Author: Rilinda

“Në periudhën e ardhshme, shumë shpejtë qytetarët do ta fitojnë Qeverinë e re sipas rregullore, Kushtetutës dhe ligjeve. Qeveria e re do të kujdeset për nevojat reale dhe për interesat shtetërore dhe ai është prioritet kryesor që do të zbatohet”, thuhet në kumtesën e rregullt mëngjesore të LSDM-së. Në të shtohet se “të punësuarit do të fitojnë rritje të pagës minimale prej 12.000 denarëve në vitin e parë, ndërkaq do ë rritet deri në 16.000 denarë deri në fund të mandatit të Qeverisë së re reformuese”. “Do të zvogëlohen harxhimet e jetesës. Qytetarët do të paguajnë më pak para për…

Lexo më Shumë

Naser Selmni kryetar i SHGM-së, thekson se kjo që po bëhet është vetëm për të shpëtuar kokat e VMRO-së, Gruevski kërkon të aminstojë sistemin për aq vite që ka udhëhequr, shkruan Almakos. “Gruevski nuk kërkon të amnistojë veten dhe miqtë e tij por edhe gjithë sistemin që i mundësoi të qeverisë 12 vjet. Maqedonia sipas Selmanit ideja e nacionalistëve maqedonas është që të aktrojnë demokraci por duan që të qeverisin. Selmani thotë se kriza politike nuk zgjidhet deri sa shumica e re parlamentare nuk e mer mandatin në duart e veta”. Ne përballemi me dy koncepte , koncepti i parë…

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin debativ në #ClickPlus në TV21 debatohet në temën: “A sheh LSDM-ja dritë në fund të tunelit? Debatojnë: Edmond Ademi Osman Kadriu Albert Musliu dhe Naser Selmani Edomad Ademi nga rradhët e LSDM-së vlerëson se kjo që bën VMRO-DPMNE-ja në kuvend nuk ka të bëjë as me debatin e as për dekleratat por blihet kohë që kryesia e saj të mos shkojnë në burg. Ademi tha se LSDM-ja ka plan si do të veprojë, njofton Almakos. “Ajo që është duke ndodhur në Parlament me replika dhe kundër-replika përbrenda vet grupit parlamentar është tentim i VMRO-së që të blejë…

Lexo më Shumë

Në ditën e 12 të vazhdimit të seancës konstituive, deputetët e VMRO-DPMNE kanë dhënë replika dhe kundër-replika për fjalimin e deputetit Dimitar Stefanaxhija. Pjesa më e madhe e replikave, si ditët e mëparshme, kanë të bëjnë me Platformën e partive politike shqiptare, si dhe për ruajtjen e unitaritetit të shtetit, njofton Portalb. Petre Shilegov i LSDM-së përmes shënimit procedural e luti kryesuesin e Kuvendit, Trajko Veljanoskin, që t’ju tërheq vërejtje deputetëve që t’i përmbahen fjalimit për të cilin ndodhen, dhe të mos akuzojnë deputetët cilët janë të pranishëm ose nuk janë të pranishëm në sallën e qëllimeve propagandistike. “Është e…

Lexo më Shumë

Komiteti për politikë operative monetare e BPRM-së vlerëson se stabiliteti i bazave ekonomike është pozitiv, por se rreziqet nga ngjarjet vendore politike edhe më tej ekzistojnë dhe janë të shprehura. Sipas Komitetit, të dhënat e publikuara për rritjen e BPV-së për vitin 2016 prej 2,4 për qind janë në përputhshmëri me projeksionin e BPRM-së prej 2,3 për qind. Për tremujorin e parë të vitit, siç theksojnë në kumtesë, pritet ruajtje e dinamikës pozitive të rritjes së BPV-së, por theksojnë se numri i treguesve të lartë frekuentues është kufizuar, përkatësisht se një pjesë e treguesve kyç janë të kapshëm vetëm për…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni 84 për qind e popullatës është religjioze, 10 për qind joreligjioze, ndërsa 1 për qind prononcohen si ateistë. Madje 88 për qind e popullatës së Maqedonisë prononcohen se besojnë në Zot, 6 për qind nuk besojnë dhe po aq nuk dinë nëse besojnë ose janë pa përgjigje në pyetjen e sondazhit që e zbaton Brima Gallup mbi një ekzemplar reprezentativ nga 1,210 të anketuar të moshës mbi 15 vjeçare në shtëpitë e tyre. Në anketën që njëherit është zbatuar në 68 vende të botës nga Vin Gallup Interneshënël në kuadër të vendeve fqinje, si më religjioze janë prononcuar…

