Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit të Republikës së Maqedonisë këtë vit për herë të parë e promovoi ofertën turistike të vendit në panairin internacional për turizëm në Dubai. Nga Agjencia informoi se Arabian Travel Market (ATM) është një nga manifestimet më të mëdha të panaireve në Azi, në të cilin Maqedonia i prezantoi bukuritë e saj natyrore, traditën, aktivitetet në natyrë dhe në turizmin gastronom. “Prej rreth 30.000 biznes-vizitorëve dhe 2800 egzibitorë të pranishëm në panair, Maqedonia arriti ta tërheq interesin e organizatorëve, të cilët panë mundësi për zgjerim të ofertës së saj. Potenciali për bashkëpunim me Dubain…
Author: Rilinda
Komisioni Amerikan për letra me vlerë publikon se ish drejtorët e Maxhar Telekomit Eleg Shtraub dhe Andras Balog janë pajtuar që të paguajnë gjobë në të holla, ndërsa ndaj tyre është shqiptuar edhe dënim me ndalesë për kryerje të detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqata aksionare për 5 vitet e ardhshme. Shtraub do të paguajë gjobë prej 250.000 dollarësh amerikan, ndërsa Balog shumën prej 150.000 dollarësh. Dënimi vjen pas akuzave ndaj drejtorëve të Maxhar Telekomit, se politikanëve të Maqedonisë u kanë paguar ryshfet që të pengojnë konkurencën në treg, ka deklaruar Stefani Avakian, drejtor ekzekutiv i sektorit…
Gjithnjë e më shumë rriten zërat për rrezikun e një vale të re migrantësh nga vendet e lindjes drejt Maqedonisë, prej ku më pas synojnë të hyjnë në vendet e BE-së. Drejtuesit e organizatave humanitare që e kanë ndjekur ketë situatë vitet e kaluara thonë se rreziku vjen si nga Turqia, ashtu dhe nga vendet e BE-së të cilat mund t’i kthejnë migrantët ilegalë. Institucionet e konºrmojnë rrezikun dhe thonë se janë të gatshëm për menaxhim të krizës eventuale. Shumë shpejt Maqedonia mund të ballafaqohet me një valë të re të migrantëve nga vendet e lindjes, e veçanërisht nga Siria.…
Konfederata e biznesit të Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin për menaxhment mbështetje dhe Shoqata e biznesit të grave të Maqedonisë, sot do ta prezantojë projektin “Program” për (vetë)punësim të nënave beqare”. Projekti, i cili do të zbatohet në kuadër të Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013, gjatë vitit 2017 fillimisht do t’i përfshijë nënat beqare të papunësuara, të cilët jetojnë në territorin e Shkupit, Shtipit dhe Manastirit, gra të papunësuara dhe viktima të dhunës familjare. Qëllimi i projektit është që të zhvillohet modeli për mbështetje të nënave beqare dhe grave-viktima të dhunës familjare në procesin e punësimit të…
nstitui francez në Shkup dhe Gete-Instituti Shkup, organizojnë panair francezo-gjerman të literaturës së fëmijëve, me titull ‘E lexoj tjetrin’, e cila do të mbahet në Shkup, Manastir dhe Gostivar. Panairi do të hapet sot në Bibliotekën universitare dhe kombëtare ‘Kliment Ohridski’-Shkup nga ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Christian Thimonier dhe Christine Althauser, njofton AIM. Në kuadër të programit të panairit, do të mbahen punëtori, leximore dhe debate me vizitorët. Ai do të vazhdojë edhe nesër, paralelisht në bibliotekën universitare në Manastir dhe në Qendrën për kulturë në Gostivar.
