Author: Rilinda

a marrë parasysh se kush do të jetë ministër i Arsimit dhe Shkencës, ai do të jetë i obliguar dhe mendoj se do të ketë vullnetin për të zbatuar reformat që i kemi projektuar. Këtë sot e tha ministrija e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska në promovimin e sotëm të Strategjisë së Arsimit 2018-2025. E pyetur se si i komenton spekulimet për transferimin e saj në Ministrinë e Drejtësisë, Desloska tha se “mendoj se është shumë e intensifikuar saqë nuk është në nivelin e spekulimeve sot”.

Lexo më Shumë

Analisti Arsim Zekolli në një bisedë për INA ka komentuar propozimin e fundit për emrin Republika Ilindenase e Maqedonisë, duke nënvizuar se marrëveshja e fundit, pra propozimi Ilinden, kishte më pak të bëj me vet emrin dhe më shumë me pranimin e formulës juridike për përdorim të emrit të ri. “Pra, propozimi i emrit ishte për të tërhequr veëmendjen nga thelbi i pranimit de facto të formulës Erga Omnes, i.e. për përdorim të gjithëmbarshëm jashtë dhe brenda vendit. Sa i përket vet emrit, përshtypja ime është se vet emërimi është derivat i variacioneve të tjera që mund të konsiderohen më…

Lexo më Shumë

Të enjten dhe të premten do të mbahet takim i ri për emrin në New York. Siç informon Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Nikolla Dimitrov më 24 dhe 25 maj në New York do të takohen me kolegun grek Nikos Kocijas, në prezencë të ndërmjetësit Metju Nimic. Sa i përket propozimit të fundit për emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, mediat greke shkruajnë se ky propozim, i cili u refuzua nga ana e Qeverisë së Ciprasit është i pranueshëm për SHBA-në. Sipas burimeve të “Katimerinit”, kjo i është kumtuar kryeministrit Cipras në bisedën telefonike që ka pasur me zv/presidentin e…

Lexo më Shumë

Komisioni i Kuvendit për Punë të Jashtme ka kërkuar nga MPJ inspektim të dokumentacionit për propozimin e ri të emrit, Republika Ilinditase e Maqedonisë, të cilin të shtunën zyrtarisht e kumtoi kryeministri Zoran Zaev. Deputeti i cili vjen nga radhët e partisë opozitare VMRO – DPMNE, Antonio Milloshoski u shpreh se pret që ministri i Jashtëm Nikolla Gruevski do t’i respektojë deputetët. Ai më tej shtoi se kërkon nga ministri Dimitrov, që t’i dorëzoj dosjet, në të cilat bazohet ky propozim i mundshëm dhe që pastaj ata si deputetë dhe si Komision për Politikë të Jashtme të kenë një qëndrim.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev lirohet nga gjithë akuzat për rastin “Mitmarrja”. Shpallet i pafajshëm për miton ndaj biznesmenit Ivan Nikollov pasi gjykata tha se prokuroria nuk ka arritur ta dëshmojë se Zaev e ka kryer veprën penale mitmarrje. Gjykatësi Darko Todorovski arsyetoi para kamerave televizive dhe gazetarëve të cilët e transmetonin verdiktin drejtpërdrejt. “I akuzuari për veprën mitmarrje Zoran Zaev lirohet tërësisht nga akuzat pasi që prokurori nuk arriti të dëshmojë se i akuzuari e ka kryer veprën për të cilën akuzohej”, thuhet në njoftim. Gjykatësi Darko Todorovski gjatë fjalimit të tij para verdiktit i lexoi disa segmente nga gjykimi duke…

Lexo më Shumë

Anita Angellovska Bezhovska do të udhëheq Bankën Popullore të Maqedonisë gjatë shtatë viteve të ardhshme. Pikërisht në ditën kur përfundoi mandatin Dimitar Bogov, Kuvendi me shumicë absolute zgjodhi guvernatorin e ri, duke ia besuar këtë post zëvendësguvernatores së deritanishme. Ajo mori mbështetjen e shumicës dhe opozitës maqedonase, duke u zgjedhur me 81 votë pro dhe asnjë kundër. Nga LSDM thanë se zgjedhja e guvernatorit të ri dëshmon se kur bëhet fjalë për profesionizëm të dëshmuar, mund të tejkalohen edhe dallimet politike. TOMISLLAV TUNTEV, LSDM “Kjo është dëshmi se profesionalizmi, ndërgjegja dhe puna e vëmendshme duhet të jenë kritere në bazë…

