Author: Rilinda

Pse gjatë çdo ndërrimi të pushtetit tronditjet më të mëdha i përjeton biznesi? Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se te kompanitë me rritje të shpejtë të cilat i kanë fituar gati të gjithë tenderët në vitet e kaluara, ka ndryshime në raport me ndërrimeve të strukturave pronësore ose transferim të kapitalit. Ekspertët thonë se reaksionet e këtilla janë të nxitura nga frika se ndërrimi i pushtetit mund të ketë pasoja ndaj tyre, prandaj pronarët të cilët e kanë fituar kapitalin e tyre jo përmes favorizimit të tregut ose në mënyrën e paligjshme dëshirojnë të lirohen nga bizneset e tyre dhe i…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot shpalli konkurs për mbështetje financiare, në vlerë prej 50 milionë denarëve gjegjësisht rreth 800.000 euro, për aktivistë të shoqatave civile dhe fondacioneve, transmeton meta.mk. Sipas konkursit të publikuar në gazetën “Dnevnik”, grantet ndahen në dy kategori. Grante në vlerë prej 1.845.000 denarë (30.000 euro) deri 3.075.000 denarë (50.000 euro) apo gjithsej 36,9 milionë denarë apo 600.000 euro do të ndahen për projekte për luftën kundër korrupsionit, sundimin të së drejtës, demokracisë, të drejtat e njeriut, sundimin të mirëfilltë, kohezionit social dhe vetëqeverisjes lokale. Më pas, për projekte nga fusha e shëndetësisë dhe mënyrë së…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Holandës në vend, Volter Plomp mbrëmë në emisionin “Faktor 24” në TV 24 deklaroi se i tërë procesi i Përzhinës do të jetë i kotë nëse Specialja nuk i heton supozimet serioze për korrupsion dhe krim, që dalin nga bisedat e përgjuara. “PSP është krijuar plotësisht për të hetuar ato akuza dhe t’i nxjerrë para drejtësisë. Atë çka e shohim në muajt ose vitin e fundit, është pikërisht ajo çka ishte shkruar nga raporti i Departamentit të Shtetit, ku thuhet se është e qartë se ekziston fushatë e koordinuar për zvogëlimin për kredibilitetin e profesionalizmit të PSP-së. Çka…

Lexo më Shumë

E shfrytëzojmë këtë rast për ta riafirmuar qëndrimin tonë se për Maqedoninë anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet i lartë, deklaroi në Valeta, kryeministri Emill Dimitriev, duke vlerësuar se me sukses ka përfunduar Samiti i partive djathtiste evropiane në Maltë ku u mbajt edhe Kongresi i Partisë Popullore Evropiane (EPP). Në Samit, tha ai, ka pasur shumë diskutime me tema të ndryshme për sfidat e Bashkimit Evropian dhe të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian. “Një prej temave ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor, temë në të cilën ne morëm pjesëmarrje aktive, me pozitat tona se si e shohim ne këtë…

Lexo më Shumë

Edhe një herë, ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike. Ai e vlerëson pozitive zhvendosjen e debatit në kuvend, por duhet të jetë i mirëfilltë. Zhbogar thotë se palët duhet të dëgjojnë njëri tjetrin dhe jo vetë të bisedohet, diçka që e konsideron si shqetësuese. Zhbogar e konsideron pozitive fillimin e debatit në kuvend në lidhje me situatën politike. Ambasadori i BE-së ka deklaruar se tashmë është pranuar se në kuvend ka një shumicë parlamentare, duke e vlerësuar si hap pozitiv.

Lexo më Shumë

Ivona Talevskas, redaktores së gazetës “Veçer”, tashmë një kohë të gjatë iu është bllokuar xhirollogaria, kupton “Fokus”. Avokati serb, i cili tentoi të paguajë borxh të Talevskas, nuk pati sukses pasi që përmbaruesit e njoftuan se xhirollogaria tashmë është bllokuar. Avokati sqaron se duhej të paguante rreth 1.500 euro për shpenzimet juridike dhe taksa gjyqësore, ngaqë Talevska ka humbur dy raste gjyqësore për shpifje dhe ofendim, ku të gjitha harxhimet duhet t’i paguajë ajo. Në këtë rast, Talevska ishte paditësja duke ngritur dy akuza. Njëra akuzë ishte kundër Branko Gerovskit, kurse akuza e dytë ishte kundër Meri Jordanovskas dhe Jadranka…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të listës për likuidim të disa politikanëve të lartë shqiptarë nga Maqedonia nga ana e organizatës “Syri i Popullit”, e që pasoi pas atentatit të pasukseshëm të Azem Vllasit, në BDI shprehen të qetë në lidhje me këto kërcënime, shkruan Fakte. Në lidhje me këtë, për të përditdhmen “Nova Makedonija” është deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Artan Grubi, i cili ka mohuar që kjo parti të ketë marrë kërcënime të drejtpërdrejta nga “Syri i Popullit”. “Konkretisht nga organizata ‘Syri i Popullit’ nuk kemi marrë kërcënime direkte. Por, zotëriu i cii thirret në këtë organizatë deri më tani ka publikuar…

