Author: Rilinda

Qytetarët kanë filluar të humbin besimin në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe në shpresën për sundimin e shtetit të së drejtës, thonë analistët. Pushteti dhe opozita po bisedojnë për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, ku duhet të zgjidhet e statuti i PSP-së. “Drejtësia do të arrijë gjithkund, nuk ka krim të përsosur”. Kjo është një nga deklaratat e shumta të njohura të prokurores speciale Fatime Fetai në takimet me gazetarë, në të cilat PSP-ja bënte të ditur se çfarë lëndë janë hapur për të ashtuquajturit “funksionarë të paprekur” nga pushteti i kaluar, shkruan gazeta KOHA. Por, thuajse katër vite…

Lexo më Shumë

Studentët e programit studimor të Artit muzikor të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës e organizuan koncertin vjetor me muzikë vokale instrumentale. Ky koncert është një mundësi e mirë për të gjithë ata studentë të cilët për herë të parë kanë shansin që ta shijojnë skenën duke performuar para një publiku të gjerë. Shefi i programit studimor të Artit muzikor në Universitetin e Tetovës, Prof. Ord. Bajramali Idrizi thotë se studentët përmes këtij koncerti në performancat e tyre paraqesin vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre botërorë dhe se përmes këtyre ata vlerësohen në disa lëndë. E veçanta e këtij…

Lexo më Shumë

CIVILI formoi grup qytetar punues për zbatimin e Iniciativës #FundShpërdorimit më 5 qershor 2019, kur u mbajt edhe tribuna mbi temën e njëjtë. Hapi i parë i Civilit dhe Grupit punues është peticioni onlajn me kërkesat për ndërprerjen e privilegjeve: Iniciativë për ndërprerjen e privilegjeve – #FundShpërdorimit Për nënshkrim të peticionit, klikoni KËTU. Me nënshkrimin e këtij Peticioni, e shpreh mbështetjen time për Iniciativën #FundShpërdorimit që e nisën CIVILI dhe një grup qytetaresh dhe qytetarësh për ndërprerjen ose uljen drastike të privilegjeve. Duke filluar nga privilegjet të cilat i gëzojnë presidentët e mëparshëm, duke mbaruar me funksionarët aktualë të Qeverisë…

Lexo më Shumë

Pas informacioneve të fundit nga LSDM se nuk do ketë zgjedhje të parakohshme por vetëm rikonstruim të qeverisë, filluan të qarkullojnë edhe emrat e ministrave që mund të largohen nga kjo përbërje qeveritare. Ashtu si paralajmeroi para një muaj edhe Almakos, i pari që e kap “fshesa” e Zaevit është ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu i cili vjen nga rradhet e RDK-së të udhëhequr nga Vesel Memedi. Sipas burimeve brenda qeverise këtë ministri Zaev ja ka ofruar ASH-së të Ziadin Seles i cili pritet të shqyrtojë ofertën për tu kyçur sërisht në qeveri. Sipas paralajmërimeve të LSDM rikonstruimi i…

Lexo më Shumë

Në 29 vjetorin e themelimit të partisë VMRO-DPMNE, lideri Hristian Mickoski tha se dy gjëra janë të sigurta: E para, LSDM po bie dhe e dyta, VMRO-DPMNE së bashku me popullin po fitojnë. “Zaevi është gjunjëzuar në baltën e tij, ndërsa VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve kur do që të ndodhin ato do të formoj qeveri me të cilën Maqedoni do të ec para. Dhe mos mendoni se kam harruar nga ku kemi filluar. Edhe ata që besuan nga fillimi edhe ata që nuk besuan, por më pas u vërtetuan se mundemi, atyre që nuk besojnë u themi, se LSDM dhe Zaev…

Lexo më Shumë

Sekretarja shtetërorë për punë europiane në Ministrinë për Europë dhe punë të jashtme të Francës Amélie de Montchalin në intervistën e saj për France Inter, Le Mond dhe France Televizion hapur nuk ka thënë se kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marin datë për bisedime për anëtarësim në BE, duke thënë se ato kanë prespektivë europiane dhe për këtë do të diskutohet në takimin e Luksemburgut. Amelie de Montchalin ka përsëritur atë që gjatë kohë thuhet nga përfaqësues francez se vendet e Ballkanit Perendimorë kanë prespektivë europiane sipas pozitës gjeografike. « Gjithmonë kemi thënë se Ballkani Perendimorë sipas…

