Ministri i ekologjisë, Sadulla Duraku pritet që të mbetet në kabinetin qeveritar, por duke kaluar në një dikaster tjetër. Sipas Fokus, emri i tij edhe pse po përflitet se është pjesë e rikonstruimit, megjithatë ai sipas disa mediave do të drejtojë ministrinë e re të sapoformuar për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, që konsiderohet si ministria më e fuqishme që do të udhëheqë një ministër i BDI-së. Kjo ministri do të zëvendësojë sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit, që është shuar me ligjin e ri dhe që drejtohej nga Hazbi Lika. Nuk dihet se Lika a do të jetë më pjesë e ekzekutivit. Mediat maqedonase së fundi kanë nisur një luftë mediatike duke lansuar emra nga radhët e BDI-së që gjoja nuk do të jenë në Qeveri dhe do të largohen me planin e paralajmëruar nga kryeministri Zaev. Megjithatë gjithcka do të vendoset në takimin e paralajmëruar midis Zaevit dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Rozana Radi ‘trazon’ rrjetin, vë në pah gjoksin bombastik gjatë pushimeve
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Nuk është lufta? Ja çfarë e rriti në “qiell” çmimin e naftës, në Europë
- Danubi tkurret nga nxehtësia ekstreme, del në sipërfaqe flota e anijeve naziste si dhe objekte antike
- Kurti paralajmëron hapjen e urës së Ibrit: Është absurde të mbahet e mbyllur
- Ku është flamuri i Maqedonisë së Veriut? Takimi i Stoilkoviqit me kryeministrin serb ngre pikëpyetje
- 23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundërshtojnë projektin e PS për bashkimin me Lushnjen
- Aksion në parcelat me kanabis, policia jep detaje për ngjarjen në Pukë: Uniformat blu qëlluan në ajër! Personi i armatosur u arratis



