Author: Jeta almakos

Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka vdekur sot në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten, Selvijen, për kurimin e djalit të tyre trevjeçar, transmeton Klankosova. Po në moshë të njëjtë dhe po nga arresti kardiak, kishte vdekur edhe babai i Shpatit. Për vdekjen e parakohshme të këngëtarit, kanë reaguar zemërthyer figura nga politika, shoubizi e qytetarë të thjeshtë.

Lexo më Shumë

Bekim Sali propozohet për zv.kryeministër i parë dhe ministër për Eurointegrime, Muhamed Hoxha për ministër të Mjedisit Jetësor, Orhan Murtezani për ambasador në Bruksel, ndërsa Bashkim Bakiu për ministër të ri të Shëndetësisë, në vend të Azir Aliut, i cili pritet të emërohet drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike. Kjo është oferta e lëvizjes VLEN drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski për plotësimin e vendeve të lëna bosh në Qeveri pas zgjedhjeve lokale, pasi Izet Mexhiti u bë kryetar i komunës së Çairit, shkruan Sloboden Peçat. Sipas gazetës, nëse kryeministri i konfirmon këto emra, pritet që deri në fund të javës propozimet…

Lexo më Shumë

Në dekadën e fundit, Maqedonia e Veriut, si pjesa më e madhe e Evropës Juglindore, është përballur me sfida të konsiderueshme të migracionit. Vlerësimet tregojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të emigrantëve, i cili sot vlerësohet të kalojë 30 përqind të popullsisë së përgjithshme, ose më shumë se 700.000 njerëz, raportoi “Deutsche Welle”. Sipas të dhënave nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit nga dhjetori 2022, diaspora e RMV-së vlerësohet në 693.896 persona. Nga këta, 38.4 përqind janë të vendosur në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe Itali. Jashtë BE-së, komunitetet më të mëdha…

Lexo më Shumë

Fundi i nëntorit do të sjellë emra të rinj, por dikastere të njëjta. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se një person do të mbajë njëkohësisht postin e zv/kryeministrit dhe ministrit. Ky vendim lidhet me plotësimin e resoreve të lira pas largimit të Izet Mexhitit nga posti i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zëvendëskryeministrit të parë, pasi u zgjedh kryetar i Çairit. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Nuk e di nëse më dëgjoni, ja për herë të tretë do ta përsëris, nuk do të ketë resorë të rinj. Mirë, ja do të jem më preciz, nuk do të ketë edhe një…

Lexo më Shumë

Djali i vogël i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Antonij, është ndër nxënësit më të prekur nga helmimi që ka ndodhur në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Vllar të Shkupit, raporton NetPress. Sipas informacioneve, ai është i shtruar në spital prej dy ditësh me simptoma helmimi dhe temperaturë të lartë. Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe në përmirësim. Pas njoftimeve të para në mëngjes se një numër i madh nxënësish kishin paraqitur dhimbje stomaku, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Institutin e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shprehur dhimbjen e tij pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. “Lamtumirë, Shpat, lamtumirë shok! Koha u ndal për ty sot, por muzika jote do të vazhdojë të jetojë,” ka shkruar Meidani. Vdekja e Shpat Kasapit ka tronditur fansat dhe komunitetin muzikor, ndërsa mesazhet e ngushëllimeve nga figura publike dhe artistë vazhdojnë të mbërrijnë.

Lexo më Shumë

BDI po bën përgatitjet e fundit për kongresin partiak të 20 dhjetorit. Sot kreu i këtij subjekti ka mbledhur organet partiake për t’u informuar se deri ku kanë arritur me përgatitjet. Ajo që mësohet nga burime brenda partiake është se Ahmeti ka vendosur të ndryshon të gjitha strukturat partiake dhe krerët e degëve, duke marr përsipër drejtën që t’i emëron ato drejtpërdrejtë pa konsultime me degët. Në kongres pritet të ketë disa pika: e para shqyrtimi dhe analiza e rezultatit të dobët zgjedhor dhe humbja e komunave më të mëdha nga ana e BDI-së, përkatësisht nga koalicioni AKI; Shkarkimi i…

Lexo më Shumë

Ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Lajmi tragjik familjarëve u ka ardhur në orët e vona të së martës, ndërsa ai ndodhej në Itali me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për të birin. Në një intervistë për Top Channel vëllai i këngëtarit u shpreh se ndihma e shpejtë i është dhënë në banesë, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë, ndërsa dyshohet për një atak kardiak. Shpat Kasapi ishte konfirmuar si një nga banorët e Big Brother Albania VIP 5, që do të nisë në dhjetor, ndërsa sipas të…

Lexo më Shumë

Kryetari i deritashëm i Gostivarit, Valbon Limani gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në TV21 ku ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të deleguar ushtrues tjetër të detyrës së kryetarit të kësaj komune deri në zgjedhjet e 11 janarit të 2026. Limani ka bërë të ditur se do ta ankimojë vendimin e Qeverisë, por se deri te një vendim i Gjykatës Kushtetuese ndaj kësaj ankese, nëse i deleguari i troket në vendin e tij të punës, ai do ta lejojë dhe se “nuk do të bëjë show”. Më tej…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbajti sot një fjalim në panelin e diskutimit me titull “Nga raportimi i dhunës te parandalimi i vrasjes së grave – Një përgjigje sistemike”, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup. Ajo vuri në dukje se pavarësisht konventave, ligjeve, strategjive dhe projekteve të shumta, dhuna me bazë gjinore dhe numri i grave të vrara vetëm sepse ishin gra po rritet me shpejtësi. Për të, vrasjet e grave janë pasojë e dhunës që ka ndodhur vazhdimisht dhe nuk është parandaluar ose sanksionuar. Sipas saj, lufta kundër vrasjeve të grave duhet të fillojë në shtëpi, në kopsht dhe…

Lexo më Shumë

Sot, së bashku me drejtoreshën Mevlide Elezi Kruezi, bëmë inspektim të fasadës së re me efikasitet energjetik në shkollën fillore komunale “Petar Zdravkovski – Penko”. Vlera e këtij projekti është 11.000.000 denarë. Me këtë, dukshëm do të përmirësohen kushtet për mësimdhënie, ndërsa njëkohësisht do të kursehet energji. Po investojmë në shkollat fillore si kurrë më parë. Kjo është edhe një kërkesë tjetër që e realizojmë përmes bashkëbisedimeve me prindërit. Po i përmirësojmë kushtet në shkollat fillore komunale!

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Drejtpërdrejt” në TV Telma deklaroi se mes tij dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të zgjidhet lideri i ri i VLEN-it. “Këtu diku është. Ai është më shumë faktor në Tetovë, unë në Shkup. Këto janë dy qytete kryesorre ku janë të koncentruar shqiptarët dhe prandaj po punojmë në zgjidhje kreative. Ka më shumë zgjidhje mes partive në Evropë, po shqyrtojmë modele nga Gjermania”, tha Mexhiti.

Lexo më Shumë