Author: Jeta almakos

Ramadan Ramadani Pasi kisha një replikë, me vend, për shkrimin paraprak ndiej se ka nevojë të sqaroj pjesën për zgjedhjen menjëherë tëVLEN-it një lider: a) Në realitetin e shtetit dhe pushtetit pas zgjedhor tëMaqedonisë së Veriut kanë dalur shumë momente pozitive për rinegoicim dhe ato janë në favor të koalicionit VLEN. Por, ato duhet negociuar një orë e më parë pasi si çdo momentum mund të kalojnë. Kështu është me konstituimin e këshillave komunal ku shumicën e bëjnë ortakët qeveritarë. VLEN aty ku nuk i ka negociuar ka mbet me më pak pozicione se sa realisht ju takon sipas votave…

Lexo më Shumë

Nga nesër do të vendoset në funksion sistemi “Safe City”. Kohë më parë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se fillimisht do të funksionoj në Qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa në gjithë shtetin sipas Toshkovskit, pritet që të vihet në funksion deri në mesin e 2026-tës, shkruan SHENJA. “Para se të nis funksionimi formal i sistemit, së paku 1 muaj para, do të fillojmë me periudhën testuese, ku do të informohen qytetarët dhe gjithë shoferët se kanë bërë shkelje të caktuar. Por, formalisht, në pajtim me hyrjen në fuqi të ligjeve që duhet të ndryshohen që…

Lexo më Shumë

Fronti Europian drejt zhbërjes së plotë. Dy javë pasi kryesia e Aleancës për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela njoftoi se largohen nga koalicioni me Ahmetin dhe se do të veprojnë si grup në vete, deputeti i këtij subjekti politik Ilir Demiri ka njoftuar kreun e Kuvendit Afrim Gashin se ai do të veprojë si deputet i pavarur. Ky veprim i tij, hap dyshime nëse ai është larguar edhe nga partia e tij Aleanca për Shqiptarët. I kontaktuar nga Alsat, ai sot nuk deshi të flasë për veprimin e tij. Tha se të gjitha detajet do t’i sqarojë gjatë ditës…

Lexo më Shumë

Sonte në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e përsëritura lokale në komunat: Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht, Gostivar dhe Qendër Zhupë. Mbledhja e nënshkrimeve kryhet para zyrtarëve të departamentit dhe zyrës rajonale kompetente të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para një noteri kompetent. Vendimi për të përsëritur zgjedhjet për kryetarë të komunave në këto katër komuna është për shkak të mosarritjes së pragut të një të tretës së pjesëmarrjes në raundin e parë, të mbajtur më 19 tetor. Qeveria ka emëruar kryetarë të deleguar që do të menaxhojnë pushtetin lokal…

Lexo më Shumë

Punonjësit në një shkollë të mesme në Saraj u sulmuan me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës nga një grup burrash. Incidenti u raportua në polici nga njëri prej kolegëve të sulmuar. Në SPV Shkup, F.L. (24) nga Shkupi raportoi se në Saraj, ai dhe kolegët e tij A.N. (18), N.L. (26), A.D. (36) dhe R.S. (24), të gjithë nga Shkupi të cilët më parë kryenin detyra pune si punonjës të një kompanie në një shkollë të mesme, u sulmuan fizikisht nga S.P. (41), N.P. (47) dhe S.P. (37), të gjithë nga Saraji të cilët përdorën një objekt të mprehtë dhe gaz…

