Gazeta ditore “Dnevnik” e afërt me partinë e Nikolla Gruevskit, në numrin e sotshëm shkruan për tërheqjen e mundshme të nënshkrimeve të partisë së Ahmetit, BDI, në përkrahje të LSDM-së drejt formimit të shumicës së re parlamentare. “Dnevnik” nën titullin “Ali Ahmeti të mendojë për tërheqjen e nënshkrimeve për LSDM-në“, citon burime të larta nga BDI të cilët kanë deklaruar se Zaev ka reteruar nga qëndrimet e tij kundrej Deklratës së partive shqiptare, gjatë një interviste për televizionin serb N1. “Mendojmë t’i tërheqim nënshkrimetpër përkrahje të shumicës së re dhe të qeverisë. Zaev reteroi nga çështjet nga platforma shqiptare për…
Author: Rilinda
Deri në fund të javës së punës temperaturat do të jenë në rritje, ndërsa nga e shtuna do të ketë rritje të vranësirave gjatë gjithë ditës. Deri të martën pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë shi lokal, i cili mund të jetë edhe i rrëmbyeshëm me paraqitje të bubullimave. Prej të dielës do të fillojë të fryjë erë veriore e cila do të sjellë zbritje të temperaturave për 4 deri në pesë gradë nga dita paraprake. Nga e hëna temperatura sërish do të jetë në rritje. Për vikendin e festës temperatura ditore do të arrijë deri në…
“Shoqëria civile në Maqedoni është në shënjestër të akuzave publike politike të cilët shfrytëzohen për pikë politike, ndërkaq aktivistët civil diskreditohen dhe etiketohen”, deklaroi sot ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës së tij në Shtip, me rasti ne promovimit të thirrjes së re të Bashkimit Evropian për organizatat qytetare në vend, i cili ka vlerë 5 milionë euro, njofton Portalb. “Kjo thirrje vjen në kohën e sfidës për shoqërinë civile, e cila është në shënjestër të akuzave politike, që shfrytëzohen për pikë politike. Polarizimi i shoqërisë civile shprehet të aktivistët qytetarët të cilët publikisht diskreditohen dhe etiketohen,…
Dita e punës 1 maji (e hënë) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikë së Maqedonisë, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua uron festën.
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, sot në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Drejtësia e papërfunduar: drejtësi dhe kujtim”, kushtuar viktimave nga Holokausit, kumtoi MPJ. Konferenca, që do të mbahet në Parlamentin Evropian, e organizojnë Aleanca Evropiane për të Mbijetuarit nga Holokausti, (EAHS), koalicioni i anëtarëve të PE-së kushtuar çështjeve të të mbijetuarve nga Holokaustio, Organizata Botërore Hebraike për Drejtësi “WJRO) dhe Instituti Evropian për Holokaustin (ESLI), së bashku me Kongresin Evropian Hebraik (EJS) dhe B’nai B’rith International, si dhe misionet e përhershme në BE të Izraelit, Republika…
Sot përmes një komunikate, LSDM, ka thënë se OBRM-PDUKM duhet të ndërpret avazin politik, me bllokimin e seancës konstituive dhe duhet të respektohet vullneti i shumicës. ‘Bllokada e paarsyeshme e parlamentit nga deputetët e OBRM-PDUKM, Trajko Veljanovski, Gjorge Ivanov, e ka bllokuar vendin dhe kanë lënë hapësirë për tu realizuar skenare të provokimeve etnike nga Nikolla Gruevski’, thuhet në komunikatën e LSDM dhe theksohet se instiucionet dhe punonjësit kanë për detyrë të mbrojnë proceset demokratike.
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk e jep mandatin për heqjen e Qeverisë, siç thotë, pa u hequr pengesat juridike dhe politike. Në intervistën e tij dhënë televizionit hungarez, MTVA, Ivanov thotë se më thelbësorja është ”platforma e Tiranës” dhe se shumica parlamentare është arritur me shantazh, për t’u pranuar platforma e partive politike shqiptare që u miratua në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë. Ai shkonë aq larg sa që konsideron se vihet në pikëpyetje pavarësia e shtetit nëse pranohet platforma. Kryetari Ivanov nuk e ka lënë anash edhe çështjen…
Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes i kryesuar nga ministri Zoran Jolevski prej sot do të marrë pjesë në Panairin treditor për industri ushtarake dhe mbrojtëse ASDA 2017 që do të mbahet në Split të Kroacisë. Ministri është paraparë të realizojë shumë takime bilaterale me përfaqësuesit nga Kroacia, SHBA-ja, Turqia, Suedia dhe Bosnjë e Hercegovina, njofton AIM. Në panair marrin pjesë prodhues të teknologjive përparuese mbrojtëse. Panairi vizitohet edhe nga ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësues nga ministritë dhe armatat e 74 shteteve në botë.
Gjykatën e Lartë sot duhet të vendosë ‘për fatin e bombave’ nëse PSP mund t’i shfrytëzojë në procedura gjyqësore si prova. Këshilli i Gjykatës së Lartë për së treti herë do të diskutojë se kush mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe nëse bisedat e përgjuara nga ‘bombat’ e opozitës mund të shfrytëzohen në procedurë gjyqësore si dëshmi, ose, përsëri, përfaqësojnë vetëm tregues. Të gjitha çështjet e lidhura me këtë problematikë, për të cilën para një jave duheshte të bisedohet në dyer të mbyllura në Gjykatë, ishin dorëzuara pikërisht nga kryetari i sapozgjedhur të këtij gjyqit, Jovo Vangelovski.…
Opera dhe Baleti i Maqedonisë me rastin e 70-vjetorit nga Opera e Maqedonisë do të mbajë gala koncert në të cilin do të marrë pjesë e gjithë paria, solistë, orkestra dhe kori i OBM-së. Në koncert do të performohen arie, duete, tercete, kuartete, këngë orkestrale dhe të koereve të ndryshme, njofton AIM. Shfaqja e parë operistike profesionale e performuar në Maqedoni është ‘Kavaleria rustikana’ më 9 maj 1947.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi, reagoi në lidhje me grafitet në formë të kryqeve të vizatuara nga persona të panjohur në oborrin e Sahat Xhamisë në Gostivar. Rexhepi për AA tha se autoritetet kompetente po neglizhojnë zbardhjen e plotë të rastit, pasi që tashmë kaluan tre ditë dhe duhet të ishin gjetuur kryerësit e veprës dhe motivet e saj. Sipas tij, këto veprime janë lojëra politika për të krijuar ndonjë konflik ndër-fetar dhe për të tërhequr vëmendjen nga kriza aktuale politike dhe vonesa e formimit të qeverisë së re. Ai apelon tek të…
everia e Francës sot përmes Ambasadës në Maqedoni do ta dorëzojë dokumentin e kompletuar në të cilin përmbahet Studimi i fizibilitetit për ndërtimin e stacionit për pastrim për ujërat e zeza për Qytetin e Shkupit. Dokumenti i përmban opsionet më të mira të mundshme për zhvillimin e projektit nga lloji i tillë, nga aspekti teknologjik, ekologjik dhe financiar. Prezantimin do ta bëjnë konsultuesit francezë nga grupacioni EZHIS, në prani të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shkup dhe donatorët potencialë financiar (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane Investuese, Banka Botërore) si dhe institucionet e përfshira të Maqedonisë Qyteti…