Gjysma e studentëve në Ballkan janë të papunë dhe nuk përfundojnë studimet e regjistruara. Gjithashtu, nga 100 studentë të rinj në shtetet e rajonit, që hyjnë në sistemin e arsimit të lartë në një vit, mund të pritet që vetëm 13 prej tyre të përfundojnë studimet dhe do të gjejnë punë që është e harmonizuar me kualifikimet e tyre, shkruan gazeta KOHA. Ekziston tepricë e studentëve të diplomuar nga shumica e fushave shkencore,e sidomos nga menaxhmenti, administrata dhe juridiku. Mjaft studentë braktisin studimet që sjell deri tek shkalla e ulët e përfundimit të tyre, ndërsa edhe ata që fitojnë një…
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), i ka kontrolluar llogaritë financiare të zëdhënësit aktual të LSDM-së, Petre Shilegov. Kërkohen detaje për paratë e të gjithë antarëve të familjes. Nga DAP thonë-hetimi është fshehtësi tatimore. https://www.youtube.com/watch?v=0Y11XQDX6BU
Në Galerinë e Arit në NLB Banka SHA Shkup sonte do të hapat ekspozita me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë monetare të Republikës së Maqedonisë. Ekspozita është organizuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Muzeun Popullor të Sllovenisë dhe do ta hapë guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov dhe ambasadori i Sllovensië, Millan Jazbec.
SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal kundër disa personave të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen në Matkë më 15 prill në të cilën jetën e humbi një djalosh 17-vjeçar. Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se kallëzimi penal është dorëzuar kundër 18-vjeçarit A.E. për shkak të dyshimit bazik se ka kryer vepër penale “vrasje”, si dhe kundër 18-vjeçarit XH.S. dhe një 16-vjeçari nga fshati Shishovë, 16-vjeçari nga fshati Saraj, 13-vjeçari nga Shkupi, 14-vjeçari nga fshati Gërçec dhe 13-vjeçari nga fshati Saraj për shkak të dyshimit bazik se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në grindje”. Më 15 prill rreth orës…
Policia i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 600 eurove ish pjesëtarit të UÇK-së nga Dibra, Arberor Velica. Në një deklaratë për Gazetën Lajm, Velica thotë se gjoba i është shqiptuar me arsyetim se ka prishur imazhin e kryetarit të komunës, Ruzhdi Lata, nga radhët e BDI-së. Nga ana tjetër kryetari i komunës, në një deklaratë për Gazetën Lajm thotë se nuk e njeh fare Arberor Velicën. “Unë mund t’ju them se me facebook nuk merrrem nuk kam asnjë reagim, djalin as nuk e njoh kush është tamam. Trillimet I bëjnë të tjerët, por mua ata punë nuk më interesojnë.…
Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi u është kundërpërgjigjur sulmeve të njëpasnjëshme nga deputetët e VMRO-së, që ju bënë atij nga foltorja e Kuvendit. Xhaferi tha se nuk ka ardhur nga Marsi, por ka qenë ministër i mbrojtjes, ndërsa se si ka punuar u bëri thirje deputetëve të pyesin ministrat tjerë. Unë nuk jam i ngarkuar ashtu sikur jeni ju. Mendoni mirë qka dhe si dlisni. Të gjitha ofendimet që po i ndëgjojmë 60 ditë, vetëm ne mund ti durojmë sepse besojmë në bashkëetesë, ka thëne Xhaferi, transmeton Aktuale.mk Ai theksoi se nuk ka pasur ndërmend të paraqitet për të disktuar,…
VMRO-DPMNE sot e dënoi dhe kërkoi nga organet kompetente ta ndriçojnë incidentin e djeshëm në ndeshjen e futbollit në Çair të Shkupit, ku, theksojnë, se ishte promovuar hartë për Shqipëri të Madhe në kufijtë e së cilës ka edhe pjesë të Republikës së Maqedonisë. VMRO-ja me anë të një konference për shtyp ka dënuar incidentin gjatë ndeshjes në Çair të Shkupit, ku u shfaq përsëri droni me hartën e “Shqipërisë Etnike”. “Do të mbajnë përgjegjësi të madhe për sulme të tilla ndaj Maqedonisë dhe popullit maqedonas dhe të gjithë kombësive sjellin në servilitet, në marrëdhënie kundërshtetërore të kriminelit Zoran Zaev.…

