Author: Rilinda

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i dërgoi një letër urimi kryetarit të sapozgjedhur të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovskit, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Junker e përgëzoi Pendarovskin për fitoren në emër të të gjithë Bashkimit Evropian. “E shfrytëzojmë këtë mundësi për të konfirmuar edhe një herë mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Junker. Ai më tej e inkurajon presidentin e ri të Maqedonisë Veriore që të vazhdojë rrugën e reformës drejt BE-së në mënyrë të qëndrueshme, pasi ky proces bazohet në merita, përmendi shefi i Komisionit Evropian dhe siguron Pendarovskin…

Lexo më Shumë

Zgjedhja e Stevo Pendarovskit për president të parë të Maqedonisë së Veriut në vetvete sjell katër mesazhe: vala e parë e pranimit të emrit të ri të vendit, politikën e pandryshuar rajonale dhe të jashtme, bashkimin e pushtetit dhe përgatitje për zgjedhje parlamentare, shkruan Bi-Bi-Si në gjuhën serbe. Pendarovski, siç thekson Bi-Bi-Si, u ofroi votuesve vazhdim të politikës së kryeministrit Zoran Zaev, kur mediat e quajtën “protagonist kryesor në marrëveshjen me Greqinë”. Qeveria e Zaevit edhe deri më tani i ka lidhur integrimet evropiane dhe euroatlantike me pranimin e emrit të ri të vendit. Pendarovski në intervistën për Bi-Bi-Si midis…

Lexo më Shumë

Mbi 15 mijë qytetarë nga i gjithë vendi, si dhe mysafirë të lartë, besimtarë dhe të huaj, kryesisht nga vendet fqinje pritet nesër të jenë në rrugët e Shkupit për shkak vizitës historike të kreut të kishës Katolike Romake papa Françeskut. Të gjithë qytetarët do të kenë qarkullim pa pengesa në qytet, por megjithatë më ngadalë dhe në pajtim me regjimin e posaçëm të komunikacionit, i cili është vendosur për shkak vizitës së papës. Ata që jetojnë apo punojnë në zonën qendrore të qytetit do të kenë qasje pa pengesa deri te shtëpitë e tyre dhe vendet e punës. Atyre…

Lexo më Shumë

KSHZ në faqen e saj ka publikuar rezultate nga 100 për qind e votave të numëruara. Sipas rezultatit edhe zyrtarisht Stevo Pendarovski është kryetar i ri i Maqedonisë së Veriut, me mandat prej 5 viteve. Ai në këto zgjedhje, ka arritur të fitojë 436.212 vota ose 51.66 për qind. Kundërkandidatja, Gordana Siljanovska, ka fituar 377.713 vota, ose 44.73 për qind. Vota të pavlefshme janë shpallur 30.442 flet, ose 3.61 për qind, shkruan SHENJA. Në këto zgjedhje kanë votuar 844.365 qytetarë dhe dalja në votime ka qenë 46.70 për qind. Kujtojmë se censusi i nevojshëm për të shpallur një kandidat president…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski tha se po të ishin këto zgjedhje parlamentare VMRO-DPMNE do të kishte numrin më të madh të deputetëve. Sipas tij, VMRO-DPMNE përsëri është partia më e madhe në Maqedoni. “Fituam në Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Sopishte, Ilinden. Gordana ka fituar edhe në Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli. Kemi fituar në Prilep, Sveti Nikollë, Vallandovë, Debarc, Demir Kapijë, Probishtip, Rosoman…”, deklaroi Mickoski. “Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundër kandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën”, tha Siljanovska. “Rezultati është i…

