Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në një intervistë për DW, ka thënë se nuk tërhiqet nga qëndrimi partiak se referendumi për Marrëveshjen me Greqinë është i pasuksesshëm.
Sa i përket amnistisë për të akuzuarit e 27 Prillit në Kuvend dhe thirrjen e nënkryetarit të partisë, Mitko Jançev, që të pranohet një ofertë e tillë, Mickoski thotë se ai është qëndrim i tij personal. Sipas tij, oferta nuk është e ndershme.
“Të akuzuarit janë viktima të pafajshme të ndjekjes politike nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM. Zaev në fjalimin e tij ka pasur mundësi që edhe atyre edhe familjeve të tyre publikisht t’u kërkojë falje për gjithçka që kanë përjetuar ata në vitin e kaluar, por ai vendosi që në stil të manipuluar të kushtëzojë, mbështeteni Marrëveshjen me Greqinë dhe më pas do të ketë amnisti. Turp”, ka deklaruar Mickoski në një intervistë në DW.
I pyetur nëse është e mundur që të gjejnë gjuhë të përbashkët me Zaevin,ai është përgjigjur se e vetmja gjë që mund të pajtohet me Zaevin është se Marrëveshja e Prespës është e vdekur.
“Ka mundësi të konstatojmë se Marrëveshja është e vdekur. Çdo përdhunim i mëtutjeshëm i këtij procesi vetëm do të krijojë tensione shtesë dhe polarizime në shoqëri, ndërkaq fajtor i vetëm për atë është Zoran Zaevi, i cili ka premtuar diçka që nuk ka mundur ta plotësojë”.
Ai ka reaguar edhe ndaj asaj që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pranoi që ai të mbajë fjalim përpara deputetëve.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Klodi paralajmëron rikthimin në Itali, tregon planet për ditët në vijim
- Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim. Presidenti Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
- (VIDEO) Ministria e Arsimit, shpallet thirrja publike për ushqimet e subvencionuara
- AUV: Asgjësohet mbi 27.5 ton qumësht nga Kosova
- Shkupi mbulohet nga tymi për shkak të zjarrit në Bojanë – autoritetet në terren
- Kuvendi mohon pretendimet: Nuk paguhet sigurim privat për deputetët
- Në pushime pa Klodin, Elijona tregon kush po i qëndron pranë
- Nikolloski: Qeveria po punon për të lehtësuar problemet e transportuesve


