Krahas veturave, këtë bulevard e shfrytëzojnë edhe kamionë mallrash për lëvizje në drejtim të Tetovës, apo Republikës së Kosovës. Kjo bën që pothuajse për çdo ditë në këtë bulevard komunikacioni të jetë i stërngarkuar.
“Qytetarët e Shkupit përballen gati çdo ditë me trafikun e stërngarkuar në këtë bulevard. Kjo rrugë paraqet edhe një problem për këmbësorët të cilët kalojnë rrugën këtu, për shkak se ka mungesë të vijave të bardha dhe mbikalimeve”– tha një qytetar.
Qytetarët thonë se problemi kryesor është qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese, të cilat ndonëse e kanë të ndaluar, ato e shfrytëzojnë këtë bulevard në vend që ta shfrytëzojnë qarkoren rreth Shkupit. Gjithashtu problem tjetër është edhe mungesa e parkingut.
“Ne vet i kemi fajet, ne duhet ta bëjmë vet rendin ashtu si na takon, pastaj fajtor është edhe ligji, edhe ligji duhet të intervenojë dhe t’i ndihmojë popullatës. Veturat e rënda transportuese kalojnë ende këndej, ato nuk e kanë rendin, e kanë rrugën tjetër për të shkuar rreth Shkupit”,- theksoi një qytetar.
“Trafiku i ngarkuar me të vërtetë na pengon shumë, gati se çdo ditë ka ndeshje, sidomos me kamionët e mëdhenj, gati çdo ditë bëjnë ndeshje. Nuk është koha për të kaluar automjetet e rënda”,– u shpreh një qytetar.
“Nuk ka parking, parkingu nuk është i rregulluar, kështu që nuk marrin masa as komunat. Është e rrezikshme se po vijnë edhe myshterinjtë, nuk ka vija as të plota as për këmbësorë”,– tha një qytetar.
“Problemi më shumë është te kamionët që e kanë të ndaluar të kalojnë këndej dhe e bllokojnë komunikacionin. Ajo na pengon ne më shumë, për parkim, për kalim të veturave. Në vend se të arrihet më shpejt diku, këtu bllokohet dhe humb kohë”,– deklaroi një qytetar.
Banorët e kësaj pjese të qytetit gjithashtu ankohen se kanë edhe mungesë të transportit publik. Për përgjigje rreth ankesave dhe kërkesave të qytetarëve tentuam të kontaktojmë me Qytetin e Shkupit, por ata ishin të pakapshëm për të dhënë përgjigje rreth këtyre problemeve./TVM2
Data 25.08.2026
Aktuale
- Ganimete Jashanica në zi, humb personin e ngushtë të familjes
- “Imazhi i qeverisë është shkatërruar”, Analisti: Në PS, të gjithë e dinë se nuk ecet më me Ramën! Protesta duhet të prodhojë mosbindje civile për largimin e tij
- Zjarri në Bojanë vihet nën kontroll, flakët vijojnë në malin e Kitkës
- Ishte fshehur në ushqime, gjendet kokainë dhe hashash te burgu 313
- Dija që kapërcen kufijtë kombëtarë
- Gjenocidi në Gaza vazhdon: 73,431 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori 2023
- Loja e madhe shpërblyese e UNI-Bankës dhe Mastercard – “Paguaj dhe hyr në lojë”!
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind


