Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë e filloi protestën para Qeverisë së Maqedonisë. Organizatorit i protestës, Bllagoja Rallpovski, thot se tentohet të tregohet pakënaqësi për trysnitë e fundit dhe rritje e pagave të punëtorëve në sektorin publik. Ndryshe, nga Konfederata e Sindikatave të Lira, me këmbëngulje kërkojnë rritje për 19 përqind të pagave në administratën publike. Konsiderojnë se administrata publike duhet gjithmonë të marrë pagë më të madhe sesa sektori privat. Ata kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe autoritetet kompetente të ulen dhe të negociojnë për rroga më të larta, harmonizim të pagës minimale, shtesa në paga dhe regresin…
Author: Rilinda
Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, ka filluar Akademia përkujtimore për 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Fjalim në këtë Akademi solemne patë edhe kryetari I Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, I cili në fjalimin e tij para të pranishmëve pohoj se, Skënderbeu është heroi shqiptarë i cili themeloi për herë të parë shtetin shqiptarë. “Më paraqet privilegj, që në këtë kohë të shkurtë të themi sadopak disa fjalë për veprën e madhe të heroit tonë kombëtarë Skënderbeu. Ai është angazhuar fuqishëm që shqiptarët të kenë trojet e tyre të lira, dhe të pavarura.…
Në programin parazgjedhor të DOM në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 ka premtime në lidhje me rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në vend, të cilat i vlerësojmë si të realizuara: Miratimi i Ligjeve për gjelbërim urban – DOM, në bashkëpunim me ekspertët e institucioneve, përpunoi Ligjin për gjelbërim, pas shembujve të ligjeve gjermane dhe austriake, me detyrë për mbrojtje të rreptë të sipërfaqeve të gjelbra, me norma prej 25 metë katrorë gjelbërim në nivel të qytetit dhe 10-30 gjelbërim në nivel të parcelave ndërtuese. [Burimi: DOM – Programi i gjelbër 2016-2020, data: 2016 година] ARSYETIM: Ligjet për gjelbërim urban nuk…
Jam nga natyra optimist dhe në këtë rast unë jam optimist me një dozë shqetësimi, thotë ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov në një deklaratë për Deutsche Welle, i pyetur nëse është optimist rreth rezultatit të procesit të zgjidhjes së çështjes së emrit që ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i UN Matthew Nimetz, përcjell Almakos. Dimitrov pret që ndërmjetësi i OKB-së në raundin e sotëm të bisedimeve të emrit në Nju Jork të ofrojë një kornizë fillestare që do të lejojë përparim thelbësor në zgjidhjen e mosmarrëveshjes. ‘Pritet që z.Nimic do të ofroj një kornizë fillestare që do të ndihmojë në strukturimin…
Çështja e emrit do të vendoset në tryezë të bisedimeve në raundin e ri i cili do të mbahet sot në Nju Jork. Përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis, së bashku me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara Metju Nimic, do të bisedojnë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit të Maqedonisë. Ndërmjetësi Nimic, shkruan SHENJA, në këto bisedimet do të ndërmjetësojë mes negociatorëve në përpjekjet për zgjidhjen e problemit 25 vjeçar për çështjen e emrit mes të dyja vendeve, gjë që e ka bllokuar procesin e integrimeve europiane dhe euroatlantike të Maqedonisë. Në takimin në Nju Jork,…
Sot në mbarë territorin e Maqedonisë moti kryesisht do të jetë i vranët dhe me të reshura të dobëta bore ndërsa në viset malore reshjet e borës do të jenë më të dendura. Do të fryj erë e lehtë në drejtimin jugor. Temperatura do të lëvizë nga -1 gradë Celsius në 5 gradë Celsius. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kurse temperatura do të arrij deri në 3 gradë Celsius.