Lexo më Shumë

Edi Rama zhvilloi takimin e radhës elektoral në Pustec, aty ku iu rikthye deklaratës së Presidentit të Maqedonisë së Veriut, i cili tha se kishtë bërë kërkesë që vendi i tij të ndahej nga Shqipëria në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. “Shqipëria është në një përpjekje për t’i shpëtuar një kurthi të ngritur nga brenda nga njerëz që nuk duan hapjen e negociatave. Unë dje bëra një prononcim për një tjetër mik të mirë, që është Presidenti i Maqedonisë së Veriut, lidhur me një deklaratë të bërë prej tij, që e lexova në mënyrë të nënkuptuar, se…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se në Këshillin Qendror të partisë është votuar që ai të udhëheq procesin e rikonstruimit qeveritar. Sipas Zaev rikonstruimi do të përfshijë tetë ministri emrat e të cilëve do të publikohen kah fundi i javës tjetër. Ministrat do jenë nga LSDM, BDI dhe partnerët tjerë të koalicionit. “Gjegjësisht morëm vendim të mos ketë vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por të vazhdohet me rikonstruimin e qeverisë. Qëllimi është që më në fund pas 15 viteve të marrim datë për fillimin e bisedimeve”, ka thënë Zaev raporton Shenja. Ai tha që pritet data e fillimit…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka sjellur vendim për çmime të reja të derivateve të naftës në vend, të cilat do të jenë më të lira se ato paraprak. Sipas çmimeve të reja, benzina do të lirohet për 3 denarë ndërsa dizeli për 2.50 denarë, shkruan Telegrafi Maqedoni, transmeton gazeta Koha. Kështu një litër benzinë “Ultra 95 Economy” do të shitet me 66.5 denarë për litër, një litër “Ultra 100” do të shitet për 69 denarë për litër, “Ultra Dizel Green Power” do të shitet me 60 denarë për litër, “Ultra Dizel Bio Power” do të shitet me 61 denarë…

Lexo më Shumë

Në Prilep, rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës ka ndodhur një fatkeqësi ku janë ndezur dy autobusë të cilët ishin të parkuar afër njëri tjetrit. Nuk dihen arsyet e zjarrit që dogji tërësisht autobusët. Njësia kundër zjarrit në këtë njesi administrative komunale kanë reaguar për të fikur zjarrin dhe për mos lejuar që i njejti të shpërndahet në veturat që ishin të parkuara në afërsi. Autoritetet janë duke hetuar për arsyen e zjarrit dhe për zjarrvënësit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi, thotë se një vendim i Bashkimit Evropian për të shtyrë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, do të ishte një mesazh jo i mirë për vendet Ballkanit. I bindur se vendi i tij e meriton dritën jeshile, zoti Gashi përmend investimin e Shkupit për të zgjidhur një mosmarrëveshje shumë vjeçare me Greqinë lidhur me çështjen e emrit, si një prej arsyeve që Brukseli duhet të ketë parasysh për të vendosur mbi këtë çështje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i partisë Alternativa thotë se shtyrja e datës për çeljen e bisedime…

Lexo më Shumë

Ka filluar edhe procesi i kthimit të librave të përdorura nga nxënësit në vitin shkollor 2018-2019. Ndërkohë, nxënësit do të marrin edhe librat për vitin shkollor 2019-2020. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni ka caktuar çmimoren për dorëzimin e librave të përdorura nëse të njejtat janë të dëmtuara tërësisht apo pjesërisht. Çmimet dukshëm janë më të lira se vitin e kaluar, kur edhe pati kritika të ashpra nga prindërit ndaj ministrisë. Këto libra janë pjesë e projektit “Cambridge” që është futur në sistemin arsimor nga Qeveria e kaluar.

Lexo më Shumë