Qëllimi jonë është që të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë pozitive edhe për Maqedoninë dhe Greqinë me këtë pako të propozimeve. Kështu ka deklaruar ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke shtuar se pako e pranuar nga Maqedonia, jep mundësi që të gjithë të dalin si fitues nga ky proces
“Të gjithë elementet përputhen me pritshmëritë dhe kërkesat në Maqedoni dhe Greqi. Ato japin përgjigje të interesave tona nacionale dhe e mbrojnë identitetin tonë. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të ndërtojmë miqësi, ngase mendojmë se këtë herë jemi shumë afër”, ka thënë Shekerinska.
Në lidhje me komentet se tani nuk ka heqje dorë nga “erga omnes”, Shekerinska rikujtoi se ata janë të lidhur për zgjidhje në pako, dhe se zgjidhja nuk mund të ndahet në pjesë.
“Nga momenti i parë deri tani, edhe negociuesit të Maqedonisë dhe Greqisë tregojnë se ose do të merremi vesh për të gjitha ose nuk do të ketë marrëveshje. Pakot janë ato dhe hapen të gjitha dhe nuk mundet çdo kush të zgjedh çfarë të doje. Kërkojmë zgjidhje që do të jep përgjigje për të gjitha çështjet dhe e cila do të jetë e pranueshëm për dyja palët. Marrëveshje e tillë u arrit së pari mes dy ministrat, e më pas pajtueshmëria në parim u dha edhe nga dy kryeministrat dhe kjo është pako që nuk mund të ndahet në pjesë”, ka thënë Shekerinska.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Gjenocidi në Gaza vazhdon: 73,431 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori 2023
- Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
- Loja e madhe shpërblyese e UNI-Bankës dhe Mastercard – “Paguaj dhe hyr në lojë”!
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind
- (VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme: LSDM akuzon Mickoskin për destabilizim, ai i përgjigjet opozitës
- (VIDEO) Shtrenjtimi i derivateve – Qytetarët të revoltuar, kërkojnë masa lehtësuese
- Kina paraqet propozimet mbi zgjidhjen e çështjes palestineze
- Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup


