I ftuar në emisonin #Click Plus që emitohet në Tv 21, Kryeparlamanetari Talat Xhaferi dha një vlerësim rreth politikave të mëhershme paraprake që janë arysetuar para ndërkomëtarëve se duam një Kryeparlamentar shqipatar por që nuk ka kuadër profesional, ai thot se ndër shqipatrët dhe ndër 22 deputetët shqipatar që ishin atë kohë në Kuvend në ditën e zgjedhjes së tij si Kryparlamentar, do mund të ushtronin këtë funskion po aq sa ai..dhe nga ai moment ai mbart përgjegjësi morale që të përfaqësoj këtë post në mënyren më profesionale të mundshme, përcjell Almakos.
“Puna dhe përgjegjësia e kryetarit të parlamentit është më e vështir se e një deputeti, por unë këtë detyrë e mora dhe me përkushtim të madh do ta ushtrojë dhe do ti respektojë të gjithë 120 deputetët e pranishëm aty, nga pozita ose opozita, pavarësisht kush prej tyre ka votuar pro zgjedhjes sime ose kundër. Për këto tetë-nëntë muaj pasi e kam këtë post e kam dëshmuar se me të gjithë deputetët unë kam pasur komunikim të mirë me të gjithë deputetët”, tha Xhaferi.
Xhaferi theksoi se ai është zgjedhur nga shumica parlamentare dhe si i tillë në mënyrë legjitime dhe në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe rregulloren për punën e Kuvendit do ta ushtroj funksionin e tij, si kryetar i Kuvendit. Do të punojmë me shumë mund që ta përmbushim këtë program qeveritarë.
“Un edhe individualisht edhe partiakisht por edhe kombëtarisht duhet të vërtetoj tezën se ndër shqiptarë, pa marr parasysh se sot jam un apo nesër kushdo që vjen pas meje, ne jemi të denjë për të mbart funskione më të larta shtetërore” deklaroi Xhaferi në #Click Plus./Almakos

