Vazhdojnë bisedimet brenda VLEN-it për rikonstruimin e Qeverisë që pritet të ndodh brenda kësaj jave. TV21 mëson se Bashkim Bakiu mund të zëvendësojë Azir Aliun në Ministrinë e Shëndetësisë. Burime për TV21 thonë se tani për tani vetëm po bisedohet, ndërsa burime tjera thonë se është vetëm spekulim. Gjithashtu mësohet se nëse Aliut i merret shëndetësia, VLEN po mendon atë ta emërojë drejtor në Agjencinë për Komunikime Elektronike. Sipas burimeve brenda VLEN-it gjithçka pritet të vendoset gjatë ditës së nesërme (e mërkurë).
Author: Jeta almakos
Koalicioni VLEN ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për emërimin e Fadil Xhelilit si ushtrues detyre të Kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe Bujamin Kadriut si ushtrues detyre të Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit. Sipas koalicionit, ky vendim paraqet një masë të përkohshme dhe të domosdoshme për të siguruar funksionimin normal të institucioneve lokale deri në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale më 11 janar në të dy komunat. Në njoftimin e VLEN theksohet se të emëruarit konsiderohen figura profesionale dhe të respektuara, të cilët pritet ta ushtrojnë detyrën me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Koalicioni shpreh bindjen se administratat…
“Sot ka ardhur në Komunë “i besuari” i Qeverisë për të zëvendësuar Të Besuarin nga Populli. Në 11 Janar Gostivari do të flasë prapë e më fuqishëm se për ne ka vetëm një Kryetar dhe ai është Valbon Limani!” ka shkruar Arben Taravari.
Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media kanë deklaruar se me qeverisjen e re tashmë, secili sektor po merr vëmendjen dhe mbështetjen e duhur. VLEN tha se po qeverisin përmes një modeli që synon rezultate konkrete, mbrojtjen e resurseve natyrore dhe politika që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve “Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në hapjen e “Ditëve të Vardarit 2025”, ku mbi 100 përfaqësues institucionesh, organizatash dhe ekspertësh diskutuan zgjidhje moderne për sektorin. Ngjarja krijoi një hapësirë të gjerë bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit shkencor, me fokus te praktikat moderne të menaxhimit…
Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se 5 persona janë arrestuar për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Bëhet fjalë për personat me inicialet N.R. (51) nga Kumanova, ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike për Punë të Bursës “Agro Berza” Shkup, R.A. (61) nga Tetova, ish-drejtor i Agjencisë për Rezerva Shtetërore të Mallrave Shkup, T.K. (55) nga Shkupi, ish-udhëheqës në Agjencinë për Rezerva të Mallrave Shkup, T.D. (58) nga Kumanova, ish-zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe këshilltar shtetëror gjatë periudhës 2021–2022, si dhe M.P. (68) nga Shkupi, person i angazhuar si ekspert. Personat e dyshuar e kanë…
Pas reshjeve të dendura, niveli i lumit Vardar është rritur ndjeshëm duke shkaktuar përmbytje në fshatin Rashçe të komunës së Sarajit. Banorët thonë se nuk mund t’i shfrytëzojnë tokat bujqësore për shkak të daljes së lumit nga shtrati. Kërkojnë ndërhyrje nga shtetërore për rregullimin e shtratit dhe sistemit të kanalizimit. Nga Komuna e Sarajit paralajmërojnë projekte për përmirësimin e gjendjes. “Pas shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit është rritur niveli i ujit të lumit Vardar ndërsa ata të cilët e kanë pësuar më së shumti janë banorët e fshatit Rashçe dhe pikërisht në këtë vend këtu, nuk mund të…
Komuna e Likovës rezulton me një sërë shkeljesh serioze financiare dhe menaxheriale. Enti Shtetëror i Revizionit ka përfunduar kontrollin e raporteve financiare dhe pajtueshmërisë për vitin 2024, duke konstatuar mangësi të thella në pothuajse të gjitha segmentet e punës së komunës. Sipas raportit, Likova nuk ka siguruar arkëtimin adekuat të të ardhurave vetanake, përfshirë tatimet, taksat dhe kompensimet komunale. ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT “Mbi 12.5 milionë denarë kërkesa nuk figurojnë fare në evidencë, ndërsa për tatimin në pronë, në shumën mbi 73 milionë denarë, nuk janë ndërmarrë masa për arkëtim të detyruar. Nuk është llogaritur as kamata për pagesat e…
Lidhur me përfundimin në raportin e Komisionit Evropian për vendin se “korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese serioze”, Kocevski thotë se duhet të krijohen kushte për të luftuar korrupsionin. Hetimi në të cilin dyshohet ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi është pothuajse i përfunduar, pritet vetëm ekstradimi i tij – tha prokurori publik i RSM-së, Ljupço Kocevski, në një paraqitje të ftuar në emisionin “360 gradë”. Sipas tij, të gjitha provat janë mbledhur, ka edhe një hetim financiar, por ata nuk kanë informacion për vendndodhjen e Grubit sepse kjo nuk është juridiksion i Prokurorisë. Kur…
Në seancën e sotme për rastin “Geriatria” para Gjykatës Themelore Penale në Shkup me propozim të mbrojtjes ka dëshmuar dëshmitarja e punësuar si arkiviste në institucion, e cila për shkak të pushimit mjekësor të sekretares së drejtorit ka qenë në zëvendësim në atë vend pune.
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Debat në SHENJA” ka akuzuar qeverinë aktuale se po manipulon opinionin publik duke pretenduar se ka realizuar rritje të pagave dhe pensioneve. Sipas tij, ajo që po paraqitet si rritje, në fakt është vetëm harmonizim i detyrueshëm ligjor, i lidhur me normat e inflacionit dhe koston e jetesës. Bytyqi theksoi se çdo qeveri duhet të funksionojë në bazë të strategjive afatgjata, përfshirë strategjinë fiskale pesëvjeçare, e cila sipas tij është shkelur nga ekzekutivi aktual. Ai deklaroi se buxheti i miratuar ka dalë jashtë kornizave të strategjisë fiskale dhe se kjo ka çuar në…
Ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 28 Nëntorit, ka organizuar një ngjarje solemne, në të cilën ka pasur të ftuar të ndryshëm. Fjalim në këtë organizim mbajti ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. Ai tha se nuk duhet të harrohet sakrifica dhe e kaluara, pasi sipas tij, një komb që e harron sakrificën dhe historinë, e humb dinjitetin dhe rrugën. Ai foli edhe për shqiptarët e Maqedonisë, për të cilët tha se ata shkëlqejnë në çdo fushë. “Më 28 Nëntor 1912 lindi Shqipëria e pavarur dhe atë ditë kur flamuri u valvit në Vlorë,…
Pas urdhrit të Gjykatës së Gostivarit, Ministria e Punëve të Brendshme e shpalli fletëarrestin për Remzi Miftarin, të dënuarin me 10 vite burg në rastin “Durmo Turs” apo aksidentin tragjik në Llaskarcë ku humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan. “MPB po ndërmerr masa për gjetjen e tij dhe privimin nga liria”, thonë nga MPB. Sipas informatave, në asnjërën prej pikave kufitare nuk është regjistruar dalja e Miftarit dhe kjo është arsyeja pse fletëarresti është i brendshëm dhe jo ndërkombëtar. Miftari, i cili disa muaj e zvarriti mbajtjen e dënimit nën arsyetimin për probleme shëndetësore e së…

