Author: Rilinda

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski është parë në parkun dhe bazën ushtarake “Jasen”. Këtë e kanë theksuar banorë që jetojnë afër parkut, të cilët thonë se Gruevski kishte ardhur i shoqëruar nga eskorta policore. Ai ka vizituar zonën dhe më pas është larguar. Po sipas banorëve, edhe zyrtarë të tjerë shtetëror kanë qenë në këtë bazë. “Jasen” është rezervati malor dhe baza e njohur ushtarake nga koha e ish-Jugosllavisë, e cila gjendet në periferi të Shkupit. Javorja “Fokus” shkroi se nga kjo bazë presidenti Gjorgje Ivanov do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të nis me operacionin e arrestimeve…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Shkup kanë ndodhur 12 aksidente komunikacioni, pesë nga të cilat kanë përfunduar me dëme materiale, kurse në pesë tjera ka patur shtat; persona të lënduar lehtë. Në dy nga këto aksidente janë lënduar rëndë dy persona, një bashkëudhëtar dhe një çiklist. SPB e Shkupit bën të ditur se janë sanksionuar 12 shoferë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Dy shoferë nuk i kanë respektuar kalimtarët në komunikacion, dy të tjerë kanë kaluar në semafor të kuq, kurse tetë shoferë nuk kanë patur patent shoferi.

Lexo më Shumë

Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL) sot do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me Koalicionin e organizatave për të rinj – SEGA, me çka do të fillojë fushata onlajn për promovim të politikave dhe programeve për të rinj. Në vigjilje të Ditës ndërkombëtare të punës – 1 Majit, KSL dëshiron që të vendosë bashkëpunim me organizatat e të rinjve për shkak të përmirësimit të pozicionit ekonomiko-social të të rinjve në shoqëri dhe krijimin e politikave për përfshirjen e tyre më të madhe si dhe promovimin e të rinjve në tregun e punës, paralajmëroi KSL.

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në kumtesën e sotme porosit që të ndërprehen bllokadat dhe opstrukcionet për proceset demokratike dhe se të punohet ashtu siç është e paraparë me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. “Interesi kryesor i qytetarëve është që të fitojnë Qeveri të re reformuese ashtu siç edhe u votua”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga kjo parti thonë se jeta normale, ekzistenca e qytetarëve, stabiliteti shtetëror dhe funksionimi i sistemit shtetëror nuk duhet të rrezikohet nga askush. “Të gjithëve u është e qartë se ekziston program i Qeverisë së re reformuese e cila e garanton unitaritetin e shtetit,…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë jugore e dobët deri në mesatare. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë jugore e dobët deri në mesatare. Deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe do të fryjë erë jugore, veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit. Temperaturat do të jenë në rritje. Më pas vranësirat do të rriten, ndërsa mot…

Lexo më Shumë

Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, mbajti një takim pune me përfaqësuesit e iniciativave dhe shoqatave qytetare, të cilët ia dorëzuan vërejtjet Ministrisë lidhur me propozim Rregulloren për plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare për nivele dhe lloje të substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata. Nga ana e sektorit joqeveritar morën pjesë përfaqësues të iniciativave qytetare: Koalicioni O2 për ajër të pastër, Ajër tani, Ne jemi Karposh 4, Ndal ndotjes, Shkupi smog alarm, Shpëtim për Vodnon,…

Lexo më Shumë

Nevojitet angazhim më të madh, ndërmjetësim, në një situatë shumë dinamike dhe shpërthyese në Maqedoni. Nuk është në interesin e askujt të shpërbëhet Maqedonia, tha senatori republikan nga Arizona dhe ish-kandidati presidencial John McCain në një intervistë me redaksinë serbe të Zërit të Amerikës, duke iu referuar situatës në rajon. “Unë jam i shqetësuar për Maqedoninë. Nuk parashikojë luftë apo konflikt, por unë them se tensioni është i lartë dhe situata del jashtë kontrollit, dhe kërkon një angazhim më të madh nga SHBA, dhe BE-ja”, tha kryesuesi i kimiosionit të Senatit për forcat e armatosura në Kongres. Senatori republikan John…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi njëherit edhe kandidat për kryeparlamentar sonte në Click Plus në Tv21 i bëri thirrje presidentit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanovit që të shpallë gjendje lufte. “I bëj thirrje publike, nëse mba vlersimi i tij në bazë të Kushtetutës neni 122 -123. Janë tre raste kur kur shpallet gjendje lufte.nëse ka rrezik potencial të vlersum që cënohet sovraniteti dhe integriteti i shtetit, nëse shteti drejtëpërsedrejti është i sulmuar nga një shtet tjetër dhe nëse shtetit i shpallet gjendje lufte” u shpreh Xhaferi duke shtuar se Ivanov e din se kjo nuk bën dhe kujt po i shpall…

Lexo më Shumë

I ftuar i sontëm në TV21 në emisonin #Click Plus, në interviste tet-a-tet me të nominuarin e shumicës së re parlamentare për Kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferin! Rreth dilemës pse nuk zgjidhet kryeparlamentari, Talat Xhaferi vlerëson se për të personalisht dhe BDI-në ashtu dhe për shqiptarët është nder që ndodhemi në situat të kemi të nominuar për herë të parë kandidat nga pala shqiptare, qysh pas mëvetsimit të Maqedonisë. Jemi në një fazë të tejkalimit të një situate krize, e cila ka një histori më të gjatë, shprehet Talat Xhaferi njofton Almakos. Çështja pse pengohet kjo që mos jetë Talat…

Lexo më Shumë

onte në emisionin ClickPlus me fillim në ora 21:30 në TV21, i ftuar do të jetë , deputeti Talat Xhaferi, i cili do të pastrojë dilemat dhe spekulimet që u përhapën në opinion. Interviste tet-a-tet me të nominuarin e shumicës së re parlamentare për Kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferin! Çka ndodhi sot në kuvend prapa syve të mediave? – Sa ishte afër zgjedhja e kryetarit të kuvendit këtë javë? – A është Talat Xhaferi problemi kryesorë në rrugën drejt zhbllokimit të krizës? Sonte në ClickPlus, Talat Xhaferi pastron dilemat dhe spekulimet që u përhapën në opinion. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1001922386604632/

Lexo më Shumë

Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës Teuta Arifi është e vetmja kandidate serioze e kësaj partie për një mandat të ri në krye të Tetovës, mëson Tetova1 nga burime të brenda BDI-së. Emrat tjerë që janë lakuar brenda BDI-së, nuk janë të denjë pasi me Komunën e Tetovës gjithmonë kanë njerëz me profil të lart akademik duke filluar nga prof.dr. Murtezan Ismaili. Arifi gëzon një respekt të lart te klasa akademike e qytetit dhe për këtë arsye do të ketë edhe mbështetjen e tyre. Arma tjetër e fort e Teuta Arifit janë investimet infrastrukturore në Malësinë e Tetovës ku nuk…

Lexo më Shumë

y është rezervati malor dhe baza e njohur ushtarake “Jasen” nga koha e ish-Jugosllavisë, e cila gjendet në periferi të Shkupit. Javorja “Fokus” shkroi se nga kjo bazë presidenti Gjorgje Ivanov do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të nis me operacionin e arrestimeve të siç thuhet “puçistëve”, kryesisht nga opozita maqedonase. Ky rezervat ka bunkerë special, për strehimin e mbi 100 vetave, ku siç mësohet janë dërguar pajisje të nevojshme dhe ushqime. https://www.youtube.com/watch?v=MMvCTO6WDuY

Lexo më Shumë