Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, diskutuan për luftën Rusi-Ukrainë dhe një sërë çështjesh globale, transmeton Anadolu. Në një telefonatë të kërkuar nga presidenti francez, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale, sipas postimit të Presidencës në platformën turke të mediave sociale NSosyal. Presidenti Erdogan deklaroi se avancimi i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Francës është thelbësor dhe se ata do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa drejt këtij qëllimi. Lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se Turqia po bën përpjekjet maksimale për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit përmes një…
Author: Jeta almakos
Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së në kongresin e partisë që do të mbahet më 20 dhjetor, përcjell TV21. Kështu tha nënkryetari Arbër Ademi, duke shtuar se do të ketë edhe zgjedhje të anëtarëve të këshillit të përgjithshëm. “Në BDI ka shumë njerëz të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme, jo vetëm brenda partisë por në të gjitha proceset që e kanë karakterizuar vendin tonë, dhe si një parti e përgjegjshme shtetformuese serioze e cila ka legjitimitetin e pakontestueshëm të shqiptarëve në vend. Sigurisht se pritet të kemi vendime të përgjegjshme të cilat përkojnë me kërkesat e opinionit”,…
Adem Çuçul është zgjedhur kryetar i ri i antikorrupsionit me 81 vota për sot në Kuvend, shkruan Alsat. Kjo zgjedhje vjen pas shkarkimit të Tatjana Dimitrovska. Çuçul është i diplomuar në drejtësi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet. Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumente më të fundit dhe në faqen zyrtare të internetit të KSHPK-së ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi i parë i kontaktit për median.
Ramadan Ramadani Një intelektual i njohur shqiptar nga Shkupi, të cilit nuk ia përmendi emrin sepse edhe ashtu do përmendi disa emra tjerë,pa leje, më poshtë në sqarim, më tha se nuk do paguhet asgjënga shuma dhe shifrat nga taksimetri që e sjelli unë si metaforënë disa shkrime me rradhë. Shuma për pagesë do evidentohet, por në fund krejt do mbetemi borxhli, askush nuk do paguajeashtu që do mbetet se faturën e ka shlyer populli! Si intelektual i regjur që ishte bashkëbiseduesi, unë mund shumë lehtë ti përgjigjesha se nuk ka probabilitet qëkonsekuencat nga një transakcion eventual i dalë nga…
Sistemi SAFE CITY, i cili gradualisht po zbatohet në disa qytete të vendit, ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në trafik dhe të ulë numrin e aksidenteve përmes regjistrimit dhe ndëshkimit automatik të shkeljeve. Përmes një rrjeti kamerash të mençura dhe softueri për njohjen e shkeljeve, SAFE CITY do të regjistrojë shkeljet e rregullave të trafikut pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë të policisë. Gjobat do të vendosen automatikisht bazuar në targat e automjeteve dhe provat vizuale. Sistemi do të ndëshkojë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, kalimin në dritën e kuqe dhe mosrespektimin e sinjalizimit të dritave dhe të trafikut. Vëmendje e…
Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, në një intervistë në kuadër të edicionit të lajmeve në Alsat tha se VLEN-i është në rrugë drejt transformimit në një parti politike, duke i shkrirë subjektet aktuale që përbëjnë koalicionin. “Dominon argumenti që të kemi një organizatë të përbashkët politike, përballë varianti i të qenit si koalicion mes më shumë partive politike”, tha Kasami. Ai sqaroi se VLEN-i do të ketë një strukturë komplekse lidershipi, ku të gjitha strukturat do ta gjejnë veten të përfaqësuar. Kasami paralajmëroi se do të ketë një trup presidence, ku do të merren…
Prej orës 17:50 përsëri është bllokuar qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve në vendkalimin kufitar “Evzoni”, për hyrje dhe dalje në Republikën e Greqisë, për shkak të protestës së bujqve, informojnë nga LAMM. Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Bordi Drejtues i Fondacionit Trajçe Mukaetov ka ndrarë 40 bursa të reja për vitin akademik 2025/2026, nga të cilat 20 për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe 20 për studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. “Në një kohë kur inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e pashmangshme e përditshmërisë, rëndësia e faktorëve njerëzorë — e sidomos e arsimit cilësor — bëhet vendimtare” deklaroi ndër të tjera Zhivko Mukaetov, kryetar i Fondacionit “Trajçe Mukaetov” dhe Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Alkaloid”. Gjatë tetëmbëdhjetë viteve të ekzistencës, Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka mbështetur me bursa gjithsej 739…
Dorëheqja e Jadranka Daboviq Anastasovska nga pozicioni i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend. Profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë”, Jadranka Daboviq-Anastasovska, u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor 2023. Ajo zëvendësoi gjyqtarin e pensionuar Jovan Josifovski. Kuvendi duhet të diskutojë procedurën e mëtejshme bazuar në materialin e paraqitur.
Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale fitoi rreth 17 mijë vota, por ato nuk mjaftuan për t’u zgjedhur kryetar, pasi nuk u arrit censusi. Ai do t’i hyjë garës përsëri, në zgjedhjet që do të mbahen më 11 janar. Se si erdhi deri tek kjo, Limani në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se ekzistojnë informata të sigurta se grupe të caktuara brenda koalicionit VLEN kanë dhënë udhëzime që pas orës 15:00 qytetarët të mos dalin në votim. VALBON LIMANI, ISH U.D. KRYETAR I KOMUNËS SË GOSTIVARIT “Njëra prej…
Një arritje e madhe në mjekësinë gjermane mban firmën e një shqiptari. Dr. Bedri Ramadani, kardiokirurg me prejardhje nga fshati Vaksincë i Komunës së Likovës, ka realizuar transplantin e 400-të të zemrës në Klinikën Universitare të Dyseldorfit (Düsseldorf), duke shënuar një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e këtij institucioni. Operacioni i kryer kohët e fundit vjen si kulm i një karriere mbi dy dekada në kardiokirurgji, ku dr. Ramadani njihet si një nga specialistët më të suksesshëm të zemrës në Gjermani. Prej Kumanovës deri në zemrën e Evropës Dr. Ramadani i kreu studimet e para në Kumanovë, ndërsa…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut (BPMV) ka konfirmuar sigurinë dhe cilësinë e rezervave të arit të Maqedonisë, të cilat ruhen në thesarin e Bankës së Anglisë në Londër, përcjell TV21. Gjatë një vizite zyrtare, guvernatori i BPMV-së, Trajko Sllaveski, së bashku me ekipin e tij, ka kryer një kontroll të drejtpërdrejtë në ruajtjen e arit monetar, si pjesë e aktiviteteve rutinë të bankave qendrore për të siguruar standardet më të larta të sigurisë. Republika e Maqedonisë së Veriut ka rreth 6.9 tonë ari monetar në përbërje të rezervave valutore, me një vlerë tregu aktuale prej rreth 800 milionë eurosh.…

