Author: Rilinda

Natën pas dhunës në Kuvend në stacionin policor janë sjellë vetëm 9 persona nga policia, por ata u liruan shpejt, sepse policët i kanë raportuar si individë të “sjellur”, e jo si të burgosur, mëson Nova TV, pasi ka biseduar me disa burime se atë natë ata ishin të përfshirë drejtpërdrejt në veprim të vonuar të policisë pas rrahjes së deputetëve dhe shkatërrimit të parlamentit. ” I kemi sjellur në furgona. Teksa ishim duke lëvizur me furgonat vazhdimisht lajmërohesh në telefon si kryetar të Shkupit dhe ministra dhe ish-zyrtarë të lartë dhe vetëm na jepnin urdhra “Lëshojeni këtë, lëreni këtë”.…

Lexo më Shumë

Në ndërtesën e Kuvendit ku u sulmuan në mënyrë brutale deputetët e shumicës parlamentare, gazetarë dhe të punësuar në Kuvend ishte edhe Munir Pepiq, i punësuar në agjencionin për kundërzbulim. Ai, sipas portali Libertas, ka qën brenda në Kuvend me armë dhe me legjitimim zyrtar, edhe pse nuk ka qenë në detyrë. Dëshmitarët okularë thonë se Pepiq është parës duke godur deputetin Pavle Bogoevski. Përndryshe ai është i dyshuar në rastin “Titanic” të PYSP-së në kohën kur ka qenë i punësuar në stacionin policor në Beko, shkruan Libertas./gazetaexpress

Lexo më Shumë

LSDM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të Trajko Veljanoskit, i cili tha se nuk e njeh Talat Xhaferin si kryetar dhe se do të thërrasë seancë pasi të rregullohet salla. Nga LSDM thonë se Kuvendi i Maqedonisë ka kryetar të ri, i cili është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. “Proceset demokratike do të vazhdojnë me formimin e qeverisë së qytetarëve të Maqedonisë. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve dhe kjo vendos, jo grupi i dhunuesve dhe kriminelëve. Formimi i qeverisë është interes i lartë shtetëror, ndërsa sjellja kundër interesave shtetërore është vepër kundër kushtetutës dhe e dënueshme”, thuhet mes…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska është deklaruar përmes profilit të saj në facebook lidhur me dhunën dhe terrorin në Kuvend, duke fajësuar se provokimet e Lidhjes Socialdemokrate dhe të partive shqiptare shkaktuan revoltë të madhe dhe eskalim të mllefit të qytetarëve. “Këtë atmosferë disa dhunues e shfrytëzuan për të krijuar kaos dhe për të sulmuar e lënduar deputetë. Ashpër e dënojë dhunën e tyre, por e dënoj edhe dhunën politike të LSDM-së dhe të partive shqiptare, që thonë se kanë zgjedhur kryetar të Kuvendit në kundërshtim me rregulloren dhe në mënyrë jokushtetuese”, ka shkruar Jankullovska. Ajo thotë se nuk i…

Lexo më Shumë

Ministri i gjerman i Shtetit për Çështjet e Europës, Michael Roth, me mesazh deri më tani më të drejtpërdrejtë nga të gjithë dënimet që kanë ardhur nga bashkësia ndërkombëtare, deklaroi për dhunuesit për “barbarë nacionalist”. “Barbarët nacionalist duan të shkatërrojnë gjurmët e fundit të kulturës demokratike në Maqedoni. Unë jam tronditur “, ka shkruar Roth në llogarinë e tij në Twitter.

Lexo më Shumë

Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë ka reaguar ndaj deklratave të Ivica Daçiqit i cili kishte akuzuar në njëfarë mënyre shqitparët për incidentet në Maqedoni. Bosch i njohur për reagimet e tij të ashpra edhe sa e ushtronte funksionin e ambasadorit në Kosovë, i ka krahasuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni me ato të serbëve në Kosovë, shkruan lajmi.net. “Ai (Daçiq) nuk duket se do të kujdeset edhe për 30% të popullsisë shqiptare në Maqedoni, të cilët nuk mund të marrin pjesë plotësisht në jetën politike, dhe gjuha e tyre nuk është gjuhë zyrtare”, ka shkruar Bosch në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev sot bisedoi me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini për situatën e fundit në Maqedoni. Ai ka përshkruar bisedat si të detajuara. “Kemi biseduar shumë për situatën në Maqedoni. Ajo është alarmante”, është shprehur Radev. Ai gjithashtu ka bërë thirrje drejt BE-së që të ndihmojë përmirësimin e dialogut ndërpartiak. “Më kanë garantuar se çështja e Maqedonisë do të shqyrtohet seriozisht dhe pres që të përkrahet vizioni ynë se BE-ja duhet të ndihmojë të përmirësojë dialogun ndërpartiak dhe ndërinstitucional. Kjo është më e rëndësishme për rruajtjen e sigurisë…

Lexo më Shumë

Stojançe Angellov në profilin e tij në Facbook shkruan se Nikolla Gruevski ka paditur “branitellat” e lënduar maqedonas, që t’i kthejnë paratë e tyre të përgjakshme që i kishin marrë si dëmshpërblim për shkak se kanë humbur pjesë të trupit, sipas Angellovit, duke e mbrojtur atdheun. “Ka paditur dhe familjarët e të vrarëve në Vejcë, ka paditur prindërit, baballarët dhe nënat, gratë dhe fëmijët e të vrarëve. Unë personalisht e kam lutur Nikolla Gruevskit të largojë këto padi të pakuptimta, por ai as që donte të dëgjojë”, shkruan Angellov. Ai gjithashtu thekson se gjatë ditëve në vijim do të postojë…

Lexo më Shumë

“Nëse në afat prej dy ditëve nuk fillojnë që të arrestohen dhe nëse nuk u shqiptohet masë paraburgimi të gjithë dhunuesve të cilët shihen në video, ne qytetarët kemi të drejtë në arrestimin civil të terroristëve të Kuvendit dhe vetëmbrojtje. Nëse këto kriminelë janë në liri është i rrezikuar jeta dhe siguria e çdonjërit prej nesh”, thotë profesoresha universitare, Mirjana Najçevska, njofton Portalb. Ajo shton se menjëherë duhet të suspenohen policët që kanë lejuar që dhunuesit të hyjnë në Kuvend. “Çdo polic që shihet në inçizime se nuk e ka kryer detyrën menjëherë të suspendohet, t’i merret arma dhe të…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të pasura me bubullimë dhe me erë mesatare të përforcuar verilindore. Reshjet do të jenë të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit. Temperaturat do të ulen për 4 deri në 5 gradë në krahasim me temperaturat e sotme. Nga e hëna pason periudhë kur në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut dhe me paraqitje të bubullimave të rralla. Për shkak të shkarkimeve jugore të ajrit, temperaturat…

Lexo më Shumë