Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë përfshirë rajonin perëndimor, në numrin unik për thirrje emergjente 112 është marrë një njoftim për një rrëshqitje dheu në fshatin Shipkovicë, informon Qendra për Menaxhim me Kriza. Rrëshqitja ndodhet në një zonë të banuar dhe paraqet rrezik për banorët, ku drejtpërdrejt janë të rrezikuara 4 shtëpi. Është aktivizuar Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës, ndërsa në terren kanë dalë ekipe të QMK-së, SPB Tetovë dhe Inspektoratit Ndërtimor të Komunës së Tetovës. Aktualisht po merren masa dhe banorëve të zonës u janë dhënë udhëzime të braktisin banesat për shkak të…
Author: Jeta almakos
Autorititetet po vazhdojnë të publikojnë të dhëna për nxënësit e helmuar në Shkollën Fillore “Dimo Haxhi Dimov”, në Shkup. Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Rexhep Memedi tha se edhe tre fëmijë të tjerë, po nga kjo shkollë, i kanë i pranuar mbrëmë në Klinikën e Pediatrisë. Në total, ai tha se janë pesë nxënës që janë të shtruar në spital. Memedi theksoi se të gjithë kanë një pasqyrë klinike të ngjashme dhe simptoma të dyshimta për toksinfeksion alimentar – me dhimbje barku, të vjella, te disa prej tyre edhe diarre dhe temperaturë të lartë. REXHEP MEMEDI, DREJTOR I…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka mirëpritur sopranon shqiptare me famë botërore Inva Mula, e cila ka performuar në skenat më prestigjioze të operës në botë. Në takim ishte e pranishme edhe sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu, një artiste e njohur. Të dyja sopranot do të performojnë këtë të premte në Teatrin e Operës dhe Baletit, në një koncert të posaçëm kushtuar Festës së 28 Nëntorit. Kisha kënaqësinë të mirëpres sopranon shqiptare me famë botërore, znj. Inva Mula, e cila ka performuar në operat më prestigjioze të botës. Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, ajo ka ngjallur emocione dhe…
Gjykata Kushtetuese informon se nuk është marrë ende vendim përfundimtar në rastin U.br.13/2025, mbi nenin 2 të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, i cili rrit pensionet (i njohur në opinion si rritje lineare). Gjykata thekson se në seancën e 24-të të mbajtur më 19.11.2025, me shumicë votash, shprehu dyshime për kushtetutshmërinë e nenit 2 të Ligjit. Faza e dytë e procedurës është duke u zhvilluar, në të cilën kërkohen mendime nga hartuesi dhe propozuesit e Ligjit, pas së cilës do të pasojë një vendim përfundimtar. Opinioni do të njoftohet kur ky rast do…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar sot për shënimin e Ditës së Patronatit në shkollën fillore “Petar Zdravkovski – Penko”, që ndodhet në zonën e Shkupit të Veriut. Ngjarja është zhvilluar në një atmosferë festive, duke vlerësuar rëndësinë historike dhe arsimore të institucionit. Kostovski theksoi se komuna ka investuar ndjeshëm në shkollë gjatë viteve të fundit, ndërsa aktualisht po vijon rikonstruksioni i fasadës së objektit, me qëllim përmirësimin e kushteve të mësimit dhe efikasitetit energjetik. Ai e cilësoi shkollën “Petar Zdravkovski – Penko” si një shembull të marrëdhënieve të mira multietnike, duke theksuar se komuna do të…
Gjykata ka pranuar propozimin e prokurorit publik për të marrë masa sigurie për pesë të dyshuarit në rastin e keqpërdorimit të rezervave të mallrave në Maqedoninë e Veriut. Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Masa përfshin marrjen e pasaportës për pesë të dyshuarit. Në këtë rast është i përfshirë zëvendësministri për bujqësi, Trajan Dimkovski,udhëheqësit e Ndërmarrjes Publike “Agroberza” N.R. dhe T.K., ish-drejtori i Agjencisë për rezervat e mallrave R.A., eksperti M.P. dhe menaxheri i Agjencisë për rezervat e mallrave. Ndryshe, pesë personat dyshohen se gjatë periudhës 2019 – 2021, në Qeveri kanë…
Deputeti Blerim Bexheti në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur nëse ka ambicie për të qenë Sekretar Organizativ dhe pjesë e kryesisë tha se të gjithë do të kontribuojnë në BDI, nëse mbeten edhe vetëm si anëtar në BDI. “Ka ardhur koha që në këtë kongres që do të ketë ndryshime edhe më të mëdha kadrovike, por edhe orientimet programore pasi për ne është me rëndësi të vijnë njerëz të cilët do të dinë ta realizojnë atë përcaktim programor. A është e rëndësishme a do të jem unë apo jo, kjo është më pak e rëndësishme, a do të jetë…
Deputeti i BDI-së dhe Sekretari Organizativ, Blerim Bexheti, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur për dy mbledhjet e BDI-së që janë mbajt në Reçicë, tha se sot janë mbajtur dy mbledhje, të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Përgjithshëm, kanë qenë mbledhje të zakonshëm dhe në funksion të kongresit që do të mbahet më 20 dhjetor. “Sigurisht që është biseduar dhe analizuar për zgjedhjet, ka grup pune që ka përgatitur edhe shqyrtimet të propozimeve të ndryshme dhe nevojave të ndryshimeve statutare dhe këto ndryshime do të ju prezantohen delegatëve të cilët do t’i pranojnë apo jo, por…
Profesori Sasho Georgievski si dhe avokatët Jordan Apostolski dhe Natasha Boshkovska janë propozuar për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Siç informoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, vendimi është marrë mbi bazën e kritereve për integritet të lartë moral dhe autoritet i konfirmuar profesional në fushën e së drejtës. Tre emrat e propozuar nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatit të Maqedonisë për gjykatës në Strasburg do t’i dërgohen panelit të ekspertëve të Këshillit të Evropës për shqyrtim. Qeveria më 22 korrik e anuloi listën paraprake prej tre kandidatëve dhe e ndryshoi përbërjen e Komisionit…
Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe mbi dinamikat që lidhen me proceset reformuese dhe sfidat me të cilat përballet vendi në këtë periudhë. Anëtarët e Këshillit analizuan drejtimet strategjike të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke riafirmuar rolin e BDI-së si faktor stabiliteti dhe partneri kryesor i proceseve euroatlantike. Pjesa qendrore e mbledhjes iu kushtua përgatitjeve për Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim, një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejshëm politik,…
Në një pyetje nga mediat për situatën në Serbi dhe problemet me industrinë e tyre të naftës dhe nëse mund ta furnizojmë pjesën jugore të Serbisë fqinje me derivate, kryeministri Hristijan Mickoski tha se po shqyrtojnë çdo mundësi, por theksoi se “ne nuk jemi shoqëri aksionare për të furnizuar Serbinë jugore ose vendet e tjera në rajon”. “Kjo është ajo që bëjnë kompanitë private që drejtojnë një biznes. Ne si shtet po zbatojmë të gjitha hapat në mënyrë që tubacioni, i cili është shkatërruar për shumë vite, të mund të vihet në funksion. Mendoj se testet janë drejt përfundimit dhe…
Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka vdekur sot në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten, Selvijen, për kurimin e djalit të tyre trevjeçar, transmeton Klankosova. Po në moshë të njëjtë dhe po nga arresti kardiak, kishte vdekur edhe babai i Shpatit. Për vdekjen e parakohshme të këngëtarit, kanë reaguar zemërthyer figura nga politika, shoubizi e qytetarë të thjeshtë.

