Në të gjitha institucionet në vend, përveç gjuhës maqedonase, flitet edhe gjuha shqipe, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në televizionin “Alsat-M” në emisionin 200-të. “Gjuha shqipe është zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe do të përdoret aty ku ka komunitet shqiptar. Për shembull, a ka një shqiptar në Strumicë? Jo, por mund të kalojë. Tani, nëse ai kalon atje dhe ka problem në kufi ose në qytet, atij duhet ti sigurohet përkthyes dhe ligji e lejon këtë, pavarësisht nëse ai do të ketë problem me policinë, me prokurorinë, ai do të flet në gjuhën e tij amtare. Nëse ai…
Author: Rilinda
Kancelarët e Gjermanisë dhe Austrisë, Angela Merkel dhe Sebastian Kurz, theksuan se ata janë dakorduar mbi nevojën për të monitoruar nga afër procesin e Berlinit për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE. “Këto vende duhet të kenë ende një perspektivë evropiane”, tha Merkel pas takimit të sotëm me Kurtz. Kurz, i cili sot bëri udhëtimin e tij të parë në Berlin, shtoi se BE duhet të rrisë praninë e saj në Ballkan./Almakos
Qëllimi është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo do të arrihet kur të plotësohen kushtet, tha Juncker në Strasburg.. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker deklaroi sot para Parlamentit Evropian se vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë një perspektivë të mirëfilltë evropiane, përcjell Almakos. “Qëllimi duhet të përcaktohet qartë. Qëllimi është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo do të arrihet kur të plotësohen kushtet”, tha Juncker në Strasburg. Presidenti i Komisionit Evropian u tha parlamentarëve evropianë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një “perspektivë të vërtetë evropiane”, por se kjo “nuk do të vjen nga qielli”. “Do…
Gjuha shqipe vazhdon të përdhoset edhe më tej në evenimentet më të rëndësishme në vend. Sot në prezantimin e pullës postare me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Kuvend, me këtë rast, u vërejtën gabime drejtshkrimore në panelet për informimin për këtë ngjarje. Në vend që të shkruhet “Shënimi i 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeut” shkruan “Shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”. Foto: Tv Shenja
Bujqit tani nuk do të jenë të obliguar që së pari t’i shlyejnë obligimet ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publik (DAP), që më pas të mund të marrin subvencione. Kjo është paraparë me ndryshimet më të reja të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili do t’u mundësojë bujqve që të marrin subvencione edhe me borxhe ndaj DAP-it. “Propozohet që për shfrytëzuesit e mjeteve të ndërpriten të vlejnë kushtet për obligime të shlyera në baza të tjera të cilat nuk janë në sferën e bujqësisë, respektivisht obligime për të cilat është kompetente DAP dhe kushti për obligime të shlyera…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i çmimeve në bujqësi në dhjetor të vitit që lamë pas, krahasuar me vitin e kaluar, në të hyra është rritur për 1,2 përqind, kurse në harxhime, për 4,4%. Në këtë vit, indeksi i çmimieve në të hyra ishte 101.4, kurse në harxhime 98.5. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore është 105.5, kurse i prodhimeve blegtorale është 101.7.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës parasheh që për nxënësit e klasave të para deri të pestat, një orë mësimore të zgjasë 55 minuta, ku përfshihet edhe pushim prej 15 minutave pas çdo ore mësimore. Nga MASH thonë se është mësuesi ai që do të vendosë se kur do ta jep pushimin dhe si do ta realizojë, ndërsa rekomandojnë që njëri nga pushimet të jetë i dedikuar për aktivitete të lira jashtë shkollës. Sipas planeve mësimore dhe programit të MASH, nxënësit e klasës së parë, dytë dhe tretë nuk do të kenë më shumë se katër orë në ditë, me çka…
Turizmi, bujqësia dhe ndërtimtaria janë sektorët me potencial më të madh për intensifikimin e bashkëpunimit mes kompanive nga Maqedonia dhe Shqipëria. Por infrastruktura edhe më tej është pengesë e madhe. Siç u tha në biznes forumin e sotëm, që e organizoi Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), këmbimi tregtar mes dy vendeve është 100 milionë euro dhe nuk është në nivel të kënaqshëm. “Durrësi është shumë afër, por nuk kemi hekurudhë për të cilin shkak çmimi i transportit është i lartë dhe porti praktikisht nuk është konkurrent. Njëjtë është edhe me rrugën Tiranë – Shkup. Udhëtohet pesë orë për gjatësi…
Prej vitit 2010 e deri në vitin 2016, vetëm për harxhimet e udhëtimit një deputeti të Kuvendit të Maqedonisë mesatarisht i janë paguar nga rreth 40.000 euro, transmeton Scoop.al. Në të njëjtën periudhë në Slloveni, për harxhime të udhëtimit, por edhe për harxhime të tjera, një deputeti mesatarisht i janë paguar 36.000 euro, në Bullgari 19.000 euro, në Kroaci – 14.000 euro dhe në Kosovë – vetëm 6.000 euro. https://www.youtube.com/watch?v=4iY9p4fwBGY
Ligji aktual për mbështetje të produksioneve vendore është vështirë i zbatueshëm dhe nuk e plotëson qëllimi për të cilin është sjellur. Ky ishte konstatimi nga mbledhja e djeshme mes përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës dhe Radio Televizionit të Maqedonisë. Qëllimi i takimit ishte të rishikohen të gjitha opsionet për zgjidhjen e situatës me zbatimin e ligjit. Gjithashtu është konstatuar se RTVM pas hetimeve dhe këshillat e dhëna nga Ministria e Kulturës, do të anulojë vendimet për ndarje të subvencioneve për produksionet muzikore vendore. Përfaqësuesit e Ministrisë së Kultrës dhe RTVM-së u morën vesh që në të ardhmen së bashku të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, me të cilin ndau vlerësimin për arritjet e fundit në vendin fqinj në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, siç është dhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Basha tha se kjo është shenjë e emancipimit të politikës e shoqërisë maqedonase dhe meritë e punës dhe unifikimit të faktorit shqiptar atje, transmeton BalkanWeb. “2018 mund të jetë një vit i rëndësishëm për çlirimin e vendeve të rajonit nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja autokratike”, u shpreh kryetari i opozitës. Basha e siguroi zëvendëskryeministrin Osmani për…
Një tërmet me magnitudë 2.1 gradë është regjistruar në Ohër. Dridhjet janë regjistruar rreth orës 21:22, kumtojnë Instituti Seizmologjik në Shkup. “Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leskoec rrethina e Ohrit. Dridhjet janë ndjerë në mbarë Ohrin dhe rrethinë”, thonë nga Instituti Seizmologjik.