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin debativ në ClickPlus në TV21 do të debatohet në temën: “A sheh LSDM-ja dritë në fund të tunelit?” – Kush është makinist i trenit, shumica e re parlamentare, apo ajo e vjetra? – Flasin apo jo njëzëri deputetët që ia besuan Zoran Zaevit mandatin e tyre, si zgjidhje për krizën? – Ka apo jo hapësira ligjore për ta debllokuar kuvendin, dhe transfer të qetë të pushtetit? Debatojnë: Edmond Ademi Osman Kadriu Albert Musliu dhe Naser Selmani Ndiqeni sonte në ora 21:30 #TV21 #ClickPlus.

Lexo më Shumë

Parku tek stacioni i autobusave për vite me radhë është anashkaluar nga të gjithë Kryetarët e Komunave të cilët kanë qeverisur me Tetovën. Po të marim kronologjikishtë ngjarjet, që nga viti 1991 është premtuar që në këtë hapësira do të ndërtoheshin projekte të ndryshme. Ashtu siç kalonin udhëheqësit e Komunës, edhe premtimet për këtë hapësirë ndryshonin. Derisa vendi në fjalë u katandis në një derexhe dhe strehë, ku zhvillohej prostitucioni dhe narkomania. Në një foto të postuar në rrjetin social fejsbuk, e para e Tetovës ka postuar dy fotografi të cilat rrëfejnë të gjithë storjen.

Lexo më Shumë

Gjuha luftënxitëse e pranishme në mediat e Maqedonisë ku ftohen qytetarët për trazira, për të cilën Këshilli i Etikës së Mediave bëri thirrje deri te Prokuroria Publike dhe Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizule të dënojnë të njëjtën, nga Prokuroria deri më sot nuk është hapur procedurë penale ndaj mediave të cilat përdorin gjuhë të urrejtjes dhe të cilat ftuan qytetarët për trazira. Edhe pse Prokuroria duhet të reagojë, nga atje nuk e shohin të arsyeshme as të përgjigjen për mediat. E kontaktuar nga Portalb zëdhënësja Elizabeta Nedanovska tha se deri më sot për tërë këto thirrje luftënxitëse askush nga…

Lexo më Shumë

Avokati Ignat Pançevski, në emisionin “Moj termin” të Ognen Janevskit, tha se ekziston bisedë telefonike në të cilën, udhëheqësi aktual i seancës konstituive të Kuvendit është drejtpërdrejt i lidhur me rastin e Liqenit të Smillkovës – “Monstra”. Në bisedë, avokati Pançevski thotë se është biseduar që të fshihen gjurmët nga masakra në Liqenin e Smillkovës në të cilën u vranë pesë persona maqedonas, ndërkaq më vonë në seancë gjyqësore u dënuan gjashtë shqiptarë, pas së cilës u ngrit revolt i madh në opinion dhe akuza për proces të montuar. https://www.youtube.com/watch?v=K059PGWWk9w

Lexo më Shumë

Paralelizmi që prej disa vitesh po vendoset mes profesorëve maqedonas të Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov” në Shkup dhe administratorëve shqiptarë, të cilët rrinë e marrin rroga kot, nuk është thjesht një anekdotë, shkruan gazeta KOHA. Në këtë shkollë të mesme, ku vite përpara paralelet në gjuhën maqedonase mbusheshin me nxënës shqiptarë, formimi i të ashtuquajturave paralele artificiale, është reduktuar dukshëm pasi është rritur ndjeshëm shkalla e vetëdijesimit të nxënësve dhe prindërve shqiptarë, për të mos lejuar një gjë të tillë. Është shtuar edhe numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe që lejohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës…

Lexo më Shumë

“Kot e kanë, nuk na frikëson as VMRO-ja as BDI-ja. Mos të harxhojnë kot karburante për helikopterët e transporterët se qytetarët nuk frikohen nga lojnat e politikës”, tha për Gazetën Lajm një banor 62 vjeçar i Tetovës. Ka edhe të atillë që haptazi shprehin dyshime se këto aktivitete të shtuara janë parapërgatitje për skenare të reja destabilizimi me qëllim që të ruajnë pushtetin Fluturimet e shpeshtuara të helikopterëve mbi qiellin e Tetovës, si dhe lëvizjet e shtuara të transporterëve policorë e ushtarakë, banorët e këtij qyteti i shohin si tentim nga qeveria e VMRO-së dhe BDI-së për të frikësuar banorët…

Lexo më Shumë