Ishte një takim konstruktiv dhe miqësor mes miqve strategjikë, SHBA-së si partneri ynë strategjik më i madh dhe më i rëndësishëm dhe Maqedonisë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë kanë biseduar me Gabriel Escobar dhe nëse Maqedonia është më afër për një zgjidhje. Mickoski tregoi se e kanë shprehur qëndrimin e partisë dhe edhe një herë konfirmuan se VMRO-DPMNE nuk i pranon ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Ne i argumentuam qëndrimet tona, e deklaruam qëndrimin tonë, e konfirmuam dhe argumentuam. Pse është i tillë ky qëndrim, pse…
Author: Jeta almakos
Autoritetet përgjegjëse të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh) janë pyetur se kur do të bëhen ndryshimet në ditarin elektronik, me anë të të cilit mësimdhënësit duhet të mbajnë evidencë pedagogjike gjatë tërë vitit shkollor. Nga MASh janë përgjigjur se kjo do të ndodh në fillim të vitit shkollor. “Me zgjidhjet e reja softuerike presim të tejkalohen të gjitha problemet e mëparshme. Gjatë këtij muaji janë planifikuar trajnime për 40 administratorë nga shkollat ku sistemi i ri EMIS/ESARU dhe ditari elektronik i modifikuar do të vihen në përdorim në fillim të vitit shkollor” thanë zyrtarë nga MASh për agjencinë Meta.…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare në Merdare. Një mërgimtar, teksa po priste në radhë për të kaluar pikën kufitare, është përplasur fizikisht me një polic të Kosovës. Në pamjet e siguruara nga media shihet se si familjarë të mërgimtarit kanë tentuar të shtensionojnë situatën, teksa ky i fundit refuzonte të hiqte duart nga uniforma e policit.
Nëse Maqedonia nuk përmbush atë që është rënë dakord me propozimin francez për ndërhyrjet e Amendamenteve në Kushtetutë, askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhte më pas – thotë zëvendës ambasadori gjerman në Maqedoni, Otto Graf. “Pasojat e kësaj janë, kishte një marrëveshje, nëse nuk përmbushet ajo që ishte në marrëveshje, kaq, aq nga marrëveshja. Vendi e di, nëse ajo që duhet të përmbushet nuk përmbushet, duhet ta dijë se çfarë do të ndodhë më pas, dhe për momentin nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas. Ky është një kompromis emocional, i cili ngjall…
Gjatë qëndrimit te ansamblit “Ibe Palikuqi’ në Split te Kroacise si pjesemarrese e Festivalit Nderkombetar te Folklorit, organizatoret kishin parapare defilim neper rrugicat e ngushta, por per plote me histori te qytetit te vjeter te Splitit. Nje pjese e qytetit e cila te mahnit jo vetem nga prania e madhe e turisteve,por edhe nga madheshtia e objekteve qindra vjecare, te ndertuara me mjaft elegance dhe arkitekture,qe ia ka zilin edhe ajo moderne. Duke defiluar 24 anetaret e ansamblit “Ibe Palikuqi” te veshur qe te gjithe me veshje kombetare, duke lozur ketyre rrugicave te lashta, pa pritmas nga nje shitore del…
Tema nga fusha e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, me pyetje nga sfera e infrastrukturës kritike, gjendja gjeopolitike dhe si nënkuptohet ajo në rajon, natyrisht edhe në aspektin e situatës rreth Ukrainëd. do të diskutohen dhe do të shqyrtohen në Forumin rajonal të Sigurisë “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor” i cili n[ organizimt të NATO-s – Organizata Marshall Alumni nga sot mbahet në Ohër. Vlerësimi i pjesëmarrësve të seminarit, përfshirë profesorë nga SHBA, nga Kolegji i NATO-s në Romë, profesorë, ekspertë dhe diplomatë në fushën e sigurisë nga vendet e Ballkanit dhe BE-ja, është se ngjarjet…
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, pas takimit të djeshëm me Eskobarin, theksoi se VMRO-DPMNE-ja më shumë se kushdo është e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet shteti. “Vlerësoj që tani qëndrimet e VMRO-DPMNE-së i janë sqaruar personalisht zotit Escobar. Ne jemi po aq të shqetësuar sa edhe ata për gjendjen aktuale në Maqedoni, por shqetësimi ynë, do t’ia lejoj vetes të them, është shumë më i madh, sepse ne jetojmë në këtë vend. Ne ndajmë jetën e përditshme, luftojmë për ta ndryshuar atë përditshmëri dhe bashkëpunimi me të gjithë partnerët tanë strategjikë dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar është i…
Lëvizja Demokratike përmes një video paraqitjeje të ekspertit të finansave Muamed Demiri, ngre alarmin për rritjen e pakontrolluar të çmimeve të artikujve ushqimore, përcjell KlanM. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë ankohen për rritjen e pakontrolluar të çmimeve të artikujve ushqimorë dhe në këtë drejtim tashmë kemi një anarki të vërtetë. Duket qartë se Qeveria aktuale, me neglizhencën e saj, ua ka hapur rrugën atyre tregtarëve të papërgjegjshëm, të cilët kanë kontroll të plotë në këtë të keqe. Shporta e qytetarëve gjithnjë e më shumë po zbrazët, duke u kufizuar vetëm në ato produkte që janë të domosdoshme…
Terri vështirëson rekreacionin e qytetarëve Kështu duket një pjesë e shëtitores përgjatë lumit Vardar. Dritat nga baroku të ashtuquajtura kandelabra janë prishur, e terri ka mbulur këtë pjesë të qytetit. Shëtitja dhe rekreacioni i qytetarëve vështirësohet për shkak se asgjë nuk shihet. Më vështirë e kanë çiklistët. Edhe ana tjetër e kejit është poashtu pa ndriçim. Për shkak të temperaturave të larta, një numër i madh i qytetarëve ngasin biçikleta, vrapojnë dhe ecin natën e për këtë ekziston rrezik i lartë për përplasje në shtigjet. Gjithsej janë të vendosura 51 drita baroku ndërsa vetëm një dritë kushtoi rreth 1.500 euro…
Ministri i Punëve të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osman nëpërmjet një statusi në Facebook ka informuar se vendi ynë humb 1 euro çdo vit për shkak bllokimit të euro-integrimeve. “Mbi 1 miliard euro ÇDO vit, fonde direkte nga BE i humb shteti përshkak se opozita bën lojra politike me bllokimin e integrimit!”, ka shkrua Osmani.
Në Universitetin e Tetovë, nga 28 gushti e deri më 1 shtator 2023 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24. Edhe këtë vit akademik, Universiteti ynë i ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur kandidatët, të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin tonë. Të gjitha shërbimet e administratës do të jenë të angazhuara, gjatë afatit të regjistrimit që do të përkujdesen për mbarëvajtjen dhe lehtësimin e procedurave administrative për kandidatët që do të aplikojnë në programe të ndryshme studimore. Për vitin akademik 2023/24, Universiteti i Tetovës…
Një aksident i rrezikshëm raportohet të ketë ndodhur sot pranë deponisë në fshatin orllancë të Komunës së Haraçinës, përcjell KlanM. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Opel Astra dhe një Shkoda, të cilat janë përplasur përballë njëra-tjetrës. Njëra nga veturat e përplasura siç duket edhe në pamjet e publikuara nga Qendra për menaxhim me Kriza është djeguar tërësisht. Nga QMK njoftojnë se dy persona janë lënduar, prej të cilëve njëri në gjendje më të rëndë./KlanMacedonia

