VMRO-DPMNE-ja pret përgjigje nga LSDM-ja për ofertat që janë vënë në tavolinë një ditë më parë në takimin e liderëve, rreth ndryshimeve kushtetuese. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski i cili një ditë më parë takoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski, tha se nëse opsioni për qeveri të zgjeruar pa BDI-në pranohet, nuk do të ketë kryeministër të parë shqiptar sipas marrëveshjes LSDM-BDI. “Kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë nuk do të jetë kryeministër për shkak të marrëveshjes që e kanë bërë LSDM-ja dhe BDI-ja ose kushtimisht thënë shqiptar, por do të jetë kryeministër që e zgjedhin shumica e deputetëve në…
Author: Jeta almakos
Pjesëtarë të MPB-së dhe të Ushtrisë do të angazhohen në mbështetje të Policisë së Burgjeve në burgun e “Idrizovës”. Vendimi është marrë pas mbledhjeve të grupit të vlerësimit dhe komitetit drejtues të mbajtur në Qendrën e Menaxhimit të Krizave. QKM njofton se një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet burgu i “Idrizovës” është mungesa e personelit. Nga atje thonë se numri i punonjësve në policinë e burgjeve është i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat dhe aktivitetet e përditshme. Do të kërkohet një mënyrë për të punësuar staf të ri, i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë dhe risocializimin…
Sot në Tetovë, në një aksion të koordinuar të Drejtorisë doganore dhe Njësisë kundër Krimit Ekonomik në Departamentin e Policisë në MPB-së janë gjetur dhe konfiskuar 120 kg duhan të prerë dhe 19.000 copë cigare pa pullë fiskale. Malli është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër personit që i është konfiskuar malli, Drejtoria Doganore do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente.
Në Maqedoninë e Veriut në maj të këtij viti është shënuar rritje e kostot së jetesës për 11.3 përqind në krahasim me majin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë kanë shënuar rritje për 7.5 %, transmeton Portalb.mk. “Rritje në indekset e kostos së jetesës në maj 2023, krahasuar me një muaj më parë, është shënuar te perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë me 13.3%, frutave të freskëta dhe të ftohta me 8.5%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në krahasim me prillin e këtij viti, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje vetëm…
Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisje së mirë, Sllavica Gërkovska, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se asnjëherë nuk është ndarë nga perceptimi i një qytetari të thjeshtë. Sipas saj, sa herë që merren vendime, udhëhiqen nga ai perceptim. “Të gjithë duam të jetojmë në një shoqëri më të mirë”, tha Grkovska.
Selim Ibraimi Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha sot se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Deklarata mund të jetë një indikacion për mbështetje të VMRO-së të ndryshimeve kushtetuese me kusht. Situata më tepër shkon drejt një marrëveshje VMRO- LSDM rreth një date për zgjedhje të shpejta. Opozita shqiptare duhet të kalkulojë për mundësinë e një fronti kundër BDI-së dhe të një koalicioni para zgjedhor me partitë maqedonase. SHBA dhe BE për momentin nuk do ta shpallin Mickovskin non -grata, pasi situata në MV ndryshon nga ajo në Shqipëri. SHBA -së i duhet Mickovski si lojtar politik deri në ndryshimet kushtetuese…
Ambasadori i BE-së, David Geer, në emisioni “Click Plus” në TV21 tha se dera e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian është e hapur, por nëse bëhen ndryshimet kushtetuese. “Ndryshimet kushtetuese janë një problem i madh. Është çështje sovraniteti për shtetin. Por unë mendoj se disa elementë do të jenë veçanërisht të rëndësishëm dhe do të duhet të merren parasysh pasi propozimi të publikohet dhe të bëhet i disponueshëm për publikun. Nëse më lejoni, do të filloj me ndryshimet kushtetuese, të cilat ju i përmendët tashmë. Mendoj se mbi të gjitha, koha dhe konteksti janë kyçe këtu. Vitin e kaluar në…
Një 38 vjeçar banor i rrethinës së Tetovës i ka dhënë 350 euro një gruaje e cila pretendonte se do ta “ndihmonte” në provimin e lejes për vozitje, ndërsa pasi ajo e mashtroi, ai e kishte denoncuar rastin në polici. “Me datë 06.06.2023 në ora 14:00 në SPB Tetovë, A.R.(38) ka raportuar se është mashtruar nga një grua për shumën prej 350 euro. Sipas denoncimit, janë marrë vesh me gruan, punonjëse e autoshkollës, që ajo ta ndihmonte në dhënien e provimit për vozitje, por marrëveshja nuk ishte përfunduar, pas së cilës ajo nuk iu përgjigj telefonatave të tij dhe ai…
Analisti politik, Mehmet Kalisi i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, tha se Lista Serbe nëpërmjet disa strukturave kriminale kontrollon vullnetin e serbëve në pjesën e veriut. Kalisi tha se serbët i bojkotuan zgjedhjet, duke marrë direktive direkt nga Beogradi. “Ata humbën katër komuna, të cilat kanë qenë nën menaxhim të kryetarëve serb, dhe në këto zgjedhje u zgjodhën katër shqiptar. Komuniteti ndërkombëtar pranoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por në ndërkohë i dhanë rekomandime që kryetarët mos të futen në objektet, por punët t’i kryejnë nëpërmjet disa pjesëve. Qeveria e Kosovës nuk…
Dorëheqje të tij ose të ministrit Azir Aliu, paralajmëroi Arben Taravari gjatë ditës së sotme, nëse vërtetohej se ministri ka punësuar dhëndrin e tij si shef kabineti. Por, sipas tij, dorëheqja vjen vetëm nëse bëhet fjalë për punësimin e burrit të motrës ose vajzës së Aliut, informon KlanM. “ Te ne dhëndër e di si quhet në qoftë se dikush është dhëndri i brezit të katërt ose të pestë… Në qoftë se është burri i motrës ose i vajzës së Azirit, ose unë ose Aziri japim dorëheqje”, deklaroi sot kreu i ASH-së, Arben Taravari. Për të njejtën çështje u pyet edhe…
Përmes një proteste, të punësuarit e shërbimeve profesionale të Këshillit Gjyqësor sot kërkuan sigurimin e mjeteve financiare për pagesën e shtesave të pagave në shumën prej 30 për qind dhe nënshkrimin e aneks marrëveshjes për ndryshim të marrëveshjes kolektive. Ata paralajmëruan se do të protestojnë çdo ditë në kohë pauze në qoftë se këto kërkesa nuk pranohen, pasi siç thonë, janë vetëm 30 të punësuar ndërsa përkundër punës që e bëjnë, pagesat i kanë shumë të ulëta. “Konsiderojmë që kërkesat tona janë reale dhe nuk do të nxisin komplikime të mëdha financiare sepse bëhet fjalë për vetëm 30 të punësuar…
Një tërmet me intensitet III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë sot pasdite në ora 14:26 në rajonin e Pehçevës dhe Berovës. Epiqendra e tërmetit ka qenë 280 kilometra në lindje të Shkupit, në Republikën e Bullgarisë, me magnitudë lokale Rihter prej ML4.6, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup. Për momentin nuk është raportuar për dëme nga ky tërmet.