Lexo më Shumë

Saraj 7700 vota në favor të Pendarovskit   Tearcë 3200 vota në favor të Pendarovskit   Likovë 6500 vota në favor të Pendarovskit   Gostivar 7000 vota në favor të Pendarovskit   Tetovë 10 000 vota në favor të Pendarovskit   Strugë 6000 vota në favor të Pendarovskit   Zhelinë 3600 vota në favor të Pendarovskit   Kumanovë 4000 vota në favor të Pendarovskit   Dollnen 2000 vota në favor të Pendarovskit   Studeniçan 4000 votanë favor të Pendarovskit   Strumicë 3000 votanë favor të Pendarovskit   Kërçovë 3000 vota në favor të Pendarovskit   Karposh 2.500 vota në favor…

Lexo më Shumë

Komisari evropian për zgjerim Johanes Han ia uroi fitoren presidenti të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. “Urime deri te Stevo Pemdarovski për zgjedhjen e tij për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me padurim pres bashkëpunim të vazhdueshëm për agjendën e BE-së në kontekst të konkluzioneve të vitit kaluar të Këshillit të cilat e hapën rrugën drejt fillimit të negociatave për anëtarësim në qershor”, ka shkruar Hani. Hani shtoi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të vendit, konform aspiratave…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki tha se Gordana ka humbur si pasoj e një falsifikimi të rëndë. “Sot kishte kërcënimi, gishta të shpejt, indikacione për blerje të votave. Këto nuk janë vlera evropiane. Maqedonisë për këtë arsye i nevojitet qeveri teknike që do të garanton zgjedhje të drejta. Për këtë shkak Zoran Zaev iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi, por kjo është e vërteta e hidhur”, tha Mickoski. Ai tha se kjo qeveri e Zaevit, është e vetëdijshme se është e kaluar dhe do…

Lexo më Shumë

Vazhdon jehona e samitit të Berlinit, me detaje pikante të publikuara nga portali i njohur, Politico. Sipas këtij portali, presidenti francez, Emmanuel Macron për pak e humbi gjatë këtij samiti, pasi tentoi dhe dështoi të bindte kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj që të pranonte një kompromis për të zhbllokuar situatën e krijuar me Serbinë. “Nuk je në gjendje të kërkosh asgjë,” tha Macron, duke ngritur zërin. Portali shkruan se teksa po nisnin orët e para të ditës së martë, në vend që të arrihej një marrëveshje, Merkel dhe Macron nxorrën në pah se sa jofunksionale është diplomacia europiane. Samiti tregoi ndarjet jo…

Lexo më Shumë

ASH i replikon përmes një komunikate kreut të BDI, Ali Ahmeti i cili tha se opozita ka gabuar që bojkotoi. “I bëjmë me dije Ali Ahmetit se po të kishte bojkotuar opozita shqiptare zgjdhjet nuk do të arriheshte cenzusi dhe Stevo Pendarovski nuk do të zgjidhej Kryetar shteti i RVM. Konceptin e rrejshëm të cilit disa herë ia ndërruat emërtimin, populli e hodhi në raundin e parë me votë , duke e shpallur si manipulativ. Tendencat e juaja manipulative janë deshifruar nga populli, dhe kjo është arsyeja që nuk keni guxim të ballafaqoheni me të, por fshiheni pas koalicioneve të…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka telefonuar sot Stevo Pendarovskin, pas rezultatit të zgjedhjeve, ku ky i fundit ka rezultuar në avantazh të ndjeshëm. Presidenti Meta e ka uruar Pendarovskin për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Deri në orën 21:30, nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar, shihet qartë epërsia e kandidatit të mazhorancës, Stevo Pendarovski me 170 mijë vota kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 120 mijë.

Lexo më Shumë

Me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar rrumbullakohet procesi i anëtarësimit të vendit në NATO me të cilin i jepet edhe një goditje tentimit për ndërhyrje e politikës së Rusisë në këto hapësira, deklaroi në konferencën e për shtyp pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të PDSH-së, Luan Tresi. Sipas tij tashmë nuk duhet të ketë pengesa për rrugën edhe më të sigurt drejt Bashkimit Evropian. Ai në emër të shtabit qendror zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare i shprehu falënderim të veçantë për gjithë ata shqiptarë që dolën në votime dhe kontribuan…

Lexo më Shumë