Ndryshe nga radhët e tjera sonte në emisionin #ClikcPlus që emitohet në Tv21, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi u përgjigjet pyetjeve të studentëve që ndodhen në studio, ai rreth pyetjes se sa partitë dhe funksionarët u detyrohen votuesve Xhaferi thekson se qytetarët me votën e tyre japin pasqyrën e një përkrahjeje të madhe, një mbështetje e tillë jep shtytje shumë në rrugën që marrin, mbi të gjitha, i ngarkojnë me një barrë e përgjegjësi të madhe, përcjell Almakos.
‘Nuk ka bartës funskioni publik që nuk është borxhli ndaj votuesve apo ndaj qytetarit të tij të cilin e përfaqëson, pa marrë parasysh se në cilën shkallë bën realizim e pritshmërive të tyre, në kuptimin e përgjithshëm nuk ka funksionar i cili nuk është borxhli”, vlerëson Xhaferi në #Click Plus.
Megjithate Kryeparlamentri anashkaloi esencën e përgjigjes që pyeti studentja, shtritja e pyetjes kishte të bën që ajo nuk e mirëkupton dot strategjinë e tyre (partive; funskionarëve) të fitores të bazuar tek premtimet për gjithçka dhe ndaj kujtdo, me vetëdijen se duhet mashtruar për të fituar. Nuk i mirëkupton dot kur heshtet për deformimet e mëdha që po pëson demokracia shqiptare me cenimin e parimeve të kontrollit dhe balancës së pushteteve, por që kanë mirëkuptimin “mbipartiake”…/Almakos

