Author: Rilinda

Shumica e ushtarëve që kanë penguar bashkëshortin e një deputetes së VMRO-DPMNE-së të futet në kazemërn e Kumanovës me veturën e “stolisur” me simbole nacionaliste, kanë qenë shqiptarë, raporton Iportal, duke sjellë detaje të reja nga incidenti i sotëm te kazerma e Kumanovës. “Në tentimin e tij për të hy në kazermën e Kumanovës, bashkëshorti i deputetes së VMRO-DPMNE-së është penguar nga rojtarët e kazermës të cilët kryesisht janë shqiptarë dhe vetëm përmbajtja e oficerit kujdestar ka penguar eskalimin e këtij incidenti me përdorim të mundshëm të armëve”, kanë thënë burime të I-Portal. Vetura e tij gjatë kohë ka qëndryer…

Lexo më Shumë

Kam marrë pjesë në dy lufta. Kërcënimet me zjarr tek unë nuk kalojnë. Sot nuk keni të drejtë. Gjatë gjithë kohës Kuvendi ka të drejtë të ndërpritet dhe të kalohet në pikë tjetër, tha deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, nga foltorja e Kuvendit. “Unë nuk propozoj dy ose tre kandidat, propozoj vetëm një, Talat Xhaferin. Nuk doni të dëgjoni këshillë me qëllim të mirë. Deri dje shumica e re ankohej, sot diçka ju po ankoheni”, tha deputeti Ademi, duke iu drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ai shtoi se kryetari i Kuvendit do të zgjidhet për 10 ditë. “Ka mundësi që Talati…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski në Kuvend e akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së se në prill ka harxhuar për llogari telefonike në roaming prej rreth 3.000 eurosh në kurriz të qytetarëve. Nga ana tjetër, jo Gruevski por partia e tij, VMRO-DPMNE e ka mbrojtur atë duke thënë se Gruevski nuk ka telefon që e paguan Qeveria, shkruan Fokus.mk. Andaj, pyetja është drejtuar deri te kompania e telekomunikimit Telekomi i Maqedonisë, se a shfrytëzon linjë speciale për harxhime në Telekomin e Maqedonisë si person vip ish kryeministri, duke pasur parasysh praktikën e kompanisë që tu ndajë linja të tilla personave të njohur…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi bashkë me Ministrin e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, sot kanë bërë pranim dorëzimin teknik të tubacionit të ujësjëllësit. “Me ketë hap bëhet përfundimisht përmbyllja e një çështje kruciale për qytetarët e Tetovës, siç është uji i pijshëm. Përmbyllja e këtij projekti ofron një zgjidhje afatgjate për qytetarët e Tetovës. Saga njëzetvjeçare e ujit të pijshëm mbyllet përfundimisht, me rrumbullaksimin e ndërtimit të stacionit të filtrimit i cili shkon drejtë fazës përfundimtare.” tha Arifi. E pyetur nga gazetarët për vlerën që kap ky projekt, Kryetarja Arifi ritheksoi që me një menaxhim…

Lexo më Shumë

Nga kjo parti shtojnë se VMRO-DPMNE-ja, Gruevski dhe Ivanov nuk kanë të drejtë ta dërgojnë shtetin drejt izolimit që t’i mbrojnë veprat e tyre kriminale. “Asnjë platformë kriminale e naftës nuk do të jetë pengesë për realizimin e vullnetit të shumicës. Porositë e fundit të deputetëve, përfaqësuesve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare dhe mediave sikurse e “Fridom Haus” dhe “Ekonomist” qartë kërkojnë zhbllokim të shpejtë të proceseve dhe parimeve demokratike. Secila pengesë e proceseve demokratike nënkupton dënim për vlerat demokratike dhe e dërgon Maqedoninë në izolim të mëtejm nga bota demokratike”, thuhet në kumtesën…

Lexo më Shumë

Tetë persona, prej të cilëve shumica policë të armatosur civil, mbrëmë vonë fizikisht e kanë sulmuar deputetin e LSDM-së, Maksim Dimitrievski nga Kumanova, njofton Plusinfo. Dimitrievski ka marrë vetëm lëndime të vogla në dorë. Rasti është paraqitur në polici. Ngjarja ka ndodhur në kafenë “Palas” në Kumanovë, ku Dimitrievski ka pasur festë familjare, me miqtë dhe familjarët. Tetë sulmuesit, nën ndikim të alkoolit, fillimisht me fjalë e kanë provokuar deputetin Dimitrievski, ndërkaq më pas janë gjuajtur edhe fizikisht që të përballen me të. Ai nuk ka mundur të mbrohet, pas së cilës ka ardhur sigurimi dhe në lokal është bërë…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar. Paradite reshjet do të jenë më të pranishme në lindje, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit ku në malet dhe në disa vende më të larta pritet të ketë reshje bore. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar veriore, më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 19 gradë celsius.…

Lexo më Shumë

Shpifje të kulluara! Kështu i ka komentuar Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, zërat për financimin e Lëvizjes BESA, si dhe zërat se kjo lëvizje ka në pronësi disa medie. Gashi në emisionin “Komiteti”duke folur për zërat kundërthënëse se janë me Erdoganin apo me Gylenin, tha se vetë fakti që shpifjet ndryshojnë dita-ditës, flet mjaft. “Nuk ka mbetur asnjë etiketë pa i ngjitur Lëvizjes BESA, dhe mos konsistenca e shpifjeve tregon se shpifjen nuk u qëndrojnë”, tha po ashtu Gashi, duke shtuar se nëse u qëndron ndonjë shpifje, shpifësit do mjaftoheshin me atë.Afrim Gashi: Shpifin vazhdimisht, pasi asnjë shpifje nuk…

Lexo më Shumë

Parlamenti Evropian sonte vonë do të diskutojë për raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2016. Tre anëtarë të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll para debatit të sotëm për raportet për përparimin e Maqedonisë në deklaratë të përbashkët theksojnë se i mbështesin përpjekjet për t’u tejkaluar kriza aktuale politike në Maqedoni. “Si eurodeputetë, i mbështesim të gjitha përpjekjet për t’u tejkaluar kriza aktuale. Bëmë përpjekje të mëdha për mbështetje të perspektivës evropiane të popullit të Maqedonisë dhe me shqetësim të thellë e ndjekim vazhdimin e krizës me pasoja të shtuara për vendin, përfshirë edhe…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=mNH-sersgUE Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Arbër Ademi në emisionin në Click Plus në televizionin 21, ka ofruar dorëheqjen e tij nëse kjo i kontribon zgjidhjes së krizës që është krijuar në Maqedoni. “Nëse dorëheqja jonë i kontribon zgidhjes së krizës, që sonte nga ky emision japim dorëheqje”, theksoi Ademi.

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=FvOTEljpU0o Ish kandidati për President, dhe ish kryetari i DR-së, Imer Selmani në emisionin Click Plus në televizionin 21, partitë politike shqiptare kanë bërë një hap të madh, pasi i thanë JO Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, duke krijuar shumicë tjetër me LSDM-në. “Partitë shqiptare bënë një hap të madh, pasi bënë çmontim të shumicës së kaluar parlamentare, dhe krijuan shumicën e re parlamentare”, theksoi Selmani. Ndërkaq, Nëse nuk zgjidhet kriza brenda një muaji, Maqedoninë e presin ditë të rënda dhe kolaps total. Pasi duhet të votohet buxheti, dhe kështu nuk do ketë para për pensionet, as për administratë edhe për…

Lexo më Shumë