Nga Qeveria thonë se për momentin nuk ekziston iniciativë për ndryshime të ligjeve për të drejtat e presidentit pas mbarimit të funksionit. Presidentët e Maqedonisë pasi të pensionohen janë më të privilegjuar se kolegët në Serbi, Kroaci dhe Kosovë, njofton REL. Për tre ditë vendi do të fitojë president të ri dhe pensionist të ri. Stevo Pendarovski do të inaugurohet në pozitë ditën e diel, kur presidenti aktual Gjorge Ivanov do të largohet nga funksioni që e ka ushtruar dhjetë vite. Me 59 vjet, sa i ka në momentin e përfundimit të mandatit Ivanov, sipas Ligjit për të drejtat e presidentit të Republikës së Maqedonisë…
Author: Rilinda
Nga ajo që kemi si dëshmi besoj se ish-kryeministri Nikolla Gruevski është porositës i ngjarjeve që u mbajtën më 27 prill të vitit 2017 në Parlament. Shpresoj se së shpejti do të ngrihet një aktakuzë për katër nga organizatorët dhe porositësit e ngjarjes dhe për dy personat që janë të pakapshëm, hetimi do të ndalet deri në kërkimin e tyre, tha prokurorja Vilma Ruskoska. Sipas saj, ka përfshirje politike në gjykatën e rastit të “27 prillit”. “Edhe ngjarjet u zhvilluan në Parlament, dhe amnistia u dha nga Kuvendi. Mund të ketë një justifikim për atë që kanë bërë, por nuk…
Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, tha se është koha që udhëheqësit në Ballkanin Perëndimor të kuptojnë rolin e tyre dhe t’i udhëheqin vendet e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. “Synimi i Shteteve të Bashkuara, i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të rajonit është i njëjtë – përparimi. Por, ndikimit rus, në anën tjetër, më shumë i konvenon që në këto vende të ketë korrupsion dhe gjendje të paqëndrueshme”, tha Palmer në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Ai qëndroi në Sarajevë, ku takoi liderët e Bosnje dhe Hercegovinës dhe udhëheqës të…
Në shumë rajone, sidomos në zonat rurale, gratë nuk kanë një gjinekolog amë, megjithëse numri i mjekëve në krahasim me numrin e banorëve është në përputhje me Bashkimin Evropian, tha Elizabeta Bozhinovska, drejtore e programit joqeveritar HERA, në panelin e diskutimit mbi gjinekologji dhe obstetrikë të këtij viti në Festivalin e Kulturës Feministe “E drejta e gruas”. Ajo tha se dy vitet e fundit është reduktuar vdekshmëria e foshnjave, por se ajo është ende e lartë në raport me mesataren e BE, e cila tregon cilësinë e jetës në vend, njofton Sdk.mk. Sipas saj, problemi më i madh është se gjysma…
Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare thuhet se fotografitë që i publikuan mediat, ku shihen banjat e shkatërruara është dëshmi se pushteti dy vite s’ka bërë asgjë. “Zaev dhe Kaevski premtonin qytet studentësh, me kushte moderne, por dy vite pas kësaj s’ka asgj, konviktet e studentëve janë në gjendje katastrofale ndërsa ushqimi është i dobët’, thonë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Sipas tyre LSDM s’ka bërë asgjë për konviktet dhe se për dy vite ka shpenzuar shtatë miliardë euro buxhet dhe asgjë s’ka ndërmarrë për studentët. Ata shtojnë se në vend së punësojnë djemtë dhe vajzat, pushteti duhet të…
Integrimi i sforcuar i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e gjendjes në Ballkan, tha ambasadori rus në Greqi, Anfrej Masllov, duke folur për televizionin grek se Rusia dëshiron ta imponojë ndikimin e saj në Ballkan, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Vendi ynë e ka njohur vendin tuaj fqinj me emrin e ri, por për fat të keq zgjidhja e çështjes së vjetër me emrin e ka hapur rrugën për integrim të sforcuar të Maqedonisë së Veriut në aleancën veri-atlantike dhe gjithsesi kjo rrjedhë nuk do të kontribuojë në gjendjen në Ballkan”,…
