Arjanit Hoxha prej sot ka nisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e partisë së re politike, shkruan TV21. Hoxha për TV21 konfirmoi se partia do të quhet Partia Demokratike Evropiane. “Duke nisur nga sot ka filluar zyrtarisht edhe grumbullimi i nënshkrimeve të nevojshme për themelimin e Partisë Demomratike Evropiane”, tha Hoxha për TV21.
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ende ka shpresa që ndryshimet kushtetuese do të realizohen. Taravari thotë se në rast se të njëjtat nuk kalojnë, atëherë shfaqet nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Unë kam shpresa se ende ka gjasa që të realizohen ndryshimet kushtetuese, nëse nuk realizohen, kemi moment të ri. Ai moment duhet të shqyrtohet në organet partiake dhe të dalim me një qëndrim”, tha Taravari. I pari i ASH-së thotë se sipas tij, në rast se shfaqet nevoja për zgjedhje, atëherë ideale do të ishte që të njëjtat të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale…
Përfaqësues të industrisë së mishit në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rritje të reja të çmimeve të produkteve të mishit, përcjell Alsat. Rritja e çmimeve mund të pasoj nga muaji i ardhshëm. Nga Oda Ekonomike kërkojnë që Qeveria të ulë detyrimet doganore të importit për lëndët e para për përpunimin e mishit të gjedhit, derrit dhe pulës dhe të sigurojë të njëjtin trajtim me kompanitë importuese, në të kundërt njoftojnë mbylljen e objekteve ose zhvendosjen e tyre në vendet fqinje. “Përfaqësuesit e kësaj industrie tashmë kanë treguar se me taksat aktuale doganore në këtë industri janë sjellë në një pozitë jashtëzakonisht…
Qendra për Menaxhimin me Kriza bëri të ditur se si pikë kontakti e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes mekanizmit të NATO-s për ndihmë gjatë katastrofave, gjegjësisht përmes Qendrës Koordinative Euroatlantike për Reagim ndaj Katastrofave, ka mbërritur kërkesë për ndihmë të Sllovenisë. “Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska pas konsultimit me Shtatmadhorinë e Armatës, njoftoi se Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të dërgojë 100 pjesëtarë të armatës, të cilët pas miratimit të Vendimit të Qeverisë dhe dhënies së pëlqimit të Presidentit të Republikës e Maqedonisë së Veriut dhe komandant i përgjithshëm i Armatës, Stevo Pendarovski, do…
Kryetari i komunës Butel Darko Kostovski, asfalton mbi 25 rrugë,mbanë të gjitha premtimet e dhëna ndaj shqiptarëve dhe maqedonasëve. 🚧RINDËRTIMI I PLOTË I RRUGËVE TË REJA NË LAGJEN VIZBEG 😊 Premtimi im për axhën Sime, Agim, Safet, Pero, Merso dhe gjithë banorëve të tjerë të këtyre rrugëve janë realizua në lagjen Vizbeg. 👷♂️ Sot filloi rikonstruktimi dhe rinovimi i plotë i dy rrugëve të reja në lagjen Vizbeg. 🚜 Këto rrugë do të marrin asfalt për herë të parë pas gërvishtjes me makinë duke vendosur tampon të ri. Në vende të përshtatshme do të vendosen edhe kanalizime, të cilat do…
Prokuroria themelore e Koçanit ka ngritur sot kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare. Papazov në cilësinë e kryetarit të Komunës së Koçanit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, i ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare, kështu që më 06.12.2021, për herë të parë emëroi S.Z. si ushtrues detyre të drejtorit të një shkolle fillore në këtë komunë. Ai edhe për dy herë me radhë i ka zgjatur mandatit drejtorit që nuk i plotësonte kushtet. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e…
Gjykata e Apelit në Shkup ia uli dënimin me burg nga 18 në 8 vjet shoferit Angellçe Nikollov nga Velesi, i cili vitin e kaluar më 17 dhjetor, duke vozitur në gjendje të dehur në një vendkalim për këmbësorë në Veles, shtypi për vdekje një vajzë 11-vjeçare dhe rëndë lëndoi nënën e saj, ndërsa më pas u arratis. Siç informojnë nga Gjykata e Apelit, seanca publike është mbajtur më 3 korrik të këtij viti, ndërsa vendimi është marrë më 10 korrik. -Vendimi ka dy pjesë: aktvendim dhe vendim. Aktvendimi ka të bëjë me aktvendimin e shkallës së parë, i cili…
Harmonizim linera nuk as në shtetet rreth nesh, as në sistemet pensionale të vendeve evropiane, theksohet në kumtesën e sotme nga Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, ndërsa në lidhje me kërkesën për harmonizim linera të pensioneve. Lidhur me protestat e pensionistëve me pensione të ulëta, Këshilli Ekzekutiv i Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë në seancën e sotme ka përfunduar se në vazhdimësi i ndjek pensionet e ulëta dhe dhe të gjitha çështjet lidhur me të drejtat e pensionistëve, si organizatë civile, i zgjidh përmes rrugës institucionale duke dhënë iniciativa, propozime dhe mendime autoriteteve kompetente në shtet.…
Zyra e jashtme për punë kriminalistike Koçan, sot në Prokurorinë themelore publike Koçan parashtroi padi penale kundër Lj.P.(63) nga Koçani, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për vepër të kryer penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 1 nga Kodi penal. Siç kumtuan sot nga MPB, ai në cilësinë e personit zyrtar – kryetar i komunës së Koçanit, me shfrytëzimin e pozitës së vet zyrtare, i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij zyrtar, kështu që më 06.12.2021 për herë të parë e ka emëruar S.Z. për ushtrues detyre drejtor i SHMK “Gosho Vikentiev”…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por së bashku me ato presidenciale, në qoftë se nuk votohen ndryshimet kushtetuese. Mirëpo Taravari është optimist që ndryshimet kushtetuese do të realizohen. Arben Taravari, lider ASH-së “Unë kam shpresa se ende ka gjasa të realizohen ndryshimet kushtetuese. Në qoftë se nuk realizohen, kemi moment të ri, ai moment duhet të shqyrtohet në organet partiake dhe do të dalim me një qëndrim. Besoj se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese gjithësesi do të jemi në situatë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Besoj se ato…
Gazeta Blic e ka publikuar një video nga momenti i fillimit të përplasjes me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Pamjet janë të rënda, prandaj nuk rekomandohen për personat e ndjeshëm apo me probleme. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së premtes. Një person humbi jetën, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Viktima ishte Kastriot Ramadani i cili mori një plagë vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas përplasjes mes dy grupeve. Të plagosur me armë mbetën edhe 6 të tjerë ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo sendet tjera. Shërbimi Spitalor…
Ish nënkryetari i BDI-së, tani themelues i partisë së re Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti thotë se po bëhen përgatitjet e fundit për promovimin zyrtar të partisë. Në një intervistë për Alsat, Mexhiti flet edhe për raportet me Musa Xhaferin, Blerim Bexhetin e Nevzat Bejtën si dhe forcimin e frontit opozitar me Kasamin e Gashin. Sipas Mexhitit koha dëshmoi se përfshirja e ASH-së në Qeveri u bë me qëllim të shpëtimit të pushtetit, ndërsa BDI-ja ka humbur në tërësi kontaktin me realitetin.

