Certifikatat e lindjes, të martesës dhe ato të vdekjes do të përmbajnë edhe përkatësinë etnike të shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Udhëzimi i ri me përmbajtjen etnike të dokumenteve të librit amë është nënshkruar, të hënën nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Ky vendim është marrë për të shmangur keqpërdorimet mbi bazën etnike gjatë konkurseve për punësime në institucionet shtetërore dhe publike. Gjatë konkurseve për punësime që shpallen nga ministritë, drejtoritë, agjencitë shtetërore, fondet e ndërmarrjet tjera, aplikohet një mekanizëm elektronik i njohur si “balancues”, i cili përcakton se ata që punësohen cilës bashkësi etnike duhet t’i përkasin. Kjo procedurë…
Author: Jeta almakos
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot nga Dellçeva theksoi se më shumë se 80 për qind e popullit maqedonas janë kundër pranimit të diktatit bullgar, si dhe se VMRO-DPMNE nuk do të pajtohet me ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana dhe diktat dhe kjo nuk do të ndodhë as tani, as në të ardhmen. “A nuk duhet të shkojmë kundër shumicës dërrmuese? Nuk është vizionar të nëpërkëmbësh opinionin e popullit, por të bësh politikë në drejtim të pikëpamjeve dhe zërit të popullit. Kohëve të fundit kam dëgjuar tezën që vjen nga kuzhinat e qeverisë, se VMRO-DPMNE do të kishte përkrahur…
Si raportuan mediat tradicionale dhe të reja në Maqedoninë e Veriut mbi Korridorin 8? Cili ishte narrativi i mediave në gjuhën maqedonase dhe atyre në gjuhën shqipe? Pse disa media shqipe komentojnë se kundërshtimet ndaj projektit nga faktorë të ndryshëm politik kanë motive antishqiptare e jo motive që janë në të mirën e shoqërisë, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit? A pati politizim të projektit dhe raportime favorizuese me konotacione politike? Pse mediat pro-opozitare dhe një pjesë e mediave neutrale u bashkuan në qasjen ndaj projektit për jetësimin e Korridorit 8? Shkruan: SEFER TAHIRI Korridori 8, apo korridori panevropian…
Protestuesit serbë në Zveçan kanë vazhduar sulmet kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Gazetari Drin Demiri ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen protestuesit duke hedhur shishe prej xhami kundër Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës, ku ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR’it. Përmes një reagimi në Twitter, ajo i ka cilësuar këto akte si të papranueshme. ”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët”. “Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani. Si të premten, edhe…
Protestuesit në Zveçan janë duke hedhur gurë e gjëra të forta në drejtim të KFOR-it. Protesta ka eskaluar, me protestuesit që janë duke hedhur gurë e shishe.
Recep Taip Erdogan ka arritur fitore edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, kështu duke u rizgjedhur edhe për 5 vite në krye të Turqisë. E për të festuar fitoren e tij, në gjitha qytetet e Turqisë tashmë ka shpërthyer festa, ndërsa për këtë fitore festimet nuk kanë munguar as edhe në Kosovë e Maqedoni. Në Kosovë qyteti i Prizrenit ka bërë përgatitjet për të nisur festën, ndërsa në Maqedoni, mbështetës të Erdoganit festojnë në Çarshinë e vjetër të Shkupit, në qytetin e Gostivarit si dhe në disa fshatra të Shkupit./KlanMacedona/ Pamje nga festa fshatin Studeniçan të…
LSDM DHE VMRO-DPMNE VAZHDOJNË AKTIVITETET NË TERREN Me miratimin e ndryshimeve ligjore, hapet rruga për ndërtimin më të shpejtë të Korridorit 8 dhe 10D – ka theksuar Zv/Kryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, në fushatën e socialdemokratëve “Rezultatet që bëjnë dallimin” që është mbajtur në Manastir, njofton KlanM. Ajo ka bërë të ditur se në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D do të kyçen edhe kompani nga vendi që do të rezultojë me 8.000 vende të reja pune. “Realizimi i këtij projekti strategjik, ku parashihet të kyçen edhe kompani nga vendi, do të thotë 8.000 vende të reja pune, investime të…
Dekorim të shtyllave me gjelbërim artificial, vendosje e të ashtuquajturave “dallëndyshe” për hije gjatë ditës, drita zig-zag për ndriçim gjatë natës, mbjellje e pemëve si dhe vendosje të ulëseve e shportave…. Këto janë vetëm disa nga projektet që i paralajmëron Esnafi i Çarshisë, që kanë për qëllim krijimin e ambientit të mirë për punëtorët e Çarshisë dhe tërheqjen e numrit sa më të madh të turistëve në këtë pjesë të Shkupit. “Së parë të ndërrojmë ambientin për punë, për vetë punonjësit që janë Brenda, e dyta paralelisht se do të përshtatemi me syrin e vizitorëve, ku dekorimin e të gjitha…
Një gjyqtarë i futbollit nga Shkupi thotë se dje pas një ndeshje është sulmuar fizikisht, përcjell TV21. Rasti në polici është raportuar dje në or a 09:52. “Me datë 27.05.2023, në ora 09:52, G.M. (40) nga Shkupi ka raportuar se në stadiumin sportiv “Petar Milloshevski” në Shkup, ku ka qenë gjyqtar futbolli në ndeshjen e futbollit nga liga për fëmijë, ndërmjet ekipeve nga Shtipi dhe Tetova, pas përfundimit të ndeshjes, ai është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
E pyetur për deklaratat e senatorit amerikan Chris Murphi, i cili tha se për të mbajtur marrëdhëniet e mira me SHBA-në, Maqedonia e Veriut duhet t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler tha se nuk dëshiron të interpretojë deklarata e senatorit. Ageler thotë se senatori ishte i qartë dhe se nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, me siguri se në SHBA zyrtarët do të kërkojnë sqarime. “Nuk dua ta interpretojë atë që e tha senatori, besoj që ishte shumë shumë i qartë. Unë isha me të në të gjithë bisedat e tij. Mendoj se poenta e tij ishte…
Ligjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D i janë dërguar presidentit të shtetit për dekretim, njofton KlanM. Nga presidenca kanë njoftuar, se Presidenti së bashku me ekipin e tij juridik, do t’i shqyrtojë ndryshimet e miratuara ligjore dhe më pas do të del me qëndrim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. “Në ditët e ardhshme do të shqyrtohen nga ana e presidentit dhe do të sillet vendim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. Pasi që janë më shumë ligje, do të duhen disa ditë që presidenti t’i shqyrtojë me ekipin e tij juridik” – thonë nga presidenca…

