Nga sot e deri në ditën e premte, në Shkup do të mbahet takimi vjetor për përcjelljen e proceseve gjyqësore, aktivitet që organizohet nga Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup. Juristë nga shtatë misione të OBSE-së dhe përfaqësues të 29 OJQ-ve nga rajoni i OSBE-së do të shkëmbejnë përvojat dhe do të flasin për sfidat që lidhen me përcjelljen e lëndëve të profilit të lartë gjyqësor dhe lëndët ku janë përfshirë grupe të ndjeshme, siç janë të miturit dhe pakicat kombëtare.
Author: Rilinda
Qytetarët e Gjevgjelisë në referendumin e sotshëm me shumicë bindëse prej 97 përqind votuan “kundër” hapjes së xeheroreve në territorin e kësaj komune. Sipas rezultateve të para 154 qytetarë kanë votuar “për” ndërsa “kundër” kanë votuar 13097 qytetarët me të drejtë vote. Nga Komisioni Zgjedhor komunal thanë se sonte kalojnë afatet për ankesa. Fakti që mbi 13 mijë qytetarë të Gjevgjelisë me të drejtë vote ose rreth 70 përqind dolën sot në votime, e bën këtë referendum që të jetë i vlefshëm. Referendumin e inicoi iniciativa “Shpëtim për Gjevgjelinë”, ndërsa vendimin për mbajtjen e solli Këshilli i Komunës së Gjevgjelisë.
Pas pushimit dyditësh sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme…
Moti në pjesën perëndimore dhe qendrore të Maqedonisë do të jetë me vranësira të ndryshueshme me mundësi për reshje në rajonin e Ohrit, ndërsa në pjesën lindore të vendit do të jetë mot me diell dhe me erë me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të lëvizë prej minus 3 deri në 6 gradë, ndërsa temperaturat maksimale prej 11 deri në 21 gradë celsius. Në pjesët më të larta të rajonit të Osogovës dhe Maleshevisë sot në mëngjes temperatura do të ulet nën zero, ndërsa më pas nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore edhe rryme jugore do të…
Vazhdon aksioni i mbledhjes së nënshrkimeve para Kuvendit, për të ndryshuar ligjet dhe rregullat për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta. Deri tani janë mbledhur rreth 2 mijë nënshkrime, por duhen edhe 10 mijë që kjo iniciativë të rishikohet nga deputetët në Kuvend. Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta për tre ditë me radhë kanë qëndruar para Kuvendit në “Parkun e Gruas”, duke kërkuar nga politikanët t’i ndihmojnë ata me problemet me të cilat ballafaqohen.
Shumica parlamentare në Maqedoni e përbërë nga social-demokratët e Zoran Zaevit dhe dy partitë shqiptare BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, përkundër deklarimeve thuajse të përditshme për emërimin e kryetarit të Kuvendit, ende nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret. Nga ana tjetër, VMRO-ja e Nikolla Gruevskit mbetet në qëndrimin se me të gjitha forcat e mundshme do të kundërshtojë zgjedhjen e kryeparlamentarit për shkak të, siç thotë, platformës shqiptare me të cilën pretendon se rrënohet karakteri unitar i shtetit. Në fakt, edhe debati i dy ditëve të fundit parlamentar po zhvillohet në këtë frymë me akuza nga më të ndryshmet ashtu…
Qendrën e re klinike në Shkup me vlerë prej 72 milionë euro do ta ndërtojnë dy kompanitë më të mëdha ndërtimore në Maqedoni “Granit” dhe “Beton” në bashkëpunim me një kompani italiane, informoi sot në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, transmeton MIA. “Kjo ofertë është zgjedhur si më e pranueshme për ndarjen e marrëveshjes për realizim, e në të njëjtën kohë i plotëson të gjitha kushtet të cilat janë paraparë për ndërtim të objekteve të tilla komplekse. Zgjedhja është bërë në bazë të marrjes së lejes nga ana e Bankës së Këshillit të Evropës. Komisioni për çdo…
