Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjës e Hercegovinës, Mladen Ivaniq do të drejtohen sot në forumin e biznesit në Shkup që organizohet në suaza të vizitës zyrtare të Ivaniqit në Maqedoni.
Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në forumin e biznesit, i cili është paraparë të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të marrin pjesë biznesmenë nga Republika e Maqedonisë dhe nga Bosnja e Hercegovina.
Në prezencë të presidentit Ivanov dhe kryesuesit Ivaniq, do të nënshkruhet edhe Marrëveshje për bashkëpunim mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian.