Lexo më Shumë

Pa Ballkanin Perëndimor Evropa nuk është e plotë. Kështu ka thënë eurodeputeti Eduard Kukan për “Veçernje Novosti”. Ai ka theksuar se së pari duhet arritur marrëveshje se në çfarë drejtimi duhet të zbatohen reformat në BE dhe më pas do të shihet nëse ato do të jenë të gatshme deri në vitin 2025. Eduard Kukan, eurodeputet “Pa një rajon të rëndësishëm siç është Ballkani Perëndimor, BE nuk është e plotë e as e bashkuar. Duhet të jemi më të përgjegjshëm ndaj miqve tanë në Ballkanin perëndimor. Nëse nga vendet kandidate kërkojmë që të plotësohen kërkesa të caktuara, atëherë edhe ne…

Lexo më Shumë

Përbërja e re qeveritare do të dorëzohet nesër në Kuvend. Kryeministri Zaev tha se emrat për të gjitha ministritë tashmë janë konfirmuar dhe se përmbledhjen e CV-ve dhe autobiografitë e kandidatëve për postet ministrore dhë zv/ministrore do të dorëzohen nesër në Kuvend. Zaev theksoi se shpreson që deri në fund të muajit, Kuvendi do t’i vendos ato në rend dite dhe sa më shpejtë të kompletohet Qeveria. Në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, Ministria e Kulturës do të udhëhiqet nga kuadër i BESËS, e cila do të jetë pjesë e shumicës parlamentare. Pas konfirmimit të kësaj partie se do të…

Lexo më Shumë

Qëllimi jonë është që të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë pozitive edhe për Maqedoninë dhe Greqinë me këtë pako të propozimeve. Kështu ka deklaruar ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke shtuar se pako e pranuar nga Maqedonia, jep mundësi që të gjithë të dalin si fitues nga ky proces “Të gjithë elementet përputhen me pritshmëritë dhe kërkesat në Maqedoni dhe Greqi. Ato japin përgjigje të interesave tona nacionale dhe e mbrojnë identitetin tonë. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të ndërtojmë miqësi, ngase mendojmë se këtë herë jemi shumë afër”, ka thënë Shekerinska. Në lidhje me komentet se…

Lexo më Shumë

Për shkak të numrit të lartë të refugjatëve të paligjshëm që tentojnë të kalojnë për në vendet e Bashkimit Evropian, Mali i Zi po planifikon të ndërtojë një gardh me tela në kufi me Shqipërinë. Me mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po provojnë fatin për të arritur në vende më të pasura evropiane, pasi trafikantët kanë krijuar një shteg të ri ballkanik që shkon nga Greqia përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës në anëtaren e BE-së, Kroaci, raporton Reuters. Bosnja tashmë ka nisur të përballet me mijëra refugjatë që janë ngujuar në këtë vend, pasi…

Lexo më Shumë

ë debatin në “360 shkallë”, temë ishte samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Sofje dhe rezultati nga ai, në plan të parë informacionet për emrit se “njëri prej opsioneve është i pranueshëm për të dy qeveritë”. Zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani foli për atë se në çka kanë biseduar kryeministrat e dy vendeve, Zaev dhe Cipras. “Samiti i Sofjes do të jetë historik edhe për shkak të progresit të dukshëm për çështjen e emrit. Ashtu si tha edhe kryeministri në pres konferencë, se për herë të parë pas 27 viteve kontest, kemi zgjidhje e cila është e pranueshme nga…

Lexo më Shumë

Në Klubin e deputetëve ka filluar takimi i liderëve në të cilin kryeministri Zoran Zaev do t’i informoj presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe liderët partive për detajet nga takimi me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras. Në takim përpos presidentit po marrin pjesë edhe, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Në takim prezentë janë edhe zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska si dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Lexo më Shumë