Fejzi HAJDARI Katica të merret me Alinë e Musën, jo me Izetin-Tetutën. Dyshim për luftë selektive dhe pazare me BDI-në Jo që dua të mbrojë dikë në BDI-së, sidomos njerëzit e super korruptuar, kriminalizuar…, që janë ajka-piramida në kreun partiak të BDI-s, duke filluar nga Alija-Musa e teposhtë. Por, të ‘apostrofohen’ të parët në listë për manipulime, korrupsion ose krim, nga SPECIALIJA, Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi (ose eventualisht Nevzat Bejtën), për të cilët të paktën deri tani u tha që këta po përpiqen për ndryshime rrënjësore në kuadër të kryesisë së partisë, është më shumë se joseriozitet dhe tallje,…
Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) kërkon që urgjentisht të ndalohet “lojrat pa kufi” me bllokim pasiv të zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit dhe transferimin e qetë të pushtetit. Sipas tyre, qytetarët e Maqedonisë e ndjejnë jofunksionimin e shtetit në çdo hap dhe çdo pjesë të jetës së tyre. “Qytetarët e Maqedonisë e ndjejnë jofunksionimin e shtetit në çdo hap dhe çdo pjesë të jetës së tyre, me çka janë bërë peng të zyrtarëve të lartë të partisë së OBRM-PDUKM-së, të cilët tentojnë të ikin nga përgjegjësia e krimit që i ngarkon PSP-ja”, thuhet në kumtesën e AMP-së. Ata…
Maqedonia është në gjendje të mjerueshme në menaxhimin me mbeturinat dhe mundësitë që ekzistojnë në qasje me ta, paralajmërojnë nga Shoqata për mjedis të pastër “Hajde Maqedoni”. “Situata me menaxhimin me mbeturinat në Maqedoni karakterizohet para se gjithash si e suspenduar dhe joefikase, ndërsa sistemi është bllokuar nga mungesa serioze teknike dhe organizative. Kjo rezulton me sisteme të ndryshme jofunksionale në sistem kombëtare dhe komunal dhe efekte negative mbi ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve”, thonë nga Shoqata. Ata gjithashtu thonë se rreth 99% e mbeturinave komunale në Maqedoni janë deponi, me çka humbet mundësia për ruajtjen e ambientit jetësor,…
Për të tretën ditë me radhë prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta kanë ngritur tendat para Kuvendit të Maqedonisë. Ata kërkojnë nga institucionet të tregojnë dëgjueshmëri për më të dashurit e tyre dhe të ofrojnë kushte më të mira për jetesë për këtë kategori të njerëzve. Netët e kaluara ata kanë fjetur në temperatura nën zero, ndërsa mbështetje mbrëmë morën edhe nga deputetët e LSDM-së. Atyre u është premtuar nga politikanët dhe deputetët se në koordinim me ministritë përkatëse, Fondin për shëndetësi dhe deputetët se do të formohet një grup pune i cili do të insistojë në funksionimin e…
Kur ishte publikuar fillimisht plani për riorganizimin e madhor të kryeqytetit maqedonas në vitin 2010, projekti i njohur si “Shkupi 2014” parashihte ndërtimin e rreth 40 monumenteve, skulpturave, fasadave dhe ndërtesave të reja. Mirëpo, kur shihet në vitin 2015, numri i ndërtesave dhe monumenteve tani është trefishuar. Hulumtimi i BIRN dëshmon që ndërkohë edhe çmimi për pamjen e re të Shkupit është rritur, duke e tejkaluar shumë çmimin e paralajmëruar fillimisht prej 80 milionë eurosh, në 560 milionë euro. Hulumtimi tetëmujor mbështetet në të dhëna të marra përmes Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare, faqes zyrtare në internet të Byrosë…

