Muaji maj ishte goxha i kushtueshëm për qytetarët tanë. Më së shumti para në muajin e kaluar përkatësisht 19.532 denarë, nevojiteshin për ushqim dhe pije. Ndërsa 13.392 denarë për mbulimin e shpenzimeve për banim. Një familjeje prej katër anëtarësh në maj i nevojiteshin 49.025 denarë për të mbuluar shpenzimet minimale. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila përgatit shportën e konsumit sindikal, thotë se më së shumti para nga buxheti familjar, apo 44,3% janë shpenzuar për ushqim e pije. “Shporta e përgjithshme e konsumit sindikal arrin në 44.047 denarë, dhe kur i shtohen 4.977 denarë ose 11,3% për koston e…
Author: Jeta almakos
Këtë vit në Haxh dhe vizitë në vendet e shenjta myslimane nga vendi do të nisen mbi 2.000 besimtarë, që paraqet një numër rekord dhe përgatitjet kanë shkuar mirë, deklaroi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, reis hafiz Shaqir efendi Fetai në takimin informativ me besimtarët në Gostivar. “Nga vendi ynë këtë vit në haxh do të shkojnë 2030 besimtarë, të cilët do t’u bashkohen rreth katër milionë besimtarëve nga e gjithë bota. Sivjet, numri i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut është më i madh se çdo vend tjetër në Ballkan”, tha Fetai. Ai besimtarëve të mbledhur në tubimin tradicional informativ…
Pas kritikave të ambasadorit holandez në vend, Dirk Jan Kol në lidhje me korrupsionin dhe gjyqësor, sidomos në ngjarjet e fundit në Këshillin gjyqësor, Holanda do të dërgojë ekspert të saj në grupin e punës që e krijon udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës, tha zv/kryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq në intervistë për MIA, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Holanda gjatë negociatave do të vendoste bllokadë nëse nuk ka rezultate në luftën kundër korrupsionit. “Atë që mund ta them është se ne e ftuam Holandën që të dërgojë, të emërojë ekspert të saj në grupin e punës që do…
Naser Pajaziti Kryeministri shqiptar në vend të draft-dokumentit për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës, duhej të përgatiste një draft-dokument për shqiptarët në komunat shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Serbi. Për këtë ai obligohet sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku në nenin 8 të saj thuhet: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Edi Ramën nuk e kemi dëgjuar të bëj një denoncim apo shqetësim publik për gjendjen e shqiptarëve në këto komuna, që janë shëndërru në “zorrë qorre”, dhe dita ditës po boshatisen si pasojë e…
Pas zhvillimeve të fundit në vend, për ndryshimet kushtetuese dhe takimit mes Kovaçevskit dhe Mickoskit për bashkëqeverisje të mundshme mes këtyre dy partive maqedonase, BDI-ja ka mbledhur kryesinë e saj në selinë e Reçicës në Tetovës. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, i pyetur para takimit për kërkesën e VMRO-së për largimin e BDI-së nga mazhoranca aktuale si kusht për ndryshimet kushtetuese, ai tha se më rendësi për BDI-në është integrimi i vendit në rrugën evropiane dhe e ardhmja e qytetarëve.
VMRO-DPMNE është në shok sepse deri dje protestonte duke thënë se nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese, ndërsa para disa ditësh doli dhe deklaroi të kundërtën. Kështu u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me deklaratat që dalin nga opozitarja maqedonase pas takimit të tij dhe të kreut të kësaj partie Hristijan Mickoski. Ai thotë se Mickoski, pas takimit të tyre të mërkurën, “u angazhua për pjesëmarrje në procesin e marrjes së vendimeve të nevojshme për integrimin evropian të shtetit”. “Vlerësoj se duhet të mendojnë edhe pak sepse kjo VMRO-DPMNE-së i erdhi shok. Pas thuajse një viti kur bënin protesta, thoni…
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka komentuar mbi draftin për Asociacionin, të cilin Edi Rama ua ka dorëzuar ndërkombëtarëve. Për “Euronews Albania”, ai deklaroi se është një ndër personat që e ka parë draft-statutin e hartuar nga kryeministrin Rama për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Grubi zgjodhi të mos jepte detaje në lidhje me nismën, por shprehu publikisht se e mbështet atë. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nënvizoi se iniciativa e Ramës i hap rrugë shtensionimit të situatës në veri dhe mund të çojë në njohjen përfundimtare mes Kosovës…
Përmes një konference për media dje kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar se ua ka dërguar draft-statusin për Asociacionin në Kosovë presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz. Kjo nxiti reagime të shumta në Kosovë, teksa ky veprim i tij u konsiderua si ndërhyrje brenda shtetësisë e kompetencave të Qeverisë, raporton Zeri.info. Por, ndaj këtyre kritikave ka reaguar vetë Rama, i cili u shpreh se nuk është mirë të gjykohet ky veprim pa e ditur se çka përmban ky draft-statut. “Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaron se as kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe as ai i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Gjatë një interviste për Reuters, lideri serb ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipi menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët. “Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për…
Në një intervistë për gazetën “Nacionale” kryeministri i vendit Edi Rama ka folur sërish për draft-propozimin e tij për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin ua ka përcjellë Francës e Gjermanisë. Rama theksoi se këtë draft-propozim nuk e ka konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të qenë i drejtë dhe etik në raport me aleatët ndërkombëtarë. “Jo. Unë dua të jem shumë fair (i drejtë) dhe në raport me partnerët. Ky nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontribut i…
Zhvillimet e fundit në politikë po e vendosin në pikëpyetje kryeministrin e shqiptarë të Qeverisë së RMV-së. Çfarë do të ndodhë me këtë marrëveshje, në rast se pranohet opsioni i qeverisë së zgjeruar dhe në rast se BDI shkon në opozitë. Nënkryetari i kësaj partie Arbër Ademi për TV21 deklaroi se formimi i Qeverisë gjithëpërfshirëse për votimin e ndryshimeve kushtetuese nuk ndërlidhet me marrëveshjen që në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie kryeministri të jetë shqiptar, që i bie se fillimisht do të duhet të kemi qeveri të zgjeruar për ndryshime kushtetuese dhe për të caktuar zgjedhje të reja…
Ekonomia e RMV-së, këtë vit, do të shënojë rritje prej 2.4% vlerëson Banka Botërore në raportin më të ri për perspektivat ekonomike globale, njofton KlanM. Ky është një skenar më optimist nga raporti i vjeshtës i Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen e BPV-së së RMV-së prej vetëm 1.4%. Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore, sic percjell KlanM, rritja ekonomike e vendit lehtë do të përshpejtohet deri në 2.7% në vitin 2024 dhe 2.9% në vitin 2025. Paraprakisht, në raportin e janarit të BB-së, ishte potencuar se këtë vit RMV-ja e nisi si lidere e rajonit me rritje të inflacionit.…

