që këtu, nuk do të ketë asnjëlloj frenimi partia në pushtet, dhe e dyta është fakti që përfaqësuesit e BE-së nuk mund ta përfundojnë punën për ne. Nga ata mund të…
Pavarësisht protestave të përditshme të nxënësve në Ohër, Inspektorati shtetëror i Arsimit njofton se gjatë inspektimit në Shkollën e Mesme “Shën Klimenti” është konstatuar se të gjitha orët mbahen sipas planit dhe nuk ka mungesa të nxënësve, përpos disa rasteve të mungesave të nxënësve për shkak të gjendjes shëndetësore, por jo siç thuhet në njoftim mungesë të grupeve të nxënësve gjatë procesit mësimor, njofton Alsat M. Inspektorati gjithashtu ka vendosur të mos e sanksionojë drejtorin e gjimnazit të Prilepit, Kire Nikollovskin, për të cilin opozita pretendon se ka motivuar nxënësit që të protestojnë kundër platformës së partive politike shqiptare. Por…
Partia Liberal Demokrate përmes një kumtese thotë se pas ardhjes së VMRO-PDMNE-së në pushtet shteti është bllokuar nga statusi kandidat i Bashkimit Evropian. “Pas marrjes së statusit kandidat në vitin 2005, kur për herë të fundit kemi pasur Qeveri demokratike, pas ardhjes së VMRO-PDMNE-së në qeveri, shteti jonë është bllokuar në statusin kandidat tashmë 11 vjet. Sot, 60 vjet nga përfundimi i Traktateve të Romës, Partia Liberal Demokrate tregon se për Maqedoninë nuk ekziston alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian. Shteti dhe të gjitha subjektet kanë edhe shumë punë për anëtarësim intensiv drejt BE-së”, thonë nga Partia Liberal Demokrate.
VMRO-DPMNE-ja konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në shpenzim të njëjtë me ato lokalet janë zgjidhje më e mirë për dalje nga kriza aktuale. “Vetëm në këtë mënyrë qytetarët do ta kthejnë kontrollin e plotë mbi ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe vullneti i tyre nuk do të anashkalohet përmes post marrëveshjeve të ndryshme zgjedhore të cilat kanë një emërues të përbashkët, ndërsa ajo është realizimi i platformës gjithëshqiptare në Tiranë më 7 janar”, tha në konferencën e sotme për shtyp, Irena Popova nga VMRO-DPMNE-ja. LSDM-ja me sjelljen e saj të papërgjegjshme, siç tha ajo, shkakton zemërim dhe…
Shifra alarmante të përdoruesve të drogës në Tetovë dhe Gostivar. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme numri i të varurve nga mjetet narkotike në këto dy qytete për momentin arrin në 1300 por, besohet se shifra realë është shumë më e lartë. Dy ish përdorues të heroinës të cilët trajtohen në Qendrën për shërim me metadon në Tetovë rrëfyen për Alsat dramën që kanë përjetuar dhe pasojat që i vuajnë ende. Sipas tyre gjithçka fillon me mendimin se nuk ka asgjë të keqe po të provohet një herë. Për më shumë ndiqeni kronikën e Alsat M: https://www.youtube.com/watch?v=XNHdb3ct0EY
Në debatin në lidhje me atë se kush si e plason dhe e përdorë temën e federalizimit të Maqedonisë, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin e mbrëmshëm në Klik Plus theksoi se nëse LSDM merr mbështetje nga VMRO-DPMNE-ja dhe kështu siguron 100 deputetë, atëherë shqiptarët më nuk kanë çfarë të kërkojnë në zgjedhje dhe në Kuvend. “Propozimi i Gruevskit që LSDM të bëjë qeveri me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe kështu të kenë 100 deputetë do të nënkuptonte federalizmin e Maqedonisë qysh të nesërmen. Atëherë çfarë do të kërkonin shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe në punën e…
Shtatë vite DAP dhe Ministria e Financave kanë lejuar disa individë dhe kompani të pasurohen në llogari të buxhetit. Në këtë mënyrë, prokurorja speciale, Katica Janeva e filloi konferencën e djeshme, ku u zbuluan katër raste të reja për krim financiar. Janeva në paraqitjen hyrëse akuzoi se Institucionet nuk i kanë kryer obligimet ligjore. Alsat M iu drejtua DAP-it dhe Ministrisë së Financave. Kërkuam përgjigje pse nuk i kanë detektuar dyshimet e mundshme për evazion në lëndët “Total” dhe “Tifani”. DAP me përgjigje pa përmbajtje. Të dhënat dhe informatat, dorëzimi i të cilave mund të paraqet shkelje të besueshmërisë së…
Enti shtetëror për statistikë (ESHS) punon sipas metodologjive dhe procedurave të konfirmuara ndërkombëtarisht dhe të saktësuara për prodhimin e të dhënave statistikore dhe nuk ekziston bazë për çfarë do dyshimi në cilësinë e të dhënave që i publikon. Këtë e thekson ESHS në reagimin e kumtesës së LSDM-së, e cila paralajmëron revizion të të dhënave të publikuara të Ministrisë së Financave dhe Entit shtetëror për statistikë. Sipas ESHS, njëri prej treguesve më të rëndësishëm për nivelin e zhvillim ekonomik janë të dhënat për bruto prodhimin vendor i cili llogaritet sipas metodologjisë evropiane ESS 2010, e cila është sjellë nga ana…
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ka dekoruar Agjencinë për Kundërzbulim në 20 vjetorin e ekzistimit të këtij institucioni. ”E dekorojmë me medalje Agjencinë për kundërzbulim pasi deri tani na kanë informuar para kohe dhe na kanë paralajmëruar me vlerësime të sakta për ngjarjet dhe për rreziqet që i kanosen shtetit.” tha mes tjerash Ivanov. Ivanov gjithashtu ka treguar se kjo agjenci shtetërore ka shpëtuar shtetin nga rreziqe të shumta për 20 vite ekzistim, jubileun që sot e kanë festuar.
Ish-kandidati për president dhe ish-kryetari i DR-së, Imer Selmani theksoi se në Armatë dhe MPB ka rreth 10 mijë shqiptarë me armë që mbrojnë Maqedoninë, dhe këtë e dijnë mirë Ivanov dhe Gurevski. “Në ARM dhe MPB ka rreth 10 mijë shqiptarë nën armë që e mbrojnë Maqedoninë , dhe tani çka mendojnë Ivanov dhe Gruevski, se këto njerëz do të shkojnë në shpi dhe do të rrijnë qetë, derisa këta merren për qeveri pa shqiptarët?!”, theksoi Imer Selmani për TV24.
Monitorimi i lajmeve televizive në periudhën shtator 2016- shtator 2017 ka treguar se në hapësirën mediatike ekzistojnë katër televizione komerciale që mund të thuhet se janë propaganduese- është konkluzioni i konferencës së sotme e organizuar nga Instituti për studime komunikimi (ISK) “Bëhet fjalë për televizionet “Sitel”, “Kanal 5”, “Alfa” dhe “TV Nova”, lajmet e të cilëve në tërë periudhën e vëzhguar kanë qenë më pak apo më shumë të prira ndaj partisë së VMRO DPMNE-së ndërsa shpesh me prirje negative ndaj politikave të partisë së LSDM-së”, tha Igor Micevski, duke prezantuar konkluzionet e monitorimit të zbatuar në suazat e projektit…

