Author: Rilinda

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se ua shtrinë dorën e pajtimit të gjithë fqinjëve, duke ofruar miqësinë si vlerë të shumë kombeve dhe popujve. “Të ecim së bashku dhe me vendosmëri drejt familjes evropiane së bashku, sepse izolimi nuk sjellin asgjë të mirë”, tha Zaev, në urimin për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Zaev theksoi se patriotizëm është kur ndërton rrugën e brezave të ardhshëm, duke bërë shtet të njohur nga të gjithë. /

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “marrëveshja e Prespës për ndryshimin e emrit të shtetit është edhe politikisht edhe juridikisht e vdekur”. “Grupi parlamentari i VMRO-DPMNE nuk do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese dhe për këtë shkak hoqën dorë nga debati në Kuvend”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, qytetarët në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje thanë se referendumi është i pasuksesshëm ndërsa marrëveshja është e vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni. VMRO-DPMNE shton se debati që është në Kuvend është jo produktiv dhe paraqet shkelje të vullnetit të qytetarëve, ndërsa Zoran Zaevi dhe LSDM-ja duhet ta dëgjojnë vullnetin…

Lexo më Shumë

Prishësit më të mëdhenj të imazhit nëpër shkollat tona janë bërë vetë mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilët me veshjet e tyre joadekuate, na bëjnë të mendojmë se ndodhen në ndonjë pab apo diskotekë, e jo në institucion edukativo-arsimor. Për këtë arsye, MASH duhet ta rikthejë Kodin e detyrueshëm për veshjet, në mënyrë që shkollat tona të jenë model i mirë i edukimit dhe sjelljes së dinjitetshme qytetare Remzije BILALLI Nëse i hedhim syrin cilës do shkollë, qoftë fillore apo të mesme, do ta kesh vështirë të dallosh nëse ndodhesh në ndonjë pab, kafeteri, apo në një institucion edukativo-arsimor. Si mësimdhënësit,…

Lexo më Shumë

Me vizitën e anëtarëve të Komitetit për anëtarësim në NATO dhe Komitetit të punës për integrim në NATO, sot në Bruksel do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.   Maqedonia në Samitin e NATO-s në Bruksel në korrik edhe zyrtarisht mori ftesë për anëtarësim, ndërsa hyrja u kushtëzua me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth tre muaj përpara se të nënshkruhet një protokoll i pranimit.   Protokolli pastaj duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s, proces ky që zgjat rreth një vit.

Lexo më Shumë

Udhëheqësit e subjekteve afariste në tregtinë me pakicë vlerësojnë se gjendja ekonomike në tremujorin e tretë të këtij viti është më e pavolitshme në krahasim me atë paraprak, dhe në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistika. Sipas të dhënave të publikuara pritet që gjendja ekonomike në këto ndërmarrje të jetë më e pavolitshme edhe në dy tremujoret e ardhshme. “Sasia e tepricave është rritur në krahasim me tremujorin paraprak. Gjendja financiare në tremujorin e tretë të vitit 2018 është më e pavolitshme në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2018, vlerësimi…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Gjithashtu, partia opozitare ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancat parlamentare. “Qytetarët në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje deklaruan se referendumi ishte i pasuksesshëm dhe marrëveshja ishte e vdekur. Debati që zhvillohet në Parlament është joproduktiv dhe është shkelje e vullnetit të qytetarëve. Zoran Zaev dhe LSDM-ja duhet të dëgjojnë vullnetin e mbi 1 milion e 200 mijë njerëzve që votuan kundër apo abstenuan në referendum”, thuhet në njoftimin e VMRO-së. Sipas partisë opozitare, tash është koha që Zoran Zaev të largohet.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar vazhdimin e seancës për debatin mbi ndryshime kushtetuese për ditën e premte, ndërsa për nesër është caktuar tjetër seancë. Deputetët e shumicës parlamentare thonë se ka shumë ligje të rëndësishme që duhet të votohen, siç është Ligji për falimentim, të cilat duhet të rishikohen në seancën e nesërme Nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi të vazhdoj debatin mbi ndryshimet kushtetuese edhe ditën e shtunë.

Lexo më Shumë

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në shtatë aksidente trafiku që dje ndodhën në rajonin e Shkupit. Në pesë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Siç njofton policia, 32 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 10 janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve katër kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa 6 pa patent shoferi. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tre makina që kanë qenë teknikisht jo të rregullta dhe shtatë makina të paregjistruara. Gjatë ditës së djeshme policia ka larguar 106 makina të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë juglindore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri 9 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 22 deri 27 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, ndërsa reshje të kohpaskohëshme të shiut pritet të ketë ditën e diel.

Lexo më Shumë

nvestimi në asistencë sociale më të madhe për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, qasje më të lehtë në shtesat fëmijërore, shtesë arsimi për fëmijët dhe rritje e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor, janë disa prej masave në realizimin e së cilave punon Qeveria për dalje nga rrethi i varfërisë, të cilat sot në Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë i përkujtoi kryeministri, Zoran Zaev, njofton Shenja. “Duhet ta ndërpresim rrethin e varfërisë, që bartet nga gjenerata në gjeneratë midis familjeve më të ndjeshme. Për këtë, 11 mijë amvisëri plotësuese do të fitojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në një intervistë për DW, ka thënë se nuk tërhiqet nga qëndrimi partiak se referendumi për Marrëveshjen me Greqinë është i pasuksesshëm. Sa i përket amnistisë për të akuzuarit e 27 Prillit në Kuvend dhe thirrjen e nënkryetarit të partisë, Mitko Jançev, që të pranohet një ofertë e tillë, Mickoski thotë se ai është qëndrim i tij personal. Sipas tij, oferta nuk është e ndershme. “Të akuzuarit janë viktima të pafajshme të ndjekjes politike nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM. Zaev në fjalimin e tij ka pasur mundësi që edhe atyre edhe familjeve të…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mori pjese dhe i përshëndeti të pranishmit në shënimin e 15 vjetorit të ekzistimit të Shoqatës për Kulturë, Art dhe Arsim “URA” që u mbajt mbrëmë në Shtëpinë e Armatës. Ademi në fjalimin e tij para të pranishmëve shprehu kënaqësinë e tij me suksesin e këtij Asociacioni dhe e theksoi entuziazmin dhe vullnetin e mirë të udhëheqësve të saj mëparshëm dhe të tanishëm për mbrojtjen, kultivimin dhe avancimin e kulturës turke në përgjithësi. Ngjarja u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe është në kuadër të aktiviteteve për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Lidhjes së…

Lexo më Shumë