Xhevdet POZHARI Albin Kurti, tani për tani, ka zgjedhur pozicionimin më të mirë politik – atë të vëzhguesit dhe komentuesit të zhvillimeve politike. Pasi që të paktën zyrtarisht ka hequr nga supet barrën e drejtuesit të partisë më të madhe opozitare, i vetëdijshëm për reputacionin dhe ndikimin e tij në Lëvizjen të cilën vet e themeloi, nga pozita e deputetit ai është shndërruar në një komentator i cili mjeshtërisht i shfrytëzon momentet politike. Gazi i lëshuar në parlament siç duket ka qartësuar jo vetëm shikimin e popullit që mbeti i hutuar midis dy taborreve të elektrizuara, por me gjasë ka…
Author: Rilinda
Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska zbulon për herë të parë zyrtarisht se OBRM-PDUKM ka tentuar dhe tenton amnistinë, me sinjale të dërguara herë pas here në adresë të LSDM-së. Sheqerinska, në emisionin “Rruga drejt..”, theksoi se pavarësisht propozimeve konkrete për amnisti, ato nuk do ta zgjidhnin krizën politike. Sheqerinska nuk dha shumë detaje për propozimet për amnisti, të cilat kishin filluar që para një viti nga koha e faljes së presidentit Ivanov, por tha se qëllimi ka qenë i shpëtimit të kokave të një grupi të vogël zyrtarësh në OBRM, raporton Alsat M. Gjatë muajve të kaluar kemi marrë sinjale…
Për shkak të një defekti të madh, në hapësirat e Poliklinikës Çento, tashmë disa ditë me radhë është shfaqur sasi e madhe uji fekal që ka shkaktuar revoltë te pacientët. Nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Shkup thonë se uji është shfaqur në bodrum si pasojë e një defekti të ndodhur jashtë hapësirave të Poliklinikës në fjalë. Përgjegjësit kanë marrë masa për ta thithur ujin nga bodrumi, por nuk dihet se kur do të rregullohet defekti.
Gjenerata e sivjetme e nxënësve të shkollave të mesme katër vjeçare konfirmon se pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë nivel shkollimi është mbi 30 për qind në nivel të gjitha shkollave të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Konkretisht, në bazë të atyre që kanë paraqitur provimet e maturës për vitin shkollor 2016/2017, gjimnazin dhe arsimin e mesëm profesional katërvjeçar, në muajin qershor pritet ta përfundojnë mbi 16 mijë nxënës. Prej tyre, të paktën 5120 maturantë ose 31.6 për qind janë shqiptarë, respektivisht nxënës që përfundojnë shkollën e mesme në paralelet me mësim në gjuhën shqipe. Ndërkaq, nxënës që janë evidentuar si maturantë…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në të cilin duhet të zgjidhen anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të vazhdojë nesër. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionin, pasdite në kuadër të vazhdimit të 15-të të seancës kryesisht përmes replikave dhe kundër replikave kërkuan nga LSDM-ja që të heqë dorë nga Platforma e Tiranës, e cila ka qenë tema kryesore edhe sot, sikur edhe të organizohen zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza aktuale. Nga LSDM-ja dhe koalicioni, u përmbajtën nga replikat dhe vërejtjet procedurale. Në pajtim me të dakorduarën, në Komision për çështje të…
Këshilli i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur sot debatoi për gjendjen me rrogat në gjyqësi dhe me këtë rast konkludoi se nevojitet vazhdim i aktiviteteve deri në realizim të plotë të angazhimeve për rritjen e tyre konform rritjes së rrogave në prokurorinë publike. Siç kumtoi Shoqata e gjykatësve, në këtë drejtim, Këshilli drejtues i ka mbështetur orvatjet e deritanishme të kryetarit të Shoqatës me propozim që ato të vazhdojnë dhe të orientohen drejt institucioneve kompetente, sidomos drejt Këshillit gjyqësor të RM-së dhe Këshillit buxhetor. Këshilli drejtues, shtohet në kumtesë, konkludoi se nevojitet që aktivitetet…
