Nga nesër do të vendoset në funksion sistemi “Safe City”. Kohë më parë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se fillimisht do të funksionoj në Qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa në gjithë shtetin sipas Toshkovskit, pritet që të vihet në funksion deri në mesin e 2026-tës, shkruan SHENJA.
“Para se të nis funksionimi formal i sistemit, së paku 1 muaj para, do të fillojmë me periudhën testuese, ku do të informohen qytetarët dhe gjithë shoferët se kanë bërë shkelje të caktuar. Por, formalisht, në pajtim me hyrjen në fuqi të ligjeve që duhet të ndryshohen që të mund të implementohet ky projekt, do të nis më 1 janar 2026. Po punojmë intenzivisht si në ndryshimin e ligjeve”, ka deklaruar ministri Toshkovski.
Shoferët tani do të marrin vetëm paralajmërime, pa gjobë. Sistemi do të zbatohet plotësisht nga janari.
Çdo pronar automjeti, shkelja e të cilit dokumentohet, do të marrë një njoftim me SMS dhe email me një link ku mund të shkarkojë raportin dhe urdhrin e pagesës.
Nga momenti i marrjes, ka një afat prej tetë ditësh për të paguar gjysmën e gjobës.
Pas skadimit, shuma duhet të paguhet e plotë brenda tetë ditëve të ardhshme, përpara se të fillojë procedura e mbledhjes me forcë.
Gjobat mund të paguhen edhe elektronikisht, dhe sistemi do të njoftojë menjëherë Ministrinë e Brendshme se gjoba është paguar.
Data 12.11.2026
Aktuale
- Abdixhiku reagon ndaj Kërçelit: Sulmi ndaj bashkëshortes është një akt i turpshëm
- “Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
- Dimri pa drita dhe ujë në Ukrainë, sulmet ruse paralizojnë Kievin, familjet përballen me deri në 20 orë ndërprerje energjie
- Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016
- “Dhelpra e Vjetër” dhe “Satani i Vogël”/ Pse Irani e sheh Britaninë dhe SHBA-në si armiqtë e përjetshëm? Historia e tradhtive, komploteve dhe luftës së fshehtë
- Shembet ndërtesa në New York, humbin jetën dy persona, plagosen 17 të tjerë, vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja
- Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje! Më shumë se një milion palestinezë në Gazë në situatë dramatike dhe pa strehë
- Reagimi i fortë i Abdixhikut ndaj akuzave për bashkëshorten e tij