Ndryshe nga radhët e tjera sonte në emisionin #ClikcPlus që emitohet në Tv21, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi u përgjigjet pyetjeve të studentëve që ndodhen në studio, ai rreth pyetjes se sa partitë dhe funksionarët u detyrohen votuesve Xhaferi thekson se qytetarët me votën e tyre japin pasqyrën e një përkrahjeje të madhe, një mbështetje e tillë jep shtytje shumë në rrugën që marrin, mbi të gjitha, i ngarkojnë me një barrë e përgjegjësi të madhe, përcjell Almakos. ‘Nuk ka bartës funskioni publik që nuk është borxhli ndaj votuesve apo ndaj qytetarit të tij të cilin e përfaqëson,…
I ftuar në emisonin #Click Plus që emitohet në Tv 21, Kryeparlamanetari Talat Xhaferi dha një vlerësim rreth politikave të mëhershme paraprake që janë arysetuar para ndërkomëtarëve se duam një Kryeparlamentar shqipatar por që nuk ka kuadër profesional, ai thot se ndër shqipatrët dhe ndër 22 deputetët shqipatar që ishin atë kohë në Kuvend në ditën e zgjedhjes së tij si Kryparlamentar, do mund të ushtronin këtë funskion po aq sa ai..dhe nga ai moment ai mbart përgjegjësi morale që të përfaqësoj këtë post në mënyren më profesionale të mundshme, përcjell Almakos. “Puna dhe përgjegjësia e kryetarit të parlamentit është…
Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve do të nxjerrë nga arka e buxhetit për vitin 2018 106 milionë denarë, ose afërsisht 1.7 milionë euro. Që të funksionojë Agjencia për ndryshimin e gjuhëve dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, të cilët së pari duhet të formohen, vetëm për këtë vit do të nevojiten afërsisht 260 mijë denarë, gjegjësisht 16 milionë denarë. Në Agjencinë për ndryshimin e gjuhëve përkrah përkthyesve gjyqësor do të punësohen edhe linguistikë dhe filolog të diplomuar të gjuhës shqipe, si dhe lektor të licencuar. Për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve do të duhet të sillet ligj i…
Deputetët e opozitës do të përfundojnë bojkotin në kuvend dhe do të ulen në vendet e tyre të enjten kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të marrë pjesë në Parlament. Informacioni u konfirmua për PlusInfo nga Ivo Kotevski-Qendra e Komunikimit e VMRO-DPMNE’së. “Për gjithçka tjetër, ne do t’ju njoftojmë se si do të ecin gjërat” u përgjigj Koevski në pyetjen nëse ndërpresin përkohësisht bojkotin, domethënë vetëm për fjalimin e Stoltenberg, ose do të kthehen plotësisht në Parlament. “Ne kemi qenë dhe mbetemi me politikën të orientuar drejt NATO-s dhe BE-së. Është e saktë se do të jemi…
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka realizuar sot në Lion të Francës një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Polici Kriminalistike (Interpol), Jirgen Stock, transmeton Almakos. Interpoli do të nënshkruajë një marrëveshje për njohjen e dokumentit të udhëtimit të Interpolit. Takimi i sotëm është vlerësuar i rëndësishëm nga MPB-ja e Maqedonisë, meqë vizita e sotme vjen në një kohë të sfidave serioze në nivel global. “Lufta efikase kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm varet nga shpejtësia e këmbimit të informacioneve që kemi”, thuhen në njoftimin e MPB-së, nga ku…
Në rrjetet sociale sot u përhap kampanja me shënimet #сегакажувам dhe #TaniTregoj, e inicuar nga aktivistë të panjohur. Pas mega skandalit të regjisorit të njohur Vajnshtajn i cili me vite ka shqetësuar dhe këqëpërdorur gratë seksualisht, për të cilin shkruheshte vazhdimisht nëpër media, u paraqit nevoja për parashtrimin e pyetjes nëse edhe tek ne ka raste të tilla që duhet të bëhen publike. Viktimat e çfarëdo lloji të dhunës e kanë të vështirë të vendosim që ta ndjanë me dikë historinë e tyre, e aq më pak atë ta bëjnë publikisht. Por, nisma #MeToo arriti të zbulojë shumë keqtrajtime dhe…