Krahas veturave, këtë bulevard e shfrytëzojnë edhe kamionë mallrash për lëvizje në drejtim të Tetovës, apo Republikës së Kosovës. Kjo bën që pothuajse për çdo ditë në këtë bulevard komunikacioni të jetë i stërngarkuar. “Qytetarët e Shkupit përballen gati çdo ditë me trafikun e stërngarkuar në këtë bulevard. Kjo rrugë paraqet edhe një problem për këmbësorët të cilët kalojnë rrugën këtu, për shkak se ka mungesë të vijave të bardha dhe mbikalimeve”– tha një qytetar. Qytetarët thonë se problemi kryesor është qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese, të cilat ndonëse e kanë të ndaluar, ato e shfrytëzojnë këtë bulevard në…
Kujdes, kujdes Edi Rama nga Tirana ju jep kushte BE-së e SHBA-së, nëse Shqipëria nuk bëhet anëtare e Bashkësisë Europiane, atëherë bashkojmë Shqipërinë me Kosovën, po me shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës e Bojanovcit, Malit të Zi, me Çamërinë çfarë do bëhet? Asgjë. Po ia bëjmë një pyetje Edi Ramës, nëse politikanët kosovarë s’duan të bashkohen atëherë çfarë do bëhet? Një detyrë t’vogël përgjegjësie të martesës e marrim e mënjëherë ndahemi nga vëllezërit e një barku për të jetuar më mirë, e ku Hashim Thaçi e Ali Ahmeti të bashkohen me Ramën e Lulzim Bashën. Nuk i ka lënë mendja t’i…
Marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës janë të shkëlqyera, por mungon bashkëpunimi më intensiv ekonomik në të cilën duhet të punohet në periudhën e ardhshme, vlerësuan presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës Mladen Ivaniq të cilët sot mbajtën fjalim në forumin e biznesit në Shkup. Të dy theksuan se ekziston bazë solide për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehën gatishmërinë për krijimin e kornizës juridike me qëllim të rritjes të këmbimit tregtar mes të dy shteteve. Sipas presidentit Ivanov, të dhënat statistikore të cilat tregojnë se Bosnja e Hercegovina ka madje…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sot ka shprehur se të gjitha institucionet shtetërore duhet të mundësojnë formim të Qeverisë nëpërmjet transferit të qetë të pushtetit dhe se veprimi në kundërshtim me interesat shtetërore është i dënueshëm. “Parlamenti dhe të gjitha institucionet kanë për detyrë të mundësojnë formim të Qeverisë nëpërmjet transferit të qetë të pushtetit. Secili institucion dhe çdonjëri në mënyrë vetanake duhet të jetë i vetëdijshëm se të vepruarit në kundërshtim me interesat shtetërore është shkelje e Kushtetutës dhe drejtësisë dhe rrezik për stabilitetin e Maqedonisë dhe rezultojnë me përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga kjo parti…
Boshko Josimovski i njohur me pseudonimin “i kuqi”, maqedonasi i arratisur përmes një letre në facebook, të cilën e kanë transmetuar edhe disa portale ka shkruar se do të thotë të vërtetën që di për Lagjen e Trimave në Kumanovë, por ai do që ti krijohen kushte sigurie për të ardhur në Maqedoni. “Me gjithë respektin, bashkëqytetarë të mi të nderuar, grumbulloni nënshkrime me një peticion që unë i sigurt të kthehem dhe të them të vërtetën për ‘Lagjen e Trimave’, e cila pret si thikë”, dhe për këtë ka edhe dëshmitarë”, thotë Josimovski. Ai thotë se kërkon edhe ballafaqim,…
Robert Atanasovski është fotoreporter nga Maqedonia që ka arritur të përjetësojë momente historike të historisë së re të vendit. Sipas Nova Tv, ai ka dokumentuar dhe ka qenë dëshmitar i aferës ”Tat”, i krizës së refugjatëve të Kosovës, por edhe i konfliktit të armatosur në Maqedoni. Atanasovski ka qenë dëshmitarë i shumë fateve, gëzimeve, golgotës së migrantëve, i përmbytjeve në Shkup. Fotografitë e tij kanë qenë të publikuara në faqet e para të shumë mediave botërore, nga ”the Guardian” te ”The New York Times”. https://www.youtube.com/watch?v=9_2uSElyyZA

