Author: Rilinda

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë (SHJRM) sot në Shkup do të promovojnë Doracak për parandalim të korrupsionit në administratën lokale, njofton AIM. Doracaku është përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ai është përgatitur si vegël praktike e cila do t’u shërbejë nëpunësve shtetëror dhe të punësuarve në vetëqeverisjen lokale në punën e përditshme, duke kontribuar drejt përforcimit të qeverisjes së mirë në nivel lokal. Doracaku është në dispozicion në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ndërsa do të distribuohet deri te të gjithë njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Lexo më Shumë

Ish shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bilt i cili dje zhvilloi një sërë takimesh me liderët politik në vend, me siguri pa qëllim, duke dashur të postojë fotografi në Twitter se ka arritur në shtabin e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë, ilustroi se ku BDI e mban flamurin maqedonas. Në podiumin i cili është në kornizat e sallës për takime ishin të gjitha flamujt, i BE-së, i SHBA-së, ai shqiptar, i BDI-së madje edhe i Kosovës, vetëm flamuri i Maqedonisë shikonte në mënyrë të turpshme nga prapavija. Në pyetjen e “Meta” pse flamuri maqedonas është vendosur atje, zëdhënësi…

Lexo më Shumë

Ekipi i CIVIL Media dje i pyeti qytetaret dhe qytetarët në Shkup – si mbijeton një familje mesatare me të ardhura nën 20 mijë denarë në muaj. “Tepër rëndë!” dhe “Në skajet e ekzistencës!”, ishin disa nga përgjigjet. Madje 76% nga të punësuarit në shtet marrin rrogë deri 20 mijë denarë, një numër i madh nga ata me shumë tepër më të vogël, disa nga të punësuarit më me fat – në muaj, ndërsa disa edhe me vonesë prej dy ose më tepër muajve. Të anketuarit sje theksonin se jetojnë mjerueshëm, se mezi mbijetojnë dhe se nuk ka para as…

Lexo më Shumë

Durimi i Bashkimit Evropian po kalon, ndërsa hap i ardhshëm është i mundur sanksioni, këtë e ka deklaruar Garet Martin, profesor në universitetin amerikan dhe ekspert i Institutit Evropian në Washington, i cili ka shtuar se këto do të jenë pasojat e pritura nga kriza politike, raporton Zëri i Amerikës. ‘Në lojë janë shumë opsione, por nëse e shikoni çka është bërë në shtete tjera nga ana e BE-së, më e njohura është ngrirja e kapitalit, ndalesë për udhëtim, të cilat janë veçanërisht të përshtatshme për qëllimet e individëve dhe jo ndaj gjithë shtetit’, tha Martin. Sipas tij, masa të…

Lexo më Shumë

Partia për Emancipimin e plotë të Romëve (PCER) ka bërë të ditur se ekziston video për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar. “Qytetarët duhet të dijnë të vërtetën, por edhe prindërit e të rinjve që tragjikisht vdiqën. Në ate video do të shihet e vërteta, por në interes të hetimeve që presim së shpejti ta zbardh Prokuroria Speciale, nuk duam të japim detaje të tjera. Por me siguri të madhe ju konfirmojmë se ekziston videoja”, theksoi PCER, që udhëhiqet nga Samka…

Lexo më Shumë

Analiza e Institutit për Hulumtime ekonomike “Finance Think” në Shkup, ka nxjerrë në pah se çdo i katërti i punësuar në Maqedoni merr pagë nën mesatare. Sipas analizës 76 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se 20 mijë denarë (330 euro), shkruan REL. Në bazë të entit shtetëror të statistikave, rroga mesatare në Maqedoni është 22.750 denarë. Njohësit e çështjeve ekonomike, duke komentuar rezultatet e hulumtimit në fjalë, thonë se standardi i ulët jetësor bën që qytetarët në Maqedoni, më lehtë të bëhen pre e manipulimeve të ndryshme politike. Iljo Trajkoski për Radion Evropa e Lirë…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Reshje më intensive do të ketë pasdite në pjesët lindore, ku lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjellë me bubullimë. Në disa vende pritet të bien mbi 25 l/m2. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 11, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 20 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri…

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin ClickPlus në televizionin 21, me fillim në ora 21:30, do të mund të ndiqni debatin rreth zhvillimeve të referendumit në Turqi që u mbajtën të dielën, dhe në të cilën turqit votuan pro shtetit presidencial. Debatojnë: Erdogan Saraç, Lëvizja për Unitet Kombëtar të Turqve në Maqedoni Muhamet Halili Alajdin Demiri Ramadan Ramadani – Cilat janë ndryshimet në Turqi pas rezultateve të referendumit të së dielës? – Sa do të preket rajoni nga këto ndryshime? – Si duhet të reflektojë Ballkani Perëndimor për ndryshimin e sistemit politik në Turqi? – Pse shqiptarët e mirëpritën rezultatin pozitiv të referendumit,…

Lexo më Shumë

Nivelet e ujërave të lumenjve nëpër Maqedoni janë më të ulëta se mesatarja për muajin prill, kumtoi DPHM. Sipas matjeve hidrometeorologjike javore, niveli i lumit Vardar në Jegunovc është 60 deri në 106 centimetra për dallim nga mesatarja për muajin prill, e cili arrin 122, në Veles është pothuajse e përgjysmuar, në Shkup lëviz prej 32 deri në 53, ndërsa mesatarja është 79… Në mënyrë drastike, niveli më i ulët nga mesatarja për muajin prill është niveli i ujit të Cërnarekës në Novaci. Matjet tregojnë edhe nivele dyfish më të ulëta të lumenjve Treska në Makedonski Brod, Pçinja te Banja…

Lexo më Shumë

Shtatë kilogramë heroinë kanë konfiskuar nëpunësit doganorë gjatë fundjavës së kaluar, pikërisht ditën e shtunë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Heroina ishte blerë në Stamboll, ndërsa duhej të transportohej në Novi Pazar. Siç informon sot Drejtoria doganore e RM-së, automjeti, me targa serbe, e drejtuar nga shtetasi i Serbisë, të shtunën rreth orës 20:15 minuta është paraqitur për hyrje në shtet. Shoferi ka thënë se nuk ka asgjë për të paraqitur, por gjatë kontrollit të automjetit në dy akumulatorët, njëri i vendosur në pjesën e përparme dhe tjetri në pjesën e bagazhit, janë gjetur 14…

Lexo më Shumë

Palmat e blera nga vendi i varfër në Ballkan për t’i dhënë kryeqytetit dhe qyteteve të tjera një pamje tropikale, kanë rezultuar një veprim qesharak pas dy vitesh – ndërsa vendasit e shohin këtë si shembull të shpërdorimit të parave publike. Në atë që disa e shohin si një simbol të saktë të vështirësive aktuale të Maqedoni, mbi njëqind palma të mbjella në Shkup dy vite më parë – të projektuara t’i sjellin qytetit një ndjesi tropikale – janë tharë nga dimri i acartë. “Kontrolluam të gjitha palmat një nga një dhe fatkeqësisht mund të themi se vetëm 10 për…

Lexo më Shumë