Lexo më Shumë

Garancitë që nga Kremlini i ka sjellë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq se ”Serbia mund të llogarisë në ndihmën politike dhe ushtarake të Rusisë në rast të turbullirave të reja në Ballkan, është mesazh i qartë për fqinjët se në rast të bartjes së krizës në territorin e Serbisë, do të kenë përgjigje adekuate dhe aleatin e fuqishëm me Serbinë”, transmeton Koha.net. Sipas asaj që shkuan portali serb “blic”, mesazhi i kryetarit rus Vladimir Putin ka ardhur në momentin kritik, në kohën e paralajmërimeve se Kosova do të formojë ushtrinë,ngjarjeve dramatike në Maqedoni dhe krizës institucionale në Bosnjë e Hercegovinë. Nga…

Lexo më Shumë

Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri e Republikës së Maqedonisë dhe Komanda e Përgjithshme e Hartave pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë nënshkruan memorandum mirëkuptimi që përfshin bashkëpunimin në fushën e kartografisë, raporton AA. Në ceremoninë e organizuar në Komandën e Përgjithshme Turke të Hartave, drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri të Maqedonisë, Sllavçe Tërpeski, shprehu kënaqësinë e të qënit në Turqi. Duke folur për marrëveshjet e tjera paraprake të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Turqisë, Tërpeski tha se “Kjo marrëveshje për ne është shumë e rëndësishme, sepse përmes bashkëpunimit me Komandën e Përgjithshme të Hartave do të këmbehen të dhëna…

Lexo më Shumë

Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) konsideron se shumica e re parlamentare duhet që menjëherë të sjell vendim që seanca konstituive aspak të mos ndërpritet dhe të mos ketë pauza derisa nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit. “Çdo deputet ka të drejtë të zgjedh, replikë dhe kundër-replikë, dhe të marrë rrogë për punën e vet, por njëkohësisht çdo deputet ka edhe detyrime dhe përgjegjësi që ta respektojë Kushtetutën, t’i vë në funksion institucionet e shtetit dhe ta respektojë vullnetin e qytetarëve tashmë të treguar përmes shumicës së re parlamentare. Pa e rregulluar këtë, deputetët nuk kanë të drejtë për pauzë, nuk do…

Lexo më Shumë

Pushteti ekzekutiv në Maqedoni është në vend të fundit në rajon sipas shkallës së transparencës, tregojnë hulumtimet e bëra në kuadër të projektit “Aktion SEE” që është implementuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, njofton Portalb. Sipas Tamara Rasavskës, koordinatore e projektit të “Metamorfozis”, analiza është bërë në bazë të ueb-faqeve të institucioneve, regullativës ligjore, akteve nënligjore dhe pyetësorëve dërguar nëpër institucione. “Maqedonia qëndron më ulët në rajon sipas transparencës së pushtetit ekzekutiv, gjegjësisht ka 36% hapje sipas indikatorëve, që është e habitshme. Duhet të punohet më shumë në implementimin e detyrimeve të ndërmarra. Ligji për qasje deri te…

Lexo më Shumë

110 deputetë nga gjithsej 120 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë shfrytëzojnë “Facebook” – tregon hulumtim më i ri i bërë në periudhën 22-29 mars të këtij viti, nga specialistë për media të reja, të udhëhequr nga Bojan Kordallov. Krahasuar me vitin 2009 kur për herë të parë është bërë hulumtim i ngjashëm, përqindja e deputetëve të cilët kanë shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” ka qenë 29, ndërkaq tani është rritur në 92, gjegjësisht nga 35 deputetë në 110. Më shumë se 60 deputetë çdo ditë ose disa herë në javë publikojnë përmbajtje në profilin e tyre ose faqen e…

Lexo më Shumë