Author: Rilinda

Oda ekonomike Maqedoni-Turqki (MATTO), Oda ekonomike e Izmirit dhe Oda ekonomike e Maqedonisë, organizojnë sot forum afarizmi maqedono-turk. Sipas AIM-së, aktiviteti do të mbahet në Shkup, ndërkaq do të marrin pjesë kompani të Teknologjisë Informatike dhe të sektorit shëndetësor. Qëllimi i forumit është përparimi i bashkëpunimit të korporatave, pjesëmarrje e përbashkët në projektet e BE-së dhe pjesëmarrje e përbashkët në tregjet e treta.

Lexo më Shumë

Këshilli kombëtar për barazi gjinore organizon sot konferencë me temë ”Mbështetje për viktimat e dhunës – e kujt është përgjegjësia”. Sipas AIM-së, konferenca është pjesë e aktiviteteve të projektit ”Ratifikimi i Konventës së Stambollit”, që financohet nga Bashkimi Evropian përmes IPA 2 mekanizmit për organizata qytetare (OPA2CSO). Konferenca ka për qëllim të kontribuojë drejt përmirësimit të sistemit të mbrojtjes së viktimave nga dhuna familjare dhe qasjë në drejtësi për gratë e dhunuara në bazë gjinore, si edhe në ratifikimin e Konventës së Stambollit. Gjithashtu do të prezantohet analiza për përshtatjen e dispozitave të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjës e Hercegovinës, Mladen Ivaniq do të drejtohen sot në forumin e biznesit në Shkup që organizohet në suaza të vizitës zyrtare të Ivaniqit në Maqedoni. Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në forumin e biznesit, i cili është paraparë të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të marrin pjesë biznesmenë nga Republika e Maqedonisë dhe nga Bosnja e Hercegovina. Në prezencë të presidentit Ivanov dhe kryesuesit Ivaniq, do të nënshkruhet edhe Marrëveshje për bashkëpunim mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, edhe një herë ka përsëritur se nuk ka ndonjë platformë nga Tirana apo që Shqipëria ndërhynë në çështjet e brendshme të Maqedonisë. Bushati citohet të ketë thënë se është gabim që Deklarata politike shqipare të quhet si platformë e Tiranës, duke shtuar se Shqipëria nuk ndërhynë në Maqedoni por këshillon në mënyrë miqësore. Ai ka ritheksuar se ka një platformë të partive politike shqiptare për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin. Edhe Bushati, ngjashëm si Kryeministri Rama, pohon se ka patur marrëveshje me Gruevskin që më pas është refuzuar për shkaqë që…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike para një majit do të realizojë takim me tetë anëtarët nga Gjermania dhe Hungaria të Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë, sepse edhe pas katër tentimeve nuk arriti të sigurojë urdhëresë gjyqësore për kontroll në kuadër të dy hetimeve lidhur me përgjimin masiv nga viti 2008 deri në vitit 2015, shkruan sdk.mk, duke u thirrë në burime të kompanisë që për shkak të se nuk janë të autorizuar të flasin në opinion dëshirojnë të mbeten anonimë. PSP konfirmoi se pasi u përball me obstruksione nga përfaqësuesit e kapitalit shtetëror në kuadër të kësaj kompanie dhe nga…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në male do të bjerë dëborë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, ndërsa më e fuqishme pritet të jetë në pjesët jugperëndimore dhe jugore të vendit, në disa momente me shpejtësi edhe mbi 90 km/orë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në gjashtë, ndërsa e ditës prej tetë deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të përkohshëm. Do të fryjë…

Lexo më Shumë

Në qytetin e Radovishit në pjesën juglindore të Maqedonisë është pamundësuar programi me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed, raporton Anadolu Agency (AA). Këshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, duke folur për AA në lidhje me rastin, u shpreh se programin me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed të cilin e organizojnë që nga viti 1989, këtë vit e kanë organizuar edhe në Maqedoni me temën “Profeti Muhamed dhe Shoqëria e Besueshme”. Alkan rikujtoi se gjatë ditës së djeshme në Shkup u organizua program nga Fondacioni Turk për Çështje Fetare…

Lexo më Shumë

Analisti Ibrahim Mehmeti në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka theksuar se VMRO-DPMNE-ja dikton lojën, shumica parlamentare e luan. https://www.youtube.com/watch?v=Z-KZCPbGHVg Ibrahim Memeti citon që guximi për tu ballafaquar mungon, problemi kryesor është se shumcica parlamentare praktikisht pranojë ta luaj lojën e VMRO-së. VMRO-DPMNE-ja dikton lojën, shumica parlamentare e luan. Mirëpo ne e shohim se këtu kemi shkelje të kushtetutës dhe ligjeve. Nëse shkohet me logjikën e rregullave të lojës kuptojmë se VMRO do deri në pafundësi ta thelloj situatën. Madje gabimi i parë u bë momentin që u lejua ish kryeparlamentari ta udhëheq seancën dhe kjo ka qenë pjesa…

Lexo më Shumë

A janë të bazuara shqetësimet për shpërthim të krizës ndëretnike në Maqedoni? – Edhe sa arsyetime duhet dëgjuar, për ta kuptuar se ngërçi politik, ka të bëjë me pushtetin, dhe jo raportet ndëretnike, dhe përse s’po vepron shumica e re parlamentare? – Sa janë të koordinuara partitë e bllokut të ri, rreth gjetjes së zgjidhjes për ngërçin? – Ka apo jo hapësirë për tërheqjen e deklaratës së partive parlamentare shqiptare? Sonte në #Click Plus në TV21 debatojnë: Ilmi Selami, Bekim Fazliu, Artan Dika dhe Ibrahim Mehmeti. Ilmi Selami vlerëson se rrethanat dhe situata sjanë aq të thjeshta siç mund ti…

Lexo më Shumë

Ky lokal ishte arsyeja e sulmit që iu bë dje avokatit nga Tetova Bujar Sabriut në zyrën e tij. Ky i fundit kishte marrë pronësinë e lokalit në një ankand të përmbaruesit, pasi që të njëjtin banka ia kishte marrë si hipotekë 72 vjeçarit , Vebi Abazi. 72 vjeçari asnjëherë nuk ishte pajtuar me faktin që kishte humbur lokalin, dhe kishte kërkuar që t’i kthehet përsëri. Avokati Sabriu thotë se ka pranuar që t’ia kthej pronësinë e lokalit, por ka kërkuar kompensim, e për këtë i kishte disa afate që t’i sigurojë të hollat, por kjo nuk ka qenë e…

Lexo më Shumë

BDI po kthehet në përqafimin e VMRO-DPMNE-së, raporton radio Evropa e Lirë, duke cituar burime nga Lëvizja Besa lidhur me qëndrimin e djeshëm të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se për zgjidhjen e krizës duhet të merren vesh VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja. “Në këtë drejtim ne nuk jemi shumë ët sigurt se BDI nuk luan ende në favor të VMRO-DPMNE-së, prandaj edhe daljen nga kriza e shohin përmes marrëveshjes së ndërsjellë mes VMRO-së dhe LSDM-së. pas kësaj deklarate të Ahmetit, seriozisht vihet në pikëpyetje shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja. Kjo paraqet sinjal BDI sërish po kthehet në përqafimin e VMRO-DPMNE-së”,…

Lexo më Shumë