Author: Jeta almakos

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se pas mesnate do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës. Çmimi i dizelit, EUROSUPER BS-98 dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri shtrenjtohet për 1.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për 2.00 denarë. Pas mesnate këto do të jenë çmimet e reja: EUROSUPER BS-95 79,00 den/litër EUROSUPER BS-98 81,00 den/litër EURODIZEL 80,00 den/litër Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri 80 den/ litër

Lexo më Shumë

E vetmja qendër emergjente për fëmijë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve nuk funksionon më dhe këtu trajtohen rastet më të vështira pediatrike nga i gjithë vendi, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM. “Këtu u shtrohen pacientët të moshës më të re që kërkojnë izolim dhe shtrimin në spital, fëmijë me infeksione të rënda, kushte urgjente në pediatri, në mesin e të cilëve edhe sindroma toksike streptokok, një lloj streptokoku shumë virulent që në disa vende ka rezultate mjaft vdekjeprurëse. Për këtë situatë alarmante punëtorët shëndetësorë kanë reaguar deri te Komisioni Shëndetësor të OBRM-PDUKM-së. U bëjmë thirrje autoriteteve shëndetësore për rishqyrtimin e…

Lexo më Shumë

Presim që ky vit të jetë vit zgjedhor, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Negotinë. “Si kryetar i VMRO-DPMNE-së më interesojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të mund qytetarët të zgjedhin qeveri, e jo të kenë një kryeministër të imponuar nga të tjerët”, shtoi ai. I pyetur se si e komenton të ashtuquajturin plan të LSDM-së për zgjedhje të parakohshme, ai tha se ato janë zhvillime që ndodhin brenda në LSDM, ndërsa atij si kryetar i VMRO-DPMNE-së i interesojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të mundet siç theksoi, “Maqedonia dhe qytetarët të ecin përpara”. “Nuk do të komentoj…

Lexo më Shumë

Një 34 vjeçar nga Kosova është ndaluar dhe shoqëruar nga policia pasi ishte marrë pjesë në një sherr në fshatin Bukoviq të Shkupit. Gjhatë kontrollit, policia i kishte gjetur edhe një mjet të mprehtë, të cilin siç thuhet, e ka përdorur gjatë sherrit me dy banorë të Bukoviqit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, nga MPB thonë se do të ngrejnë kallëzimin përkatës, përcjell Klan Maqeconi. “Me datë 01.01.2023 në ora 18:00 në fshatin Bukoviq, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë shoqëruar P.Q(34) nga Republika e Kosovës për shkak se sipas raportit rreth orës 11:00 në një oborr të fshatit…

Lexo më Shumë

Fokusi i qeverisë në plan politik për këtë vit është se si të realizohet procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese me futjen e bullgarëve në Preambulë, që është parakusht që vendi ynë t’i vazhdojë negociatat me BE. Tani është herët që të tregojmë se si mund të realizohet kjo gjë pasi pushtetit i mungon shumica prej dy të tretave në Kuvend, ndërsa opozitarja VMRO-DPMNE me qëndrim se nuk i përkrah ndryshimet kushtetuese duke këmbëngulur se duhen zgjedhje të parakohshme. Analisti Petar Arsovski nuk u shpreh optimist dhe tha se shanset janë të vogla që ndryshimet kushtetuese të miratohen me konsensus…

Lexo më Shumë

Nga LSDM thonë se kriza ekonomike do të vazhdojë ndërsa sigurojnë se qeveria e udhëhequr nga kjo parti do të vazhdojë me politika të suksesshme ekonomike. Premtojnë rritje të pensioneve dhe të pagës minimale. “Në këtë vit, 2023, masat dhe politikat e suksesshme ekonomike do të vazhdojnë, viti 2023 do të jetë vit i kthesave ekonomike, në të cilin pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten. Tashmë në mars do të ketë një rritje të pensioneve nga gjashtë deri në shtatë për qind për të gjithë 330 mijë pensionistët. Janë krijuar kushte për rritje të re të pagës minimale…

