nvestimi në asistencë sociale më të madhe për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, qasje më të lehtë në shtesat fëmijërore, shtesë arsimi për fëmijët dhe rritje e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor, janë disa prej masave në realizimin e së cilave punon Qeveria për dalje nga rrethi i varfërisë, të cilat sot në Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë i përkujtoi kryeministri, Zoran Zaev, njofton Shenja.
“Duhet ta ndërpresim rrethin e varfërisë, që bartet nga gjenerata në gjeneratë midis familjeve më të ndjeshme. Për këtë, 11 mijë amvisëri plotësuese do të fitojnë asistencë sociale të garantuar, krahas 26 mijë amvisërive ekzistuese të cilat kanë të drejtë për këtë kompensim. Familjet me fëmijë dhe me të ardhura të ulëta do të fitojnë qasje më të lehtë në Shtesën fëmijërore. Presim numri i fëmijëve të cilët do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të jetë mbi 70 mijë, për dallim prej vetëm 3.200 fëmijë të cilët tani kanë të drejtë për Shtesë fëmijërore”, thotë Zaev.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Klodi paralajmëron rikthimin në Itali, tregon planet për ditët në vijim
- Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim. Presidenti Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
- (VIDEO) Ministria e Arsimit, shpallet thirrja publike për ushqimet e subvencionuara
- AUV: Asgjësohet mbi 27.5 ton qumësht nga Kosova
- Shkupi mbulohet nga tymi për shkak të zjarrit në Bojanë – autoritetet në terren
- Kuvendi mohon pretendimet: Nuk paguhet sigurim privat për deputetët
- Në pushime pa Klodin, Elijona tregon kush po i qëndron pranë
- Nikolloski: Qeveria po punon për të lehtësuar problemet e transportuesve


