Author: Rilinda

Dalje e ulët deri në orën 15 në krahasim me raundin e parë mbetet karakteristikë në votimin për president në raundin e dytë të zgjedhjeve në gjashtë komunat e Tetovës. Dalje më të vogël edhe më tej ka në komunën e Zhelinës ku deri më tani kanë votuar vetëm 9,03 për qind e votuesve të regjistruar (raundi i parë 10,06 për qind), si edhe në Bogovinë ku kanë votuar 10,49 për qind e qytetarëve (në raundin e parë ka pasur 12,12 për qind). Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tetovë shënon 14,54 për qind dalje të votuesve që është më pak…

Lexo më Shumë

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, me dëshirat më të përzemërta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. “Fryma e Ramazanit është sakrifica, përkushtimi, mëshira, solidariteti, falja dhe durimi. Uroj që të gjithë së bashku të reflektojmë mbi këto vlera dhe me përkushtim, punë dhe durim t’i kapërcejmë pengesat dhe vështirësitë. Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara! Qofshim të bekuar!”, shkruan Ahmeti.

Lexo më Shumë

Deklaratë e Menduh Thaçit, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare – PDSH, Menduh Thaçi votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ai votoi në objektin e “Kopshtit të Vjetër” në vendvotimin 1968/1. “Besoj se sot do të kemi zgjedhje të suksesshme. pres që qytetarët masivisht të dalin të votojnë për një proces të rëndësishëm siç janë zgjedhjet presidenciale, por edhe punë shumë më të rëndësishme që do të thotë se ne sot në fund vulosim për rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së”.

Lexo më Shumë

Në komunën e Shutkës në këto orë të pasdites është paraqitur një fluks i madh votuesish para qendrave të votimeve. Krahasuar me orët e paradites numri është shtuar ndjeshëm në orët e pasdites ku dhe shihen radhë të gjata para vendvotimeve të kësaj komune. Ndërkohë deri në orën 15:00 pjesëmarrja ka qenë rreth 3 % më i madh se numri i votuesve që kanë votuar deri në këtë orë krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve.

Lexo më Shumë

Besimtarët myslimanë në Maqedoni dhe në të gjithë botën nesër fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili çdo vit vjen dhjetë ditë më herët dhe këtë vit zgjat 29 ditë. Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit famëlartë, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra. Muaji i Ramazanit është periudha në të cilën besimtarët myslimanë luten dhe agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij, duke u abstenuar nga çdo lloj i ushqimit…

Lexo më Shumë

Në Komunën e Kërçovës dalja është duke u rritur në orët e pasdites dhe pothuajse është e njëjtë me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. “Në Komunën tonë deri në orën 15 të drejtën e vet të votimit e kanë realizuar 10.849 votues apo 21,57 për qind. Procesi zgjedhor edhe më tej po zhvillohet qetë dhe pa probleme”, tha Antigona Seferi, kryetarja e KKZ Kërçovë.

Lexo më Shumë

“Është thyer heshtja zgjedhore në terren me agjitimin dhe distribuimin e materialeve propaganduese, në disa portale, si dhe më shumë në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Twitter”, thonë nga Civil. Gjithashtu,  është hasur thyerje e heshtjes zgjedhore nga persona të punësuar në administratë publike, madje edhe në MPB,  të cilët thirrin në bojkot, thotë kryetari  i Civilit, Xhabir Deralla. Civil njofton edhe për raste të trasportit të organizuar të votuesve në Shtip dhe Karbincë. Vëzhguesit e Civilit kanë hasur edhe në parregullësi të tjera, si hyrje me armë të cilat janë të ndaluara, fotografimi dhe incizimi në dy vendvotime, pastaj…

Lexo më Shumë

Ushtruesja e detyrës ambasadore  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Micaela Bluhm, vizitoi komunën e Ilindenit, konkretisht qendrën e votimit në shkollën “ Goce Dellçev”, ndërsa më herët ishte në Tetovë me qëllim vëzhgimin e procesit zgjedhor. Ajo porositi që qytetarët të votojnë të lirë dhe pa presione.\ “Është e rëndësishme të dihet se ODIHR është vëzhguesi zyrtarë i zgjedhjeve, monitorues, presim të shohim të dhënat, raportet dhe analizat e tyre, për të vlerësuar zgjedhjet e sotme. Është e rëndësishme për ne për të kuptuar dhe për të pasur vëzhguesit tanë në terren për të qenë në rrjedhë…

Lexo më Shumë

Kallëzim penal nga zyra e Prokurorit publik është ngritur kundër të gjithë anëtarëve të Këshillit të  Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) si dhe drejtorin Zoran Trajçevski për veprat penale: “punë e pandërgjegjshme e shërbimit” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”. Në të njëjtën kohë, kallëzim është parashtruar deri te Gjykata administrative ndaj vendimit për të dhënë leje për radio transmetim në servis programor në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Ndërsa prej Agjencisë, kërkohet që të shtyhet ekzekutimi i këtij vendimi. Kallëzimi penal është për drejtorin e ASHMAA Zoran Trajçevski, kryetarin e Këshillit Llazo Petrushevski dhe anëtarët Milaim Fetai, Alma Mashoviq, Zoran…

Lexo më Shumë

Papa Françesku mbërriti në Bullgari për tu takuar me komunitetin e vogël katolik të vendit. Kryeministri bullgar Bojko Borisov e priti Papën argjentinas në aeroport se bashku me pjesëtarë të kabinetit, duke përshëndetur vizitën që e ka vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare vendin ish-komunist, të bashkuar bllokut europian në 2007-ten, por bashkë me të, edhe të gjithë Ballkanin. Turneu tre-ditor do ta çojë Françeskun edhe në Maqedoni Veriore. Ky rrugëtim përfshin dhe një ndalesë në një kamp refugjatësh në periferi të Sofjes dhe një shërbese përkujtimore në nderim te  Nënë Terezës. Borisov e përshëndeti me forcë këtë vizitë, duke…

Lexo më Shumë

Dy parregullsi të izoluara janë regjistruar në votimin e deritanishëm për raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale nga vëzhguesit e Asociacionit Qytetar MOST, të dhënat e së cilit tregojnë jehonë të votuesve prej 21,3 për qind deri në orën 13. “Në vendvotimin (GM) 2248/1 në Shtip, është vërejtur lexim me zë i votuesve ndërsa para GM 0934 në Kratovë është vërejtur prani e një personi të paautorizuar, me çka është thirrur policia e cila e ka larguar personin prej këtij vendvotimi”, informoi në konferencë shtypi Zllatko Dimitrioski nga MOST. Sipas të dhënave të marra nga programi PVT (përmbledhje paralele e…

Lexo më Shumë