Lexo më Shumë

Tihomir A, 43-vjeçari nga Sveti Nikolla, është vetëvra pasi ka qëlluar me armë vajzën me të cilën ishte i dashuruar. Ai imori jetën vetes për shkak të dashurisë së pakthyer. Ai ishte i fiksuar pas saj për një kohë të gjatë, thonë banorët e zonës shkruan Faktor.mk, transmeton Pa Censurë. Tihomiri ishte i dashuruar prej kohësh me vajzën 32-vjeçare, e ndiqte vazhdimisht, i dërgonte mesazhe, etj – Vajza e ka denoncuar disa herë në polici. Ajo nuk ndihej e sigurt, ai e ndiqte vazhdimisht. Ai ishte i fiksuar pas saj. Ka shkuar në vitrinën e pastiçerisë dhe ka pritur që…

Lexo më Shumë

Sfida në vitin 2023 është rritja e prodhimit të energjisë elektrike për 20%. Këtë e tha në fjalimin e tij kreu i EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili theksoi se fokusi do të jetë në prodhimin e rrymës vendore, si opsion më i lirë. “Plani për 2023 është që të rritet prodhimi i energjisë elektrike për rreth 20%. Arritëm që t’i vendosim në funksion të gjitha kapacitetet vendore të energjisë elektrike, me çka po ulet varësia nga blerja e energjisë së shtrenjtë. Prodhimi vendor është më i lirë, andaj e rrisim. Në mënyrë shtesë, në kohë krize i ulim shpenzimet e…

Lexo më Shumë

Një 61 vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në zyrën e tij të punës “Me datë 01.01.2023 në ora 17:30 në Stacionin Policor Çair J.C.(61) nga Shkupi ka raportuar se me datë 28.12.2022 rreth orës 10:00, derisa ishte në vendin e tij të punës në zyrë në rrugën “Boca Ivanova” në zonën e Çairit pas një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga T.S”, thonë nga MPB. Po merren masa për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Të paktën 14 persona dhe dhjetëra të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, hapën zjarr në objekt. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Chihuahua tha në një deklaratë se 10 roje sigurie dhe katër të burgosur u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën. Incidenti filloi rreth orës 7 të mëngjesit të dielën kur persona të armatosur me automjete të blinduara mbërritën në burg dhe hapën zjarr ndaj personelit të sigurisë. Autoritetet thanë se të burgosurit përfituan nga situata dhe 24 të burgosur u…

Lexo më Shumë

Një ushtar ukrainas po cilësohet si njeriu më me fat në luftën që po zhvillohet në këtë vend. Ai ka publikuar një video ku shihet se helmetën që e kishte të vënë në kokë i është shpuar nga plumbi i ushtrisë ruse, por që për fat nuk e ka goditur në kokë Plumbi e kishte qëlluar në pjesën e përparme të helmetës (në ballë), dhe kishte depërtuar në pjesën e pasme, duke mos ia prekur fare kokën. Videoja e ushtarit ukrainas është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe po cilësohet si njeriu më me fat në këtë…

Lexo më Shumë

Në një video që është postuar në rrjetet sociale, shfaqet sistemi raketor amerikan HIMARS që është dekoruar në frymën festive. Ushtari ukrainas që shfaqet me kapelë të Babadimrit, tregon sesi po u dërgojnë “dhurata” rusëve. Sipas përshkrimit të videos në Telegram, raketat e shkrepura nga HIMARS-i kanë goditur pozicionet ruse në qytetin Makiivk. E nga burime tjera është konfirmuar se në Makiivk është goditur qendra ruse e rekrutimit, ku nga ky sulm kanë humbur jetën 400 ushtarë rusë. Sulmi me HIMARS e ka konfirmuar edhe vet Rusia, që njoftoi se cak i sulmit ishte qendra ruse e rekrutimit – duke…

Lexo më Shumë