Maqedonia e Veriut është lajm i mirë i Ballkanit. Vendi solli vendime të vështira dhe ka bërë kompromise të mëdha për t’i realizuar synimet e veta strategjike dhe ajo është anëtarësimi në NATO dhe BE. Tani është koha për bashkim, ndërsa politikanët dhe partitë politike t’i lënë mënjanë dallimet, me qëllim që të intensifikohen përpjekjet së pari të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, së dyti të shkohet përpara në negociatat. Këto ishin mesazhet kyçe që sot u dhanë me rastin e Ditës së Evropës 9 Maji, në “BE Mëngjes”, të organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe në të…
Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me Perti Ikonen, ambasadorin e Republikës së Finlandës, i cili e përfundon mandatin e tij në vend. Në takim është konfirmuar mbështetja e Republikës së Finlandës për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe mbështetjen, që Republika e Maqedonisë së Veriut, këtë verë, të marrë datë për negociata me BE-në. Është konstatuar se edhe Marrëveshja e Prespës është një arritje e vlefshme, si për shtetin tonë, ashtu edhe për rajonin dhe për Evropën, sepse është shembull si nëpër politika të sinqerta të dialogut, janë të mundshme zgjidhje të çështjeve dypalëshe. Është vlerësuar se…
Ministri i ekologjisë, Sadulla Duraku pritet që të mbetet në kabinetin qeveritar, por duke kaluar në një dikaster tjetër. Sipas Fokus, emri i tij edhe pse po përflitet se është pjesë e rikonstruimit, megjithatë ai sipas disa mediave do të drejtojë ministrinë e re të sapoformuar për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, që konsiderohet si ministria më e fuqishme që do të udhëheqë një ministër i BDI-së. Kjo ministri do të zëvendësojë sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit, që është shuar me ligjin e ri dhe që drejtohej nga Hazbi Lika. Nuk dihet se Lika a do të jetë më pjesë…
Qeveria në seancën e saj të 134 ka dalë mendim negativ për Raportin vjetor për punën e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM) për vitin 2018-të, pasi që Kuvendi ka kërkuar mendim të tillë, përcjell Portalb. Hapi i këtillë ka ardhur pas mendimit negativ të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, të përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Problemi kryesor për vlerësimin negativ është humbja e konstatuar e RTVM-së, e cila është me vlerë prej 26 milionë denarësh. Përveç kësaj, Qeveria ka miratuar mendim se RTVM nuk i ka plotësuar standardet etike dhe profesionale të gazetarisë për sigurimin e pavarësisë…
Sekretariati për Çështje Evropiane shënon ditën e Evropës 9 Majin. Në mëngjesin tradicional janë të ftuar ambasadorë politikanë ministra dhe ish ministra. “Sot më 9 Maj liderët evropian janë mbledhur nën presidencën e Rumanisë. Ne presim një vendim të drejtë sot dhe të qartësohet drejtimi që do të marrë BE-ja. Do të vazhdojmë me zbatimin e reformave në sferat kyçe dhe nuk do të ketë justifikime të tjera nga ana jonë. Kemi ecur përpara me hapa të mëdhenj drejt BE-së dhe presim tani që BE-ja të vijë më afër nesh me vendim për hapjen e negociatave”-tha Bujar Osmani zëvednsës kryeministër…
Sot ka përfunduar marrëveshja me OKTA me çka me rregulla të vërtetuara formoheshe çmimi i derivateve të naftës për tregun e vogël në Maqedoninë e Veriut. Deri tani, çmimet e derivateve janë formuar në bazë të dispozitave të paraparë nga Aneksi D I marrëveshjes me OKTA-n, ku si faktor kyç merreshe parasysh dhe çmimi I prodhimit. Nga sot komisioni rregullator për energjetikë do të vërtetojë çmimin e naftës dhe derivateve të naftës me rregulla të reja, të cilat janë vërtetuar në metodologjinë e re. Mirëpo të njëjtat nuk kanë hyrë në fuqi, edhe pse të njëjtat kishin kaluar në Kuvend,…