Lexo më Shumë

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, ka theksuar se rritja lineare e pensioneve bëhet për t’u harmonizuar me standardin e jetesës. Ai vlerëson se kjo  rritje është e drejtë, pasi çmimet janë rritur në mënyrë të njëjtë për të gjithë. Memov në intervistën javore të Radio Europës së Lirë thotë se pagesa e pensioneve do të jetë e rregullt dhe siguron se nuk po shqyrtohet rritja e moshës për pensionim. Memov thotë se ka dy iniciativa nga qytetarë të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese dhe tani do të shohim se çfarë do të vendoset. NIKOLLA MEMOV, DREJTORI…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Jusuf Abduli, sot ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën është miratuar vendimi që 1 dhjetori 2025 (e hënë) të shpallet ditë zie në Komunën e Tetovës. Vendimi vjen pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur tetovar Shpat Kasapi, një prej emrave që la gjurmë të rëndësishme në kulturën dhe muzikën shqiptare. Në fjalën e tij, Abduli theksoi se Shpat Kasapi ishte një artist që me talentin, prezencën dhe krijimtarinë e tij pasuroi skenën muzikore në Tetovë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në të gjitha trojet shqiptare. “Shpallja…

Lexo më Shumë

Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik. Ajo u vra para syve të fëmijëve të saj, në natën e errët të 29 nëntorit 2023, një krim që vazhdon të lërë plagë të hapura në familjen Ademaj. Për këtë vrasje të rëndë, në bankën e të akuzuarve qëndrojnë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Familja Ademaj ka qenë e prerë në kërkesën e saj: burgim të përjetshëm për të tre. Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës,…

Lexo më Shumë

Pasi Radio Evropa e Lirë (REL) raportoi se Ligji i ri për emetimet industriale i mundëson industrisë të fshehë se çfarë djeg nën mbulesën e “sekretit tregtar” dhe të përfitojë edhe dy vjet shtesë për t’u përputhur me standardet e Bashkimit Evropian për ndotjen, e njëjta dispozitë ligjore në Maqedoninë e Veriut u lejon fabrikave të ndotin ligjërisht mbi kufijtë e lejuar – deri në gjashtë muaj rresht dhe 500 orë në vit. Neni 59, paragrafi 9 i ligjit të ri u mundëson operatorëve të punojnë përkohësisht mbi kufijtë e vlerave të përcaktuara për emetimet deri në gjashtë muaj, ndërkaq…

Lexo më Shumë

Katër nxënës të shkollës fillore “Dimo Haxhi Dimov” të komunës së Karposhit vazhdojnë të qëndrojnë në trajtim spitalor si pasojë e dyshimeve për helmim, me simptoma të vjelljes, dhimbjes së barkut dhe temperaturës së lartë. Nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve sqarojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe e mirë, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit nuk janë regjistruar raste të reja. “Momentalisht kemi 4 fëmijë që po i nënshtrohen trajtimit spitalor në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, të gjithë morën trajtimin e duhur mjekësor dhe kujdesin e nevojshëm, tani janë në një gjendje shëndetësore dukshëm të…

Lexo më Shumë

Problemi me “pesëshet” në vend është vërtet serioz dhe nga kontaktet e mia afatgjata, tashmë pesë ose gjashtë vjeçare me mësuesit, ai në përgjithësi është i vendosur prindërve. Kjo fushatë është gjithashtu në atë drejtim për t’u thënë atyre prindërve që këmbëngulin që fëmijët e tyre të marrin nota të larta pa njohuri të duhura se ata në fakt po i bëjnë dëm të madh së pari fëmijëve të tyre dhe pastaj të gjithë shoqërisë, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me tejkalimin e problemit të ndikimit prindëror në vlerësimin…

Lexo më Shumë

Ajshe Avdiji, e reja nga Shkupi, po kthehet me shpejtësi në një ikonë të qytetit falë angazhimeve, organizimeve dhe energjisë së saj që po përhapet gjithandej. Ajo nuk është thjesht një emër i ri në skenën publike – ajo po bëhet simbol i forcës, guximit dhe emancipimit të grave shqiptare. E njohur për pasionin e saj të pazakontë dhe jashtë çdo stereotipi, Ajshe Avdiji ka marrë vëmendjen e të gjithëve me pjesëmarrjen e saj në gara makinash, drifte dhe aktivitete të ndryshme që rrallë shihen tek femrat në rajon. Ajo po e ndërton profilin e një gruaje të pathyeshme, që…

Lexo më